Pra, ai që e arrin lumturinë e vërtetë, është ai i cili i përdor përparësitë e këtyre muajve, ditëve dhe çasteve të dobishme dhe i afrohet më shumë në to Kujdestarit të tij, duke bërë atë që është e urdhëruar në to prej akteve të bindjes.
Kështu, ndoshta ai do të kaplohet me ndonjërën prej shumë bekimeve të këtyre rrethanave dhe të ndihmohet nga kjo, me një ndihmë që e shpëton atë nga Zjarri dhe ajo çka përmban ai, siç është nxehtësia flakëruese.
Mundësia e arritjes së Ramazanit vetvetiu është një e mirë madhështore, e dhuruar atij që e arrin atë dhe përmirësohet me rastin e saj, duke qëndruar në namaz gjatë natës së saj dhe duke agjëruar ditën e saj. Në të, ai i kthehet Mbrojtësit të tij – prej mosbindjes ndaj Tij në bindje ndaj Tij, prej harresës në Të në përkujtimin ndaj Tij, nga të qenit larg prej Tij në të kthyerit nga Ai në pendim nënshtrues.
Muslimani duhet të jetë i vetëdijshëm për të mirat e tij dhe të pranojë rëndësinë e saj. Se vërtet, shumë njerëz janë të parandaluar nga të agjëruarit, ose për shkak se vdesin para se ta arrijnë atë ose sepse nuk janë në gjendje që ta kryejnë atë, ose për shkak se e kundërshtojnë atë dhe largohen prej tij. Kështu, ai që agjëron duhet ta lavdërojë Zotin e tij për këtë të mirë dhe ta pres këtë muaj më gëzim dhe kënaqësi, sepse mirëpritet një kohë madhështore e vitit me të gjitha rrethanat për kryerjen e dëgjueshmërisë.
Ai duhet të përpiqet thellësisht në bërjen e veprave të mira. Ai duhet ta lus Allahun që t’i japë atij agjërim dhe qëndrim në namazin e natës dhe ta pajis atë me seriozitet, entuziazëm, fuqi dhe energji në këtë muaj; dhe që Ai ta zgjojë atë prej gjumit të tepërt dhe të shkujdesur, ashtu që ai t’i përdorë përparësitë e këtyre kohërave të dobishme të së mirës.
Është e pafat që gjejmë se shumë njerëz nuk e dinë vlerën e këtij rasti, as që e konsiderojnë atë të jetë i shenjtë. Pra, muaji i Ramazanit më nuk bëhet kohë e rëndësishme për dëgjueshmëri, adhurim, lexim Kurani, dhënie të lëmoshës dhe përkujtimin e Allahut. Më saktë, për disa njerëz, kjo bëhet kohë e rëndësishme për ta që ta larmojnë ushqimin dhe pijet e tyre dhe për përgatitjen e gjellëve të ndryshme para se të fillojë muaji. Disa njerëz të tjerë nuk e njohin Ramazanin, përveç si një muaj të pagjumësisë dhe tubimeve periodike të vazhdueshme, derisa flenë ditën.
Kjo është deri në pikën që disa prej tyre flenë pas kohës së namazeve të detyrueshme, duke mos i falur ato me xhemat apo në kohën e duhur të tyre. Njerëzit e tjerë nuk e njohin ramazanin, përveç si një kohë të rëndësishme për udhëheqjen e çështjeve të kësaj bote, e jo si kohë të rëndësishme për udhëheqjen e çështjeve të jetës së përtejme. Kështu, ata punojnë zellshëm në të, duke bërë shitblerje dhe duke qëndruar në zonat e tregjeve, si pasojë duke e lënë xhaminë. Dhe kur falen me njerëz, ata e bëjnë këtë në mënyrë të ngutshme. Kjo, sepse ata e gjejnë kënaqësinë e tyre në tregje. Kjo është përmasa deri në të cilën nocionet dhe pikëpamjet e ramazanit janë ndryshuar.
Disa nga selefët thoshin: "Vërtet, Allahu, më i Larti, e ka bërë muajin e ramazanit një muaj të garimit për krijesat e Tij, në të cilin ata mund të garojnë me njëri-tjetrin për kënaqësinë e Tij, duke iu bindur Atij. Kështu, një grup vjen së pari dhe ata kanë sukses dhe grupi tjetër vjen i fundit dhe ata dështojnë."
Po ashtu, individi nuk e di nëse ky është ndoshta ramazani i fundit që do ta shoh në jetën e tij, nëse ai e përfundon atë. Sa burra, gra dhe fëmijë kanë agjëruar me ne vitin e kaluar dhe janë shtrirë tashmë të varrosur në thellësitë e tokës, duke u varur në veprat e mira të tyre. Ata kanë pritur që të agjërojnë shumë e më shumë ramazanë. Ngjashëm, edhe ne po ashtu do të ndjekim rrugën e tyre. Prandaj, muslimanit i takon që t’i gëzohet këtij rasti madhështor për dëgjueshmëri.
Ai s’duhet ta refuzojë atë, por në vend të kësaj të angazhohet në atë që do t’i bëjë dobi atij dhe në atë që do të bëjë të mbeten ndikimet e tija. Çfarë është tjetër ai, përveç një numër ditësh të cilat agjërohen njëra pas tjetrës dhe të cilat përfundojnë shpejt.
Allahu na bëftë ne edhe juve, prej atyre të cilët janë më të shquarit në bërjen e veprave të mira!
Abdullah ibn Salih el Feuzan
/Klubikulturor/