Sot është - E Shtunë | Data: 20-April-2024 | Ora: 12:28
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Numri i të Dërguarve


Numri i të Dërguarve (nebijë dhe resulë) dhe më të veçuarit prej tyre
 
Është vërtetuar se numri i të Dërguarve Resul, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin për ta, është mbi treqind e dhjetë. Kjo gjindet në fjalën e të Dërguarit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kur është pyetur mbi numrin e Resulëve: "Treqind e pesëmbëdhjetë” (El Hakimi). E të Dërguarit Nebijë janë më shumë. Ka prej tyre (Pejgamberëve) që Allahu na ka treguar për ta në
Librin e Tij, e ka edhe që nuk na ka treguar për ta. Allahu i ka përmendur me emra në Librin e Tij 25 të dërguar, nebijë dhe resulë.
 
 
Thotë Allahu i Lartësuar:
 
 
"Dhe (dërguam) të dërguar më parë që të rrëfyem për ta, dhe të dërguar të tjerë për të cilët nuk të rrëfyem,..(En-Nisa-164).
 
 
 
83."Këto janë argumentet tona që ia dhamë Ibrahimit kundër popullit të tij. Ne ngrejmë në shkallë të lartë atë që duam. Zoti yt çdo send e vë në vendin e vet, asgjë nuk mund t'i fshehet".
 
 
84."Ne atij (Ibrahimit) i falëm Is'hakun dhe Jakubin dhe secilin prej tyre e udhëzuam. Më parë edhe Nuhun e patëm udhëzuar. E nga pasardhësit e tij (të Ibrahimit) udhëzuam Davudin, Sulejmanin, Ejjubin, Jusufin, Musain dhe Harunin. Kështu i shpërblejmë bamirësit".
 
 
85."(shpërblyem) Edhe Zekerijanë, Jahjanë, Isain, Ilijasin të gjithë prej të mirëve të përsosur".
 
 
86."(shpërblyem) Edhe Ismailin, Eljesanë, Junusin dhe Lutin. Të gjithë këta i veçuam mbi njerëzit tjerë".
 
 
87."Edhe disa nga prindërit, nga pasardhësit dhe nga vëllezërit e tyre i zgjodhëm (për pejgamberë) dhe i udhëzuam në rrugë të vërtetë".
(En-Nam-83-84-85-86-87)
 
 
Allahu i veçoi disa nebijë nga të tjerët. Thotë i Lartësuari:
"…Ne kemi dalluar disa Pejgamberë (nebijë) nga të tjerët…” (El-Isra-55).
Gjithashtu Allahu i veçoi edhe disa resulë nga të tjerët.
 
 
 
Thotë i Lartësuari:
 
"Këta (për të cilët të rrëfyem) janë të dërguarit, disa prej tyre i dalluam nga të tjerët,..."(El-Bekare-253)
 
 
 
E më të mirët prej tyre janë Ulul Azmi (Të Dërguarit e vendosur), që janë prej të Dërguarve resulë. Ata janë Nuhi, Ibrahimi, Musa, Isa dhe i Dërguari jonë Muhammedi alejhimus selam.

 
Thotë Allahu i Madhëruar:
 
 
"Ti (Muhammed) duro, ashtu sikurse duruan të dërguarit e vendosur,.."
(El-Ahkaf-35)
 
 
"(Përkujto) Kur Ne e morëm (me betim) prej pejgamberëve premtimin e tyre; edhe prej teje, prej Nuhut, Ibrahimit, Musait, Isait, birit të Merjemes, pra morëm prej tyre besë të fortë".(El-Ahzab-7)
 
 
 
Muhammedi alejhis selam është me i miri prej të Dërguarve (resulë) dhe Vula e Pejgamberëve (nebijëve), Udhëheqësi i të devotshmëve, Zotëriu i bijëve të Ademit, Prijësi i Pejgamberëve kur të bashkohen dhe Folësi i tyre (hatibi), Pronar i Gradës së Nderit që e lakmojnë njerëzit e parë dhe të fundit, pronar i Flamurit të falenderimit dhe Haudit(Burimi i Pejgamberit në botën tjetër)të pashtershëm, Ndërmjetësues i krijesave.

 
E dërgoi Allahu me sheriatin më të mirë, e bëri popullin e tij, popullin me të mirë që doli prej njerëzve, i përmbledhi tek ai dhe te populli i tij vlerat dhe mirësitë, që i dalloi me popujt para tyre, ata janë populli i fundit i krijuar dhe populli i parë që ringjallet.
 
 
Thotë i Dërguari sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: "Jam veçuar prej të Dërguarve tjerë me gjashtë gjëra” (Muslimi). Gjithashtu ka thënë, paqja dhe shpëtimi qofshin për të: "Unë jam zotëriu i bijëve të Ademit në Ditën e Kijametit, e në dorën time do të jetë flamuri i falenderimit, pa mburrje. E nuk do të ketë ndonjë të dërguar atë ditë si Ademit e të tjerët, veçse do të jetë nën flamurin tim, Ditën e Kijametit”.(Transmetojnë Ahmedi dhe Tirmidhiu).
 
 
 
E pas të Dërguarit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem me vlerë është Ibrahimi
alejhis selam i dashuri i Mëshiruesit (Halilur Rahman (i dashur i Mëshiruesit, i Allahut)e këta dy të dashur janë më të dalluarit prej Pejgamberëve të Vendosur, e mandej vijnë ata tre tjerët pas tyre.


Lexuar: 1305 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 08-March-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |