Sot është - E Martë | Data: 23-April-2024 | Ora: 09:07
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Urtësi [17]
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Jemi të gjithë në të njëjtën varkë



Aftësitë komunikuese të Profetit Muhamed


Aftësia për të komunikuar me njëri-tjetrin është dhuratë e çmuar që Zoti u ka bërë njerëzve. Është mahnitëse se si ne mund ti kthejmë mendimet, ndjenjat dhe idetë tona në kode të ndryshme dhe te ua transmetojmë ato të tjerëve nëpërmjet shqisave tona. Kjo na mundëson të mësojmë dhe të bashkëveprojmë me të tjerët në komunitetet tona dhe me universin.


Me anë të këtyre kodeve të komunikimit, Zoti u komunikoi njerëzve mesazhet e Tij nëpërmjet të dërguarve të posacëm, në mënyrë që ti udhëzonte ata drejt shpëtimit.

Në çdo epokë të historisë, u zgjodhën individë të veçantë nga mesi i popujve të tyre, për të përcjellë mesazhet e Tij. Këta individë ishin të dërguarit e Zotit, paqja e Tij qoftë mbi ta.

Roli i tyre si ndërmjetës për të përcjellë mesazhet e qarta nga Zoti te popujt e tyre, kërkonte aftësi te jashtëzakonshme komunikimi. Ata duhet të ishin oratorë të aftë dhe të kishin dije mbi kulturën lokale në mënyrë që të mbanin ligjërata të mira. Ata gjithashtu duhet të ishin udhëheqës karizmatikë si dhe tërheqës nga pamja që të ngjallnin respekt dhe tërhiqnin vëmendje gjatë takimeve.

Ata që përcjellin fjalët e Zotit duhet të jene të sjellshëm që te i frymëzojnë dëgjuesit dhe ata ti marrin si shembuj të gjallë të mesazhit të tyre. Ata duhet të jenë të aftë të përdorin inteligjencën e tyre për të zgjedhur gjatësinë, përmbajtjen e ligjëratës dhe të kontrollojnë emocionet sipas situatës.

Gjithashtu ata duhet të kenë cilësitë e ndjeshmërise, urtësise, dhe të durimit për të dëgjuar të tjerët si dhe për ti parë gjërat nga këndvështrimi i publikut të tyre në mënyrë që të ofrojnë zgjidhje të përshtatshme.

Misioni i Pamundur

Nga radhët e të dërguarve të Zotit, profeti Muhamed, paqja qoftë mbi të, u zgjodh për një detyrë tepër të rëndësishme; të përcjellë mesazhin e Zotit për mbarë njerëzimin deri në fund të botës.

Pra, ai jo vetëm që u urdhërua të informojë njerëzit rreth tij sa ishte gjallë, por misioni i tij përfshinte çdo njeri në çdo cep të botës, që nga dita që u zgjodh profet, deri në ditën e fundit në tokë.

Kur mendoj për këtë situatë të pamundur komunikimi, menjëherë me vjen ndërmend një nga ajetet e para të Kuranit që iu shpall Profetit që në fillim të misionit të tij:

"Ne do të shpallim ty fjalë të rëndë (të madhe)." (El-Muzzemmil: 5)

Dhe në të vërtetë ishte një fjalë e rëndë, jo vetëm për sa i përket përmbajtjes por edhe për sa u përket aftësive të mëdha komunikuese që nevojiteshin për ta përcjellë atë tërësisht tek një audiencë pafund, tek njerëz nga vende të ndryshme, pavarësisht nga pengesat e kohës, të kulturës dhe ndryshimeve të paimagjinueshme që mund të sjellë zhvillimi i njeriut.

Sot, Islami është feja me rritjen më të shpejtë në botë, ku pasuesit e saj po i afrohen dy miljardëve. Eshtë mahnitëse të shohësh që Muhamedi, paqja qoftë mbi të, pati sukses në misionin e tij, pavarësisht nga vështirësitë kolosale.

Pyesim veten: Çfarë aftësish komunikuese posedonte ky njeri unik, të cilat ia bënë të mundur këtë mision të pamundur"?

Në këtë seri artikujsh, do të shqyrtoj aspekte të ndryshme të stilit të tij të komunikimit. Ndoshta kjo do të na ndihmojë ta përmirësojmë jetën tonë të përditshme, kudo që ne jetojmë në botën e madhe të Zotit.

Si shembull i pavdekshëm për njerëzimin, profeti Muhamed, paqja qoftë mbi të, kishte gjashtë sfera kryesore komunikimi me të cilat punonte paralelisht gjatë gjithë kohës. Sfera e parë ishte lidhja e tij me Zotin; pastaj me familjen e tij; me shokët; komunitetin mysliman; armiqtë e tij; dhe me pjesën tjetër te botës. Ai arriti t'i trajtonte të gjitha me sukses me një aftësi befasuese.

Në botën e sotme materiale, ne shikojmë me keqardhje që këto sfera transformohen me shpejtësi dhe përdoren vetëm për nevojat, shqetësimet, dhe ambiciet imediate.

Në garën tonë për më shumë pasuri dhe sukses personal, ndjejmë se nuk kemi kohë për të tjerët, kështu që kemi sa më pak lidhje me ta dhe përqëndrohemi më shumë tek vetja.

Rezultati është një botë në prag të shkatërrimit, për shkak se po rritet numri i njerëzve egoistë, që komunikojnë më pak, kujdesen më pak, dhe kërkojnë më shumë se çe'u takon.

Për të rifituar ekuilibrin e saj, bota ka nevojë për më shumë njerëz të cilët janë në kontakt me njerëzimin dhe universin; të cilët të përqendrohen tek mirëqenia e të tjerëve, e mjedisit dhe e të ardhmes, perceptimi i tyre i botës tonë si një e vetme t'i bëjë ata të kujdesen për njerëzimin si një komb.

Duke pranuar se nëse shtresa e akullit në Grenlandë shkrihet, delta e Nilit në Egjipt përmbytet dhe dhe në qoftë se shtresa e ozonit dëmtohet në SHBA, më shumë njerëz do të vuajnë nga kanceri i lëkurës në Australi, sepse megjithëse jetojmë larg njëri-tjetrit, në fakt jemi të gjithë "në të njëjtën varkë". Sidoqoftë, në mënyrë që gjërat të përmirësohen, këta njerëz të mirë duhet t'ia komunikojnë vlerat e tyre botës në mënyre urgjente dhe efikase.

Arti i analogjive

Kjo situatë e ngjashme ishte një nga sfidat e profetit Muhamed. Në botën e prishur ku ai jetonte, nuk mjaftonte predikimi i drejtpërdrejtë, por atij i nevojitej komunikimi efikas për te ndryshuar paradigmat shpejt dhe në mënyrë vendimtare, në mënyrë që të ndryshonte botën. Prandaj për te ilustruar konceptet, ai përdorte ndonjëherë analogji. Profeti, paqja qoftë mbi të, ka thënë:

"Shembulli i atyre që zbatojnë rregullat e Zotit në krahasim me ata që i shkelin ato, është si shembulli i atyre njerëzve që hipën në anije. Disa u ulën në pjesën e sipërme dhe disa të tjerë në pjesën e poshtme të saj. Kur ata që ishin poshtë kishin nevojë për ujë, duhej të shkonin lart ta merrnin (gjë që i shqetësonte të tjerët), prandaj thanë "Le të shpojmë një vrimë dhe të marrim ujë, në mënyrë që të mos i shqetësojmë ata lart". Nëse ata që ishin në pjesën e sipërme do te 'i lejonin ta bënin këtë gjë, të gjithë do të shkatërroheshin, por nëse do ta parandalonin, të dyja palët do të shpëtonin." (Buhariu)

Kjo analogji e thjeshtë jep një tablo të gjallë mendore për ta kujtuar dhe për të reflektuar mbi të. Ajo na jep një mësim shume të mirë. Gjithashtu na jep një ide krijuese për të transmetuar në mënyrë vizuale tek fëmijët tanë, një koncept të rëndësishëm për të rritur ndërgjegjësimin për të ardhmen e mjedisit tonë.

Një shoqja ime myslimane që jeton në një shtet perëndimor u ankua se fëmijët në lagjen e saj nuk kanë sjellje të mirë, duke i referuar sharjeve që shkruajnë nëpër mure. Ajo donte të dinte nëse ia vlente që të përpiqej të përmirësonte situatën, apo mjaftonte që fëmijët e saj të mos përziheshim me shokët e tyre dhe të përqendrohej tek shtëpia e saj, dhe jo të përpiqej të përmirësonte komunitetin.

Duke reflektuar mbi parabolën e anijes, unë i sugjerova që ajo te'i nxiste të gjithë prindërit dhe imamin në zonën e saj që te'i detyronin të gjithë fëmijët (me apo pa faj) të pastronin dhe ta lyenin murin së bashku dhe pastaj te 'u shpjegohej me hollësi hadithi i mësipërm.

Ata duhet ta dinë se ne jemi të gjithë pasagjerë në të njëjtën anije dhe të gjithë të mendojmë se komuniteti i tyre lokal është kjo anije, ku disa njerëz janë në pjesën e sipërme të saj (d.m.th kanë më shumë dije dhe besim dhe si rrjedhim sjellje më të mira dhe përgjegjësi sociale) dhe disa janë në "pjesën e ulët", prandaj duhet të bashkohemi të edukojmë atë që është më pak i ditur dhe të përpiqemi të "shpëtojmë varkën".

Me një komunikim të thjeshtë, profeti Muhamed, paqja qoftë mbi të, na dërgoi një mesazh të përjetshëm, universal, multikulturor, për të vegjlit dhe të rriturit, burrat dhe gratë, të edukuarit dhe të pashkolluarit, duke na kërkuar të shikojmë përtej vetes tonë, të luftojmë indiferencën tonë, ta kalojmë vëmendjen jashtë dyerve tona dhe të ngrihemi të bëjmë ndryshimin, duke pranuar se nuk duhet te i lejojmë keqbërësit të keqpërdorin botën tonë të bukur.

Sahar El-Nadi



Lexuar: 1061 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 25-October-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |