Sot është - E Enjëte | Data: 28-March-2024 | Ora: 20:06
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Urtësi [17]
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Duaja e nates se kadrit


Eudhu bil-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim!

Bismil-lahi – Rrahmanir – Rahim!

Elhamdulil-lahi rabbil-alemin.

Ves-salatu ves-selamu ala resulina Muhammedin ve alihi

Ve sahbihi exhmein!


Falenderim I qofte Allahut. Zotit te boteve. Bekimi dhe paqja qofshin mbi te Derguarin tone. Muhamedin a.s. mbi familjen e tij dhe mbi te gjithe shoket e tij

Falenderime Allahut. Zotit te boteve. Bamiresit te pergjithshem, Meshiruesit, Sunduesit te dites se Gjykimit. Vetem Ty, o Zot, te adhurojme,dhe vetem prej Teje ndihme kerkojme. Udhezoni ne rrugen e drejte. Ne rrugen e atyre qe iu dhurove bekimin. O Zot, runa nga rruga e atyre qe jane te humbur dhe te shkaktojne hidherimin.


O Zot I meshirshem. Krijues I te gjithe boterave! Burim dhe mbajtes I jetes! Zot I te gjithe atyre qe dihen e qe nuk dihen, I te gjithe atyre qe merren e nuk merren me mend, paç lavdi dhe te qofshin fale.


O Zot I madh!


Me zemer te penduar e me shpirt te paster e kete Nate te bekuar, po te lutemi dhe po te drejtohemi per miresi ne adhurimin tone, per ndihmen ne punet tona me te cilat ti je I kenaqur.


O Zot I Madh!


Ti je mbrojtesi yne. Mbrona nga veshtersite, nga pakenaqesite. Pelqe Ibadetin tone, punen tone, veprimet tona, mbrona nga shikimet qellimkeqia, nga brengat dhe telashet ne shtepite dhe familjet tona.

I gjithemeshirshmi, o Zot , fali leshimet tona, paditurin tone, te metat tona dhe teprimet ne jeten tone. O Zot, mekatet tona dhe te perparme dhe te pasme, ato qe i dijeme dhe ato qe nuk I dijme. Ti o Zot, je pa fillim dhe pa mbarim. Ti, o Zot, di me mire per ne se qe dime per vete. Nuk ka tjeter pos teje. O Allah. Ti je sundues I gjithpushtetshem! Gjithçka eshte ne doren Tende! Dhe askush s’mund te qendroj perballe vullnetit Tend.
 

O Zot! Sundues I Gjithesise! Te drejtohemi me pervuajteri e me zemer te penduar, per prinderit tane, per eterit tane, per nenat tona, per vellezerit tan, per motrat tona, per bijete tane, per bijat tona, per paraardhesit tane e pasardhesit tane te degjueshem ndaj Teje! Dhurona bekimin e bereqetin Tend. Kenaqesine Tende. Ti na krijove. Ne jemi roberit e Tu . I permbahemi beses qe ta kemi dhene. Ruajme premtimin tone. Degjona, o Zot, lutje qe pot e drejtohemi. Ne nuk kemi mbrojtes tjeter veç Teje. O Zot! Na çliro nga dora e armiqve Tu dhe armiqve tane, shenderroje vajin tone ne gezim, dhembjet tona ne shendet, qe te jetojme e te falenderojme emrin Tende. O Zot, ne s’do te adhurojme tjeterkende pos Teje. O Allahu yne, Dhe s’e bejme kete nga krenaria, as nga deshira e lavdise, o Zot!

I Bekuar je, o Zot! Ty te meshtetemi per te keqe qe kemi bere. Te falenderojme per miresite Tua. Falna mekatet tona se vetem Ti je, o Zot, qe mund te falesh. Rregullo marredheniet tona, qendrimet tona. Largo zenkat dhe grindjet mes nesh. Permireso gjendjen tone. Udhehiqna ne rrugen e drejte. Na shpeto nga erresira ne Diten Tende.


Largo prej nesh veprimet e keqia. Na beko te degjuarit tone, te pamurit tone dhe zemrat tona. O Zot I Madh! Beje qe te jemi mirenjohes ndaj miresive Tua, qe te permendim gjithmone dhe te perkujtojme gjithmone.


O Zot I Madh!


Ti je drite e qiejve dhe drite e tokes. Me driten Tende mbushi zemrat tona, shenderiti f ytyrat tona, ndriçona te djathten ton, ndriçona te majten tone, ndriçona qendrimin tone, ndriçona vendqendrimin tone ne kete bote dhe ne Ahiret, ndriçona familjet tona, ndriçona vatrat tona, ndriçona vellazarine tone, e me I Meshirshem Meshirues! Kompenzoi humbjet tona, lehtesona nga brengat e kesaj bote, shlyeji mekatet tona, fletushkat tona jepna ne krahun e djathte ne diten e Gjykimit, rendo peshojen e te mirave tona, na pergezo me me pamjen Tende. O Zot meshireplote! O me I meshirshmi I meshiruesve!
 

O Allah! Vetem Ty te adhurojme. Vetem Ty te dorezohemi. Vetem madherise Sate I mbeshtetim. Vetem Ty te drejtohemi. Vetem per Ty jetojme. O Zot, Sundues I gjithesise! Gjithçka eshte ne doren Tende dhe askush s’mud te qendroj perballe vendimit Tend. Nese Ti vendos te na shpetosh. S’ka kush qe mund te qendroje perballe vendimit Tende.Sepse Ti je Ai qe I krijove qiellin e token, te gjitha mrekullite qe I perfshine kupa qiellore. Ti je zoterues I te gjithave dhe askush s’mund te qendroj perballe madherise Sate! Nuk ka zot Veç teje. Nje, I Vetem te lutemi mos na braktis o Zoti yne! Mos lejo te mbizotrojne mbi ne armiqte tane. Ti, o Zot je mbrojtesi yne .Nderi yne vjen vetem prej Teje. Ne doren Tende jemi. Ti je Zot I gjithfuqishem per te dobetit. Mbrojtja Jote, o Zot, gjithmone eshte e kendeshme te lutemi per mbrojtje te drita e madherise Sate, ne driten Tende ndriçohet erresira dhe rregullohen çeshtjet ketu poshte dhe atje larte. Ti e meriton pendimin tone. E gjithe fuqia vjen vetem prej teje.


O Zot I Madh!


Kerkojme faljen Tende. Kerkojme meshiren Tende. Te lutemi, o Zot, shtona diturine, mos na lako zemrat tona pasi na ke drejtuar. Dhurona bekimin Tende. Vertet, Ti je dhurues. O I Perjetshmi, mbikeqyresi, o I Perjetshmi Furnizuesi,shtona fuqine e dashurise dhe te mirenjohjes ndaj Teje. Forcona imanin, te ndjekim Kur’anin, te jetesojme Islamin ne jeten qe na dhurove dhe me te cilen do te dakim para madherise Sate.

I I paster je, o Zot I Arshit te Madh. Zot I qiejve dhe I tokes. Ta falurit tane, agjerimi yne flijimi yne, jeta dhe vdekja jone te takon vetem Ty.



-Ty te madherojme.

- Ty te falenderojme.

- Ty te lavderojme.

- Ty te falememi

- Per Ty agjerojme.



Pranoi o Zot te gjitha ibadetet qe I bejme vetem per Ty.

I lartesuar Zot! Ti je Krijuesi yne. Ti je furnizuesi une. Ti je Mbikeqyresi yne. Sundimi te takon vetem Ty. Nuk ka zot tjeter veç Allahut. Ai jep jete dhe vdekje. Ai eshte kader per çdo gje.

O Zoti yne! Na dhuro devotshmeri, sinqeritet, miresi, besnikeri, diliresi shpirterore. Fuqi dinjitet, bindje qe na I lehteson sprovimet e dunjase.


O Zot I madhe!


Runa nga pamundesia, nga pertacia, nga frika, nga koprracia, nga spiunimi, nga pergojimi nga zilia, nga smira, nga urrejtja, nga hasmeria, nga nençmimi, nga sprovimet e jestes dhe te vdekjes, nga mundimi I varrit. Runa, o Zot, nga dija e padobishme, nga zemra qe nuk te frikesohet, nga epshi qe nuk ngopet, nga lutja qe nuk pranohet. Vetem ti, o Allah. Je shpetimtari yne.



I Bekuar je, o Zot I gjithesise! Bej qe me bekimin Tend te gezohemi ne, eterit tane, nenat tona, bijte tane, bijat tona, vellezerit tane, motrat tana kudo qe jane e kudo qe ndodhen. Paisna me degjim, me shikim e fuqi qe shpenzohet ne rrugen Tende gjate gjithe jetes. Na ndihmo kunder atyre qe na armiqesojne. Mos lejo te bie ndonje fatekeqesi mbi fene tone, mbi ne dhe mbi popullin. Mos lejo, o Zot te na mbisundoje armiku Yt dhe armiku I dinit. Ti, o Zot, je Ngadhnjimtar, ndersa armiqte jane te dobet para Teje. Ndihmona, o Fuqiplote, kunder armiqve tane dhe armiqve ashtu siç u ndihmon besimtareve luftetar.

- O Zot, Ti je I vetmi dhe tjeter zot perveç Teje nuk ka.

- O Zot, Ti je I drejte, I bute, I larte e I madherishem.

Te gjitha rruget e Tuaja jane drejtesi.

O Zot mos lejo t’I roberohemi tjeterkujt.

Ki meshire per roberit e Tu te degjueshem.

O Zot I Madh!

Permireso fene t one, gjendjen tone, na mbron ne boten ku jetojme dhe ne boten ku do te kthehemi!

O Zot I Madh!

Bene jeten tone te begate me miresite e Tua, e vdekjen qetesi!

O Zot I madh!

Te lutem me pervuajteri, cakton vendet e te lumtureve, nderin e deshmoreve dhe fiton kunder armiqeve!

I Gjithemeshireshem Zot!

Na bashko ne udhezimin Tende, ne miresine Tende, ne fame dhe amshueshmeri!

O Allah!

Na mbron nga armiqte tane dhe nga armiqte e dinit, sepse ata jane te dobet para fuqie Sate, jane te vegjel para madherise Sate.

O Zot I Madh. ! Po te lutemi ne kete Nate te Bekuar

Na dhuron meshiren Tende – udhexuese per ne.

I falenderohemi Allahut. Zotit te gjithe boterave.


Vel.hamdulil-lahi rabbil –alemin-El-fatiha.

Ne fund te kesaj duaje (lutje) te lexohen Salavatet se bashku me Elhamin.


Marrë nga fletushka e Avni Aliut Ramazani 1999 .


Lexuar: 12379 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 25-October-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |