Islami është feja e të gjithë të Dërguarve
Islami është feja e të gjithë të Dërguarve nebijë dhe resulë (Dy lloje Pejgamberësh. Nebij janë Pejgamberët që nuk kanë legjislaturë të re por thërrasin në ligjet e të Dërguarve para tyre, e Resul janë Pejgamberët që kanë legjislaturë të re).
Thotë Allahu xhel-le shanuhu:
"Feja e pranueshme tek All-llahu është Islami,(Ali-Imran-19)
Që të gjithë thërrasin në adhurimin e Allahut të Vetëm dhe largimin nga adhurimi i tjetërkujt pos Tij. Edhe nëse dalluan ligjet e normat e tyre, ata janë të bashkuar në një esencë e ajo është Njësimi (i Allahut-tevhidi). Thotë Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: "Pejgamberët janë vëllezër…”(Buhariu). |