Sot është - E Premte | Data: 26-April-2024 | Ora: 19:52
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Pagabueshmëria e Pejgamberëve

Pagabueshmëria e Pejgamberëve
 
 
Allahu subhanehu ve teala i zgjodhi për dërgesën e Tij dhe përcjelljen e saj krijesat me të vlefshme, më të përsosurat në moral e fizionomi. Kështu i ruajti ata nga mëkatet e mëdha, e i largoi nga çdo e metë, në mënyrë që ta dërgojnë shpalljen e Allahut te popujt e tyre, duke qenë të pagabuar në atë që e lajmërojnë nga Allahu, i Madhëruar qoftë, gjatë përcjelljes së dërgesës së Tij. E në këtë (pagabueshmërinë e tyre) ka koncenzus të Ummetit.
 
Thotë Allahu i Lartësuar:
 
"O ti i dërguar! Komunikoje atë që t'u zbrit prej Zotit tënd, e nëse nuk bën (kumtimin në tërësi), atëherë nuk e ke kryer detyrën (revalatën-risalen). All-llahu të garanton mbrojtjen prej njerëzve (prej armiqve)"..(El-Maide-67)
 
 
"Ata, të cilët i kumtojnë shpalljet e All-llahut, i frikësohen vetëm All-llahut e askujt tjetër pos Tij, e All-llahu është i mjaftë të jetë llogaritës".(El-Ahzab-39)
 
 
"Për ta ditur (për t'u dukur) se ata kanë kumtuar shpalljet e Zotit të tyre, dhe se Ai e ka përfshi atë tek ata, Ai e di sasinë e çdo gjëje që ekziston".(El-Xhin-28)
 
 
 
E nëse iu shpëton ndonjë mëkat i vogël, që nuk ka lidhje me shpalljen, ai (i Dërguari) iu sqaron atyre (popullit), dhe menjëherë pendohen tek Allahu e kthehen tek Ai, e (ai mëkat bëhet) sikur të mos ishte fare. Arrijnë me këtë një gradë më të lartë nga ajo që e kishin më herët, e kjo për shkak se Allahu i veçoi Pejgamberët e Tij, paqja dhe shpëtimi qofshin për ta, me moral të përsosur, cilësi të mira dhe i çrrënjosi nga çdo gjë që e konteston vlerën dhe pozitën e tyre.

Lexuar: 1526 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 08-March-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |