Në vazhdim do t’i përmendim disa rregulla dhe çështje që kanë të bëjnë me therrjen e kurbanit, edhe ate nën këto nëntituj:
Një: Vendimi i sherijatit mbi therrjen e kurbanit:
Dijetarët i kanë dy mendime mbi këtë çeshtje, shumica e dijetarëve thonë se është sunneti fortë, kurse të tjerët thonë se është vaxhib. I këtij mendimi është edhe Shejhul-Islam ibn Tejmiu [rahimehull-llah].
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
"Kush ka mundësi të therrë kurban e nuk therrë, let mos i afrohet musal-lasë sonë”. (hadithi është hasen, transmeton Ibn Maxheja).
Gjithashtu thotë:
"Kush ka therrë para se ta fal namazin, le ta therrë një tjetër, e kush nuk ka therrur le të therrë”. (Buhariu dhe Muslimi).
Mirëpo ai që nuk ka që të therrë let mos brengoset sepse për të ka therrur Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], siç tregon Xhabiri [radijall-llahu anhu], kurse këtë hadith e transmeton Ahmedi, Hakimi, i cili thotë se është hadith i vërtetë, në këtë pajtohet edhe Dhehebiu.
Dy: Koha kur therrët Kurbani.
Koha e therrjes fillon pas faljes së namazit të bajramit, duke u mbështetur në hadithin të cilin e transmeton Enesi [radijall-llahu anhu]: "Kush ka therrur para namazit, ka therrur për vehte (domethënë mish), kurse kush therrë pas namazit, ai ka therrur kurban dhe e ka qëlluar sunnetin e muslimanëve”. (Buhariu).
Kjo kohë vazhdon deri në ditën e fundit të teshrikut, domethënë deri në ditën e 13 të Dhilhixhxhes, (dita e fundit e bajramit), kështu që ditët për të therrur kurban janë katër ditë, duke u mbështetur në hadithin e Xhubejr ibn Metamit: "Në të gjitha ditët e teshrikut mund të therrish kurbanin”. (Ahmedi dhe Darekutni, Ibn Haxheri thotë senedi është me burra të përpiktë).
Mirëpo ska dyshim se më mirë është të therret në ditën e parë pas namazit të bajramit, sepse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Vepra e parë me të cilën fillojmë ditën e sodit, është namazi e pastaj kthehemi dhe therrim kurbanin”. (Buhariu).
Tre: Forma e therrjes.
eshtë sunnet që njeriu ta therrë kurbanin me dorën e vet. Nëse është lopë ose dele e shtrinë në pjesën e majtë të drejtuar nga kibleja, e vëndon këmbën në qafën e sajë dhe gjatë therrjes thotë: bismil-lah, All-llahu Ekber, All-llahumme hadha minke ve leke, All-llahumme tekabbel minni ve an ehli bejti.
Në këtë aludojnë këto hadithe që do ti përmendim:
"Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i therri dy deshë të majmë dhe me brirë, i therri me dorë të vet, e përmendi emrin e All-llahut dhe bëri tekbir, kurse këmbën e vëndoi në qafën e tyre”. (Buhariu).
"Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i kërkoi një dash me brirë, me thundra të zeza, gjunjë të zi dhe përreth syrit të jenë të zi. Ia sollën që ti therrë, e ky tha: Aishe, ma sjell thikën, pastaj i tha: sprehe me gurë, ajo e sprehu dhe e solli. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e mori një dash dhe e shtriu, pastaj e therri dhe tha: bismil-lah, All-llahumme tekabbel min Muhammedin ve alu Muhammed ve min ummeti Muhammed, pastaj e përfundoi kurbanin”. (Muslimi).
Kurse Ibn Omeri [radijall-llahu anhu] urrentë të ngrënte nga kurbani i cili nuk ishte therrë në drejtim të kibles.
Nëse kurbani është deve, ia lidhë këmbën e majtë dhe e thërrë në fyt, sepse kur Ibn Omeri [radijall-llahu anhu] ka parë një njeri duke therrë një deve të shtrirë, i ka thënë: ngrite në këmbë dhe lidhja këmbën e majtë, ky është sunneti i Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. (Buhariu dhe Muslimi).
Katër: Ndalohet të shitet diç nga kurbani.
Nuk lejohet të shitet asgjë nga kurbani, as kimet e as lëkura. Gjithashtu nuk i jipet pagesë kasapit asjgë nga kurbani, sepse Aliu [radijall-llahu anhu] thotë: "Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] më ka urdhëruar që të kujdesem për kurbanin e tij, ta jap sadaka mishin, lëkurën dhe kimet e tija dhe mos ti jap kasapit nga mishi i saj asgjë”. (Buhariu dhe Muslimi).
Dhe tha: "Na i japim prej asaj që e posedojmë”. (Muslimi).
Pesë: اka mund të therret si kurban.
1- Vetëm devetë, lopët dhe dhentë vlejnë për tu therrë kurban, sepse All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: "… që ta përmendin emrin e All-llahut për arsye se i furnizoi ata me kafshët…”. (El-Haxhxh: 34).
Kurse në arabisht është përmendur: behimetul-enami që domethënë devetë, lopët dhe dhentë. (Shiko: "El-Mugni”, 13/368 dhe tefsirin e Ibn Kethirit 5/412).
2- Një dele mjafton për një njeri dhe familjen e tij, duke u mbështetur në fjalën e Ebu Ejubit [radijall-llahu anhu], kur e kanë pyetur: si ka qenë therrja e kurbanëve ne kohën e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]? I ka thënë: Një njeri therrte një dele për vehte dhe për familjen e vet. (Tirmidhiu).
3- Kurse një deve ose një lopë mjafton për shtatë kryefamiljar dhe familjet e tyre, duke u mbështetur në hadithin e Xhabirit [radijall-llahu anhu], i cili thotë: "Dolëm me Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] për në haxhxh dhe na urdhëroi që të marim pjesë në deve dhe lopë, shtatë persona në një deve”. (Muslimi).
4- Deleja së paku duhet ti ketë gjashtë muaj, e cila në arabisht quhet xhidhu’n, sepse Ukbe ibn Amir [radijall-llahu anhu] ka thënë: "Kemi therrur me Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] xhidh’ prej dhenve”. (Nesaiu).
Kurse prej lopëve, deveve dhe dhive ato që në arabisht quhen sinneh, ose musinneh, që domethënë se dhia që i ka mbushur një vjet, ose lopa që i ka mbushur dy vjet dhe deveja që i ka mbushur pesë vjet. Duke u mbështetur në hadithin e Xhabirit [radijall-llahu anhu]: "Vetëm sinneh të therrnin, e nëse e keni vështirë ju lejohet të therrni edhe xhidh’ nga dhentë”. (Muslimi).
5- Katër gjëra nuk lejohen t’i posedojë kurbani, siç tregohet në hadithin e Bera ibn Azibit [radijall-llahu anhu]: "Katër kafshë nuk lejohen të jenë kurban: e verbëra, me verbëri të qartë ( i mungon ndonjë sy), e sëmura me sëmurje të qartë, e çala që qartë i shet kjo e metë, e thyera dhe ajo që ska tru nga dobësia”. (shejh Albani thotë hadithi është sahih).
Gjashtë: اka nuk duhet të bëjë ai që do të therrë kurban.
Kur të hyjnë dhjetë ditët e Dhil-Hixhxhes i ndalohet atij që dëshiron të therrë kurban ti pret flokët, thonjtë, ose lëkurën derisa ta therrë kurbanin, duke u mbështetur në hadithin e Ummu selemes "Kur të hyjnë dhjetë ditët e Dhil-Hixhxhes dhe ndonjëri prej jush dëshiron të therrë kurban mos të prek flokët e as lëkurën e tij”. Në trasnmetimin tjetër qëndron: "e as nga thonjtë derisa ta therrë kurbanin”. (Muslimi).
Kjo ndalesë vlen vetëm për ate i cili do të therrë kurban, kurse anëtarët tjetër të familjes, siç është gruaja dhe fëmijët, nuk i kaplon kjo ndalesë, sepse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka përmendur vetëm ate që dëshurin të therrë kurban, e jo edhe ata për të cilët therrë kurban. Nëse ndokush i pret floket ose thonjtë me qëllim gjatë këtyre ditëve, kjo nuk e ndalon nga therrja e kurbanit, as që kërkon shpagim, mirëpo duhet të pendohet t All-llahu [subhanehu ve teala] për këtë gabim.
Shtatë: Kurbani për të vdekurin.
- Therrja kurban për të vdekurin në shenjë sadakaje kjo nuk është sunnet, sepse Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i patë vdekur Xhaxhai i tij, Hamza, gruaja e tij Hadixheja, tre vajzat e martuara, tre fëmijë të vegjël, e për asnjërin prej tyre nuk ka therrur kurban. Po të ishte e pëlqyeshme ai do të therrte për ta.
- Mirëpo nëse i vdekuri ka lënë vasijet që të therret për te kurban, atëhere mundet, sepse vasijetin e të vdekurit duhet zbatuar.
All-llahu e di më së miri.
Bekir Halimi,