2.Tevrati
Tevrati është libri që Allahu ia zbriti Musait alejhis selam dhe e bëri udhëzim e dritë, që të gjykojnë me të të Dërguarit e Beni Israilëve dhe rabinët(Prijës fetar te Beni Israilët dhe te jehuditë sot) e tyre.
Tevrati në të cilin jemi të obliguar të besojmë, është ai që Allahu ia zbriti Musait alejhis selam, e nuk është Tevrati ekzistues i shtrembëruar që e kanë sot Ehli Kitabi.
Thotë Allahu i Lartësuar:
"Ne e zbritëm Tevratin, në të cilin është udhëzimi i drejtë dhe drita. Sipas tij gjykuan ndaj atyre që ishin jehudi, pejgamberët që ishin të bindur, gjykuan edhe dijetarët e devotshëm e paria fetare, ngase ishin të obliguar ta ruanin librin e All-llahut dhe ishin mbrojtës të tij. Prandaj, mos u frikësoni nga njerëzit, vetëm Mua të më frikësoheni dhe mos i ndërroni argumentet e Mia për pak send. E kush nuk gjykon me atë që e zbriti All-llahu, ata janë mohues".(El Maide-44).
|