Sot është - E Premte | Data: 23-Qershor-2017 | Ora: 05:58
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Urtësi [17]
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Fjalë të arta


Imam ibën Ujejne thotë: "Buzëqeshja është kurthi i dashurisë, kurse mirësia është gjëja më e lehtë; fytyrë e buzëqeshur dhe fjalë e mirë.”

- Ibën Ujejne thotë: "Para se të bëheshim imamë (dijetarë) qeshnim dhe luanim, por tani kur u bëmë nga ata që pasohemi nuk i shohim të lejuar për ne këto gjëra, për shkak se duhet të ruhemi (pasi janë pasqyrë për të tjerët).”

-Lukman Hakimi i thotë birit të tij: "O biri im! Zgjidhi mexhliset (tubimet) me syrin tend! Kur të shohësh një grup të njerëzve që e përkujtojnë Allahun ulu me ta , nëse ti je i dijshëm atëherë ty do të bëjë dobi dituria jote e nëse je i padijshëm, atëherë ata do të mësojnë ty. Ndoshta Allahu do t`i kaplojë ata me mëshirën e Tij dhe ajo mëshirë do të përfshij edhe ty. Kur të shohësh një grup të njerëzve që nuk e përkujtojnë Allahun ne tubim, mos u ul me ta, për shkak se nëse ti je dijetar, atëherë ty nuk do të të bëjë dobi dija jote e nëse je i padijshëm, atëherë ata do ta shtojnë injorancën tënde dhe ndoshta Allahu do t`i godasë ata me dënim, pastaj edhe ty do të godasë dënimi i tyre.”

-Thuhet për urtësinë gjatë ndalimin nga e keqja dhe urdhërimit të së mirës: "Le të jetë urdhërimi yt për të mirë me të mire, kurse ndalesa jote nga e keqja mos të jetë me të keqe.”

- Ali ibën Ebi Talibi thotë: "A dëshironi t’ju tregoj se kush është fakih (i dijshëm) me plotkuptim të fjalës?” Ata thanë po. Ai tha: "Ai njeri që nuk ua humbë shpresën njerëzve nga mëshira e Allahut, ai që nuk i mërzitë nga begatitë e Allahut dhe ai që nuk i siguron njerëzit nga dënimi i Allahut.”

- Gazaliu përmend një thënie të Sufjanit i cili i ka thënë shokëve te tij: "A e dini ju se çka është butësia?” Ata thanë: "Na thuaj, o Sufjan!” Ai tha: "Vendosja e secilës gjë në vendin e tij, ashpërsinë në vendin e tij, butësinë në vendin e tij, shpatën ne vendin e tij dhe kamxhikun në vendin e tij.”

- Sufjan ibën Ujejne thotë: "Nuk është nga dashuria e tepruar e kësaj bote kërkimi i asaj që është e domosdoshme për ty”.

-Transmetohet se një bedevi i pyet banorët e Basrës: "Kush është më i zoti te ju?” Ata i thanë: "Hasan el Basri.” Me çfarë u bë më i zoti?- pyetën sërish. Ata thanë: "Njerëzit kanë nevojë për dijen e tij, kurse ai nuk është i nevojshëm për pasurinë e tyre.” Ai tha: "Sa e mirë është kjo!”

- Seid ibën Xhubejri thotë: "Kjo botë është një pasuri mashtruese për ty, nëse të shtyn të harrosh kërkimin e ahiretit, e nëse të thërret në kërkimin e kënaqësisë së Allahut, ajo është një pasuri dhe përfitim i mirë”.

- Aliu (radijallahu anhu) thotë për zuhdin: "Nëse njeriu posedon tërë pasurinë e kësaj bote dhe me të vepron për hir të Allahut, ai është zahid; dhe në anën tjetër, nëse njeriu e lë tërë pasurinë e kësaj bote, por jo për hir të Allahut ai nuk është zahid”.

- Abdulmelik ibën Abdulhamid Mejmuni thotë për imam Ahmed ibën Hanbelin: "Nuk kam parë asnjë njeri me rroba më të pastra, e që e mbante vetën; mustaqet, flokët dhe me rroba më të bardha se Ahmed ibën Hanbeli.”

- Hasen el Basri thotë: "Kini kujdes nga humbja e kohës në këtë botë, për shkak se kjo botë është plot humbje. Nuk e hap njeriu ndonjë derë të saj e që nga ajo derë mos të hapen edhe dhjetë dyer të tjera”.

-Gjithashtu ai thotë: "Nuk ka asnjë njeri që i madhëron parat e që Allahu mos ta poshtërojë atë”.


Lexuar: 437 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 25-Tetor-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |