Sot është - E Premte | Data: 19-April-2024 | Ora: 11:58
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Urtësia e dërgimit të Pejgamberëve

Urtësia e dërgimit të Pejgamberëve
 
 
Urtësia e dërgimit të Pejgamberëve shëmbëllehet me shumë çështje e prej tyre:
E para-Nxjerrja e robërve nga adhurimi i robërve në adhurimin e Zotit të robëve dhe nga robëria e adhurimit të krijesës në lirinë e adhurimit të Zotit të robëve.
 
Thotë Allahu i Lartësuar:
"E Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat.
(El-Enija-107)
 

 
E dyta-Njohja e qëllimit për të cilin Allahu i krijoi krijesat, e ai qëllim është adhurimi i Tij dhe njësimi i Tij, qëllim ky që nuk njihet veçse përmes të Dërguarve, që Allahu i zgjedhi prej krijesave të Tij dhe i nderoi ata mbi të gjithë njerëzimin (dhe botët).
 
Thotë i Lartësuari:
"Ne dërguam në çdo popull të dërguar që t'u thonë: "Adhuroni vetëm All-llahun, e largojuni djajve (adhurimit të tyre)!”(En-Nahl-36)
 

 
E treta-Paraqitja e argumenteve para njerëzve me dërgimin e Pejgamberëve.
 
Thotë i Lartësuari:
 
"Të dërguar që ishin lajmgëzues e kërcënues, ashtu që pas dërgimit të dërguarve njerëzit të mos kenë fakt (arsyetim) para All-llahut. All-llahu është i pavarur në sundimin e vet dhe di si të veprojë.(En-Nisa-165)
 

 
E katërta-Sqarimi i disa gjërave të fshehta që nuk i arrijnë njerëzit me mendjet e tyre, siç janë Emrat e Allahut dhe Cilësitë e Tij, njohja e melekëve, Ditës së Gjykimit e të tjera.
 

 
E pesta-Të qenit e Pejgamberëve shembuj të mirë, duke pasur parasysh se Allahu i plotësoi ata me moral të lartë, dhe i ruajti ata prej dyshimeve dhe epsheve.
 
 
Thotë i Lartësuari:
"Ata (të dërguarit e përmedur) ishin që All-llahu i vuri në rrugë të drejtë, andaj ti merri shembull në udhëzim.(El-Enam-90)
 
 
Vërtet, për atë që ka shpresë në All-llahun dhe në ditën e gjykimit, ju keni mostër të mirë,...(El-Mumtehine-6).

 
E gjashta-Përmirësimi i shpirtërave, pastrimi dhe shkëlqimi i tyre, dhe tërheqja e vërejtjes ndaj tyre, nga çdo gjë që i ndytë.
 
Thotë Allahu i Lartësuar:
 
 
"Ai është që arabëve të pashkolluar u dërgoi Pejgamberin nga mesi i tyre që t'ua lexojë ajetet e Tij, t'i pastrojë ata, t'ua mësojë librin dhe sheriatin,...(El-Xhum’a-2).
 
 
Thotë i Dërguari sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: "Me të vërtetë jam dërguar që t’i përsosi vlerat e moralit” (Transmetojnë Ahmedi dhe Hakimi).

Lexuar: 1717 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 09-March-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |