Sot është - E Enjëte | Data: 25-April-2024 | Ora: 02:17
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Fikh [53]
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Namazi i teravive


Namazi i teravive është sunet për burra dhe për gra. Fjala "teravi” është shumës i fjalës "teruihatun” e cila rrjedh nga fjala "rahatun”, që do të thotë çlodhje, pushim. Imam El Fejumi në "Misbahul munir” dhe imam Ibnul Mendhuri në "Lisanul arab” shpjegojnë se namazi i teravive është quajtur kështu, ngaqë muslimanët e gjeneratës së parë, kur falnin namazin e teravive pushonin pas çdo dy selamesh, pra pas çdo katër rekatësh.
 
 
Buhariu dhe Muslimi transmetojnë se për vlerën e këtij namazi pejgamberi (alejhi selam) ka thënë: "Kush çohet për t’u falur në ramazan (teravitë) me besim të plotë dhe duke llogaritur shpërblim tek Allahu, do t’i falen gjynahet e mëparshme.” Namazi i teravive falet pas namazit të jacisë dhe para namazit të vitrit në xhami me xhemat, por mund të falet edhe vetëm në shtëpi. Prej sunetit është të falen 8 rekatë, duke dhënë selam pas çdo 2 rekatësh. Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: "Pejgamberi (alejhi selam) nuk ka falur më shumë se 11 rekatë në ramazan dhe jasht ramazanit.” Transmeton Buhariu. Pra, 8 rekatë teravi dhe 3 rekatë namaz vitër.
 
 
Shumica e dijetarëve të mëdhenj si imam Ebu Hanifja, imam Maliku, imam Shafiu, imam Ahmed ibn Hambeli, imam Sufjan eth Theurij, imam Ibnul Mubarek etj., janë të mendimit se namazi i teravive mund të falet më shumë se 8 rekatë, pasi kjo gjë ka qenë e njohur te tabiinët (pasuesit e sahabëve), të cilët i kanë falur teravitë dikush 20 rekatë, dikush 36, dikush më shumë e dikush më pak.
 
 
Imam El Kemal Ibnul Humami, njëri nga dijetarët më të njohur të medhhebit hanefi, thotë: "Prej sunetit është që të falen 8 rekatë, ndërsa 12 rekatet e tjera (sa të plotësohet 20 rekatëshi) janë mustehab (vepër e pëlqyeshme).” Namazi i teravive është i mundshëm edhe për gratë. Edhe pse namazi më i mirë për gruan është në shtëpinë e saj, siç ka ardhur në një hadith që e transmeton Ebu Daudi, kjo s’do të thotë se namazi i saj në xhami është i pavlefshëm, aq më tepër kur bëhet fjalë për namazin e teravive, i cili është një namaz i veçantë. Dalja e gruas nga shtëpia natën në xhami ka kushtet e veta.
 
 
Ajo duhet të jetë e shoqëruar nga pjesëtarët e familjes së saj, të jetë e mbuluar, të mos zbukurohet për njerëzit e huaj, mos të parfumoset me erëra të mira. Është e pëlqyeshme që për namazin e teravive të merren edhe femijët që kanë mbushur moshën 7 vjeç, që ta praktikojnë këtë namaz me xhemat në muajin e ramazanit dhe që të marrin pjesë në begatitë dhe mirësitë që Allahu i Lartësuar zbret në këtë muaj madhështor. Allahu na bëftë prej adhuruesve të Tij dhe na pranoftë adhurimet!
 
Pergaditi:Mustafa Tërniqi


Lexuar: 939 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 24-July-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |