Sot është - E Premte | Data: 26-April-2024 | Ora: 17:50
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Kushti i katërt: Besimi në të Dërguarit ( Pejgamberët )

Kushti i katërt: Besimi në të Dërguarit ( Pejgamberët )
 
 
Është një nga kushtet e imanit, e nuk realizohet imani pa këtë besim.
Besimi në të Dërguarit është bindje e prerë se Allahu ka të Dërguarit e Vet që i ka zgjedhur për ti përcjell dërgesat (shpalljet) e Tija, e ai që i pason ata është i udhëzuar, e ai që nuk ju bindet atyre është i humbur. Ata përcjellën atë që ju zbriti Allahu në mënyrë të qartë, e kryen detyrën e vet, e këshilluan popullin, luftuan në rrugën e Allahut me një përpjekje të vërtetë, i paraqitën argumentet,e nuk ndryshuan asgjë, e as nuk shtrembëruan, e as nuk kanë fshehur diçka nga shpallja me të cilën u dërguan. I besojmë të gjithë ata (të dërguarë) që i ka emërtuar Allahu dhe që nuk i ka emërtuar, e çdo i dërguar përgëzon për të Dërguarin që vjen pas tij, e (i Dërguari) i fundit prej tyre i vërteton ata që ishin para tij.


Thotë Allahu i Lartësuar:
 
 
"Ju (besimtarë) thuani: "Ne i besuam All-llahut, atë që na u shpall neve, atë që iu shpall Ibrahimit, Ismailit, Is'hakut, Jakubit dhe pasardhësve (të Jakubit që ishin të ndarë në dymbëdhjetë kabile), atë që i është dhënë Musait, Isait dhe atë që iu është dhënë nga Zoti i tyre pejgamberëve, ne nuk bëjmë dallim në asnjërin prej tyre dhe ne vetëm atij i jemi bindur.
(El-Bekare-136)
 
 
Ai që e përgënjeshtron një të dërguar e ka përgënjeshtruar Atë që e ka vërtetuar atë (të dërguar), e kush nuk i bindet atij nuk i është bindur Atij që ka urdhëruar për pasimin e tij.

 
Thotë i Lartësuari:
 
 
150."S'ka dyshim se ata që nuk besojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij, dëhirojnë të bëjnë dallim mes All-llahut dhe të dërguarve të Tij e thonë: "Ne i besojmë disa e nuk i besojmë disa të tjerë” e mes këtij duam të marrin një rrugë.
 
 
151."Të tillët lanë jobesimtarët e vërtetë; e Ne kemi përgatitur dënim të fortë e nënçmues për jobesimtarët. (En-Nisa-150-151)

Lexuar: 1245 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 09-March-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |