Sot është - E Premte | Data: 29-March-2024 | Ora: 11:18
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Besimi në Pejgamberinë e të Dërguarit tonë


Besimi në Pejgamberinë e të Dërguarit tonë Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
 
Besimi në Pejgamberinë e tij sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem është themel i madh prej themeleve të imanit, e nuk realizohet imani pa të, 
 
Thotë Allahu i Lartësuar:
 
"E kush nuk i besoi All-llahut dhe të dërguarit të Tij, Ne pra, për jobesimtarët kemi përgatitur zjarr shumë të fortë.(El-Fet’h-13).

 
Thotë i Dërguari sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: ”Jam urdhëruar që t’i luftoj njerëzit derisa të dëshmojnë se nuk meriton kush adhurim pos Allahut dhe se unë jam i Dërguari i Allahut” (Muslimi).
 

 
Nuk plotësohet besimi në të sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem pa disa çështje e prej tyre:
 
1-E para-Njohja e të Dërguarit tonë Muhammedit sal-lallllahu alejhi ve sel-lem, e ai është Muhammedi djali i Abdullahut, birit të Abdulmutalibit, birit të Hashimit, e Hashimi ishte prej fisit Kurejsh, e Kurejshitët janë arabë, e arabët janë prej pasardhësve të Ismailit birit të Ibrahim Halilit paqja e shpëtimi i Zotit qofshin për të dhe për të Dërguarin tonë. Ka jetuar 63 vite, 40 para Pejgamberisë dhe 23 vite si Pejgamber nebij dhe resul.


2-E dyta-Vërtetimi i tij në atë që na lajmëroi, respektimi i tij në atë që na urdhëroi, largimi nga ajo që na ndaloi dhe adhurimi i Allahut me atë që ai e ligjësoi.



3-E treta-Bindja se ai është i dërguar i Allahut te xhindët dhe njerëzit e secili prej tyre duhet ta pasojë. Thotë i Lartësuari:
 
"Thuaj (Muhammed): "O ju njerëz! Unë jam i dërguari i All-llahut te të gjithë ju.(El-A’raf-158).
 

 
4-E katërta-Besimi në shpalljen e tij dhe se ai është më i miri Pejgamber dhe vula e tyre. Thotë i Lartësuari:
 
"…ai ishte i Dërguari i Allahut dhe vulë e të gjithë Pejgamberëve…”
(El Ahzab-40 ).
 
Besimi se) Ai është i dashuri i Mëshiruesit, zotëriu i bijëve të Ademit, pronar i ndërmjetësimit të madh, i veçuar me gradën e nderit që është grada më e lartë në Xhennet, pronar i Haudit të pashtershëm, dhe se populli i tij është populli më i mirë.
 
Thotë Allahu i Lartësuar:
 
"Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve,.."
(Ali-Imran-110)
 
Populli i tij është edhe më i madhi prej banorëve të Xhennetit dhe shpallja e tij është anuluese e shpalljeve të mëparshme.

 
5-E pesta-Allahu e përforcoi me mrekullinë më të madhe dhe shenjën më të qartë, e ajo është Kur’ani i Madhërueshëm, Fjala e Allahut e ruajtur nga ndryshimet.

Thotë i Lartësuari:
 
Thuaj: "Edhe sikur të bashkoheshin njerëzit dhe xhinët për të sjellë një Kur'an të tillë, ata nuk do të mund të bënin si ky, sado që do ta ndihmonin njëri - tjetrin”.(El-Isra-88)
 
 
"Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kur'anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij".(El-Hixhr-9)

 
6-E gjashta-Besimi se i Dërguari sal-lall-llahu alejhi ve sellem e ka përcjellur dërgesën (e Allahut), e ka kryer emanetin, e ka këshilluar popullin, nuk ka lënë të mirë që nuk e drejtoi dhe nxiti popullin në të, e as të keqe që nuk e ndaloi e tërheqi vërejtjen popullit prej saj.
 
Thotë i Madhëruari:
"Juve ju erdhi i dërguar nga lloji juaj, atij i vie rëndë për vuajtjet tuaja, sepse është lakmues i rrugës së drejtë për ju, është i ndijshëm dhe i mëshirshëm për besimtarët.(Et-Tevbe-128).
 
 
Thotë i Dërguari sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: "Çdo i dërguar që Allahu e dërgoi para meje e pati për obligim që ta drejtojë popullin e vet kah e mira dhe t’ju tërheq vërejtjen nga e keqja” (Muslimi).

 
7-E shtata-Dashuria ndaj tij sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhënia përparësi e dashurisë së tij, ndaj vetes dhe krijesave tjera, madhështimi i tij, admirimi i tij, ngritja e tij, respekti dhe pasimi i tij, sepse këto janë detyrat që na obligoi Allahu në Librin e Tij për të Dërguarin e Tij sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Dashuria ndaj tij është dashuri ndaj Allahut, e respekti i tij është respektim i Allahut.
 
 
Thotë Allahu subhanehu ve teala:

 
Thuaj: "Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu t'ju dojë, t'ju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë.(Ali-Imran-31)
 
 
Thotë i Dërguari sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: "Nuk beson askush prej jush derisa të jem unë më i dashur tek ai se fëmiu e prindi i tij dhe njerëzit në përgjithësi” (Buhariu dhe Muslimi).

 
8-E teta-Salavati dhe selami për të sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe të shpeshtuarit e tyre, sepse është koprrac ai i cili përmendet i Dërguari para tij e nuk i dërgon salavate.

Thotë Allahu xhel-le shanuhu:
 
Është e vërtetë se All-llahu dhe engjëjt e Tij me madhërim e mëshirojnë Pejgamberin. O ju që keni besuar, madhërojeni pra atë (duke rënë salavatë) dhe përshëndeteni me selam.(El-Ahzab-56).
 
Thotë i Dërguari sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: "Kush më dërgon mua një salavat, Allahu i dërgon atij dhjetë salavate” (Muslimi).
 
 
Është i vërtetuar edhe salavati në raste të ndryshme, e prej tyre në uljen e namazit (teshehud), në duanë e Kunutit dhe namazin e xhenazes, në hutben e xhumasë, pas ezanit, gjatë hyrjes në xhami dhe gjatë daljes, në dua (lutje), kur të përmendet emri i tij, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e në raste tjera të ndryshme.

 
9-E nënta-I Dërguari i Allahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe të Dërguarit tjerë paqja dhe shpëtimi qofshin për ta, janë të gjallë te Zoti i tyre, me një jetë të Berzahut më të përsosur e më të lartë sejeta e dëshmorëve.Por, kjo jetë nuk është sikur jeta e tyre në Tokë, është jetë që nuk dihet forma e saj dhe që nuk e largon nga ata emrin e vdekjes.
 
 
Thotë i Dërguari sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: "Me të vërtetë Allahu ia ka ndaluar tokës, ngrënjen e trupave të Pejgamberëve” (Ebu Davudi dhe Nesaiu). Gjithashtu thotë: "Sa herë që ndonjë mysliman të më dërgojë selam, Allahu
ma kthen shpirtin që t’ia kthejë selamin atij” (Ebu Davudi).

 
10-E dhjeta-Prej respektit ndaj të Dërguarit është mosngritja e zërave para tij gjatë jetës së tij dhe gjatë selamit për të te varri i tij.
Thotë Allahu subhanehu ve teala:
 
"O ju që keni besuar, mos ngreni zërin tuaj mbi zërin e Pejgamberit dhe mos iu ngërmoni atij si i ngërmoheni njëri-tjetrit, e të zhduken veprat tuaja duke mos ditur ju.(El-Huxhurat-2)
 
 
E shenjtëria e tij sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem pas vdekjes është njësoj si shenjtëria e tij në ditët e jetës së tij e duhet ta nderojmë ashtu siç e nderoi gjenerata e parë, Allahu qoftë i kënaqur me ta, e ata ishin njerëzit që më së shumti u pajtuan me të, njerëzit më të largët nga kundërshtimi i tij dhe futja e risive që nuk janë në fenë e Zotit.

 
11-E njëmbëdhjeta-Dashuria ndaj shokëve, familjes dhe grave të tij. Dashuria ndaj të gjithëve dhe largimi nga ndasimi, sharja, shpifja ndaj tyre në ndonjë gjë, sepse Allahu ka qenë i kënaqur me ta dhe i zgjedhi ata që t’ia shoqërojnë të Dërguarin e tij sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe e obligoi për këtë popull dashurinë ndaj tyre.
 

Thotë i Lartësuari:
 
All-llahu është i kënaqur me të hershmit e parë prej muhaxhirëve (migruesve) dhe prej ensarëve (vendasve-ndihmëtarë) dhe prej atyre që i pasuan ata me punë të mira, e edhe ata janë të kënaqur ndaj Tij.
(Et-Tevbe-100)
 
 
Thotë i Dërguari sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: "Mos i shani shokët e mi, sepse edhe sikur dikush prej juve të jep (sadaka) me vlerë sa kodra e Uhudit nuk do të arrinte as gjysmën e vlerës së tyre ” (Buhariu). Pëlqehet nga ata që erdhën pas tyre që të kërkojnë falje për ta dhe ta lusin Allahun që të mos le në zemra asnjë urrejtje ndaj tyre.

Thotë Allahu i Madhëruar:
 
 
Edhe ata që kanë ardhur pas tyre e thonë: "Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë që para nesh u pajisën me besim dhe mos lejo në zemrat tona farë urrejtjeje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë Ti je i butë, mëshirues!”
(El-Hashr-10)

 
12-E dymbëdhjeta-Largimi prej ekstremizmit në të sal-lallllahu alejhi ve sel-lem, se ekstremiteti është prej keqbërjeve më të mëdha ndaj tij. Ia tërheqi vërejtjen sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem popullit të tij prej ekstremizmit dhe teprimit në lavdërimin e tij, dhe prej ngritjes së tij në një shkallë më tepër sesa e ka ngritur Allahu, që është shkallë e veçantë për Zotin azze ve xhel-le.

 
Thotë i Dërguari sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: "Me të vërtetë unë jam rob, pra thuani rob i Allahut dhe i dërguar i Tij, e nuk dua që të më ngritni me shumë se shkalla ime”. Gjithashtu tha: "Mos më madhëroni ashtu si e madhëruan kristianët djalin e Merjemes” (Buhariu).
 
 
Nuk lejohen pra, t’i lutemi atij, t’i kërkojmë ndihmë, të bëjmë tavaf rreth varrit të tij, të bëjmë nezër në emër të tij, të prejmë kurban për hirë të tij, se të gjitha këto janë shirk, e Allahu na ka ndaluar të i bëjmë adhurime dikujt tjetër pos Tij.

 
Në anën tjetër, mosrespekti i Pejgamberit sal-lallllahu alejhi ve sel-lem, ndjenja e nënçmimit për të, pakësimi dhe ulja e vlerës së tij sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, apo tallja me të është dezertim (dalje) nga Islami dhe mohim i Allahut dhul xhelal.

 
Thotë Allahu xhel-le shanuhu:
 
"E nëse i pyet ti ata (përse tallen), do të thonë: "Ne vetëm jemi mahnitur e dëfruar”. Thuaj: "A me All-llahun, librin dhe të dërguarin e Tij talleni?”

"Mos kërkoni fare ndjesë, ju pasi që (shpallët se) besuat, keni mohuar.
(Et-Tevbe-65-66).
 
 
Dashuria e sinqertë ndaj të Dërguarit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem është ajo që të shtyn drejt shembëllimit me udhëzimin e tij, pasimit të sunnetit të tij dha largimit prej çdo gjëje që e kundërshton rrugën e tij alejhis salatu ves selam.

Thotë Allahu i Lartësuar:
 
"Thuaj: "Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu t'ju dojë, t'ju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë".(Ali-Imran-31)
 
 
Obligohemi që të mos jemi të skajshëm në madhërimin e Pajgemberit (as tepër shumë, e as më pak), sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nuk bën t’i mvishen atij cilësitë hyjnore, e as nuk bën të zvogëlohet e drejta e tij në respektim, e as në dashuri, që paraqitet në pasimin e sheriatit të tij, ecjen në udhëzimin e tij dhe shembëllimin me të alejhis salatu ves selam.

 
13-E trembëdhjeta-Besimi në Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem realizohet duke vërtetuar dhe duke punuar me atë që ka ardhur ai, e ky është kuptimi i dorëzimit ndaj tij sallall- llahu alejhi ve sel-lem. Respektimi i tij është respekt i Allahut xhel-le shanuhu, e kundërshtimi i tij është kundërshrim i Allahut.
 
 
Me realizimin e vërtetimit dhe pasimit të tij sal-lallllahu alejhi ve sel-lem, realizohet edhe besimi në të alejhis salatu ves selam.


Lexuar: 1402 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 08-March-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |