Sot është - E Premte | Data: 19-April-2024 | Ora: 11:57
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Fikh [53]
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Përulja në namaz


Falenderimi i takon Allahut që e bëri namazin shtyllë të fesë. Allahu thotë: "Kërkoni ndihmë (në të gjitha çështjet) me durim dhe me namaz! Vërtet, ajo është e madhe (vështirë), por jo edhe për ata që kanë frikë (Zotin). Të cilët janë të bindur se do të takojnë Zotin e vet dhe se ata do t'i kthehen Atij.”” (Bekare, 45-46) Paqja e mëshira qofshin mbi Pejgamberin që me porosinë e tij e fundit, para se të dilte nga kjo botë, nxiste umetin e tij për kryerjen e namazit, për shkak të rëndësisë që ka në fe, si dhe përshëndetjet më të mira e të larta qofshin për familjen dhe shokët e tij.
 
 
Përulja, rëndësia dhe ndikimi i saj Dukuritë të cilat shfaqen te shumë njerëz si: ngurtësia e zemrës, zbrazëtia shpirtërore, privimi nga meditimi, dolën në sheh për shkak të materializmit, i cili ka mbizotëruar zemrat tona, sa që ka filluar të marrë pjesë edhe në adhurimet tona dhe zemrat nuk mund të kthehen në gjendjen e tyre të shëndoshë dhe të pastrohen nga çdo papastërti që iu është veshur.
 
 
Udhëheqësi i muslimanëve, Uthman ibn Afan (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregoi pikën e dobët që e ka kjo dukuri e shfaqur, kur tha: " Po të ishin të pastërta zemrat e tuaja, nuk do të ngopeshin së lexuari Librin e Allahut.” Ibn Kajimi, përuljen e vërtetë e mërton me fjalët: "përulja e besimit” dhe e përkufizon atë si: "Përulja e zemrës ndaj Allahut në shenjë madhërimi, madhështie, respekti, dinjiteti, turpi, ashtu që zemra përulet me një përulje të mishëruar me drojë, frikë, dashuri dhe turp, pohim i dhuntive të Allahut dhe në të njëjtën kohë pohim i gabimeve të saj.
 
 
 
Kur zemra përulet kësisoj, padyshim e pason përulja e gjymtyrëve.” Për rëndësinë e përuljes në namaz tregon edhe ajo se përulja në të është shkaku kryesor për pranimin e namazit e që namazi është shtylla më e rëndësishme pas shehadetit. Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: " Njeriu largohet nga namazi i tij, por nuk i është shkruar atij vetëm se gjysma e tij, apo një e treta, apo një e katërta, apo një e pesta, apo një e gjashta, apo një e shtata, apo një e teta, apo një e nënta, apo një e dhjeta.(aq sa ka qenë në të i përulur)” (Transmetojnë: Ebu Daudi, Tirmidhiu, Nesaiu dhe Ibn Maxheh) Gjithashtu, përulja e bën kryerjen e namazit më të lehtë dhe të dashur te shpirti.
 
 
 
Shejh Abdurrahman Sadi, gjatë komentit të fjalës së Allahut: "Vërtet, ajo është e madhe (vështirë), por jo edhe për ata që kanë frikë (Zotin)”. (Bekare, 45) thotë: "D.m.th: për ta është e lehtë, pasi përulja, droja nga Allahu dhe shpresa në atë që është tek Ai, obligojnë kryerjen e tij me gjoks të hapur për atë se ai e pret shpërblimin dhe i frikësohet ndëshkimit.” Duke ia shtuar kësaj atë që përulja është dija e vërtetë, Ibn Rexhebi gjatë komentit të hadithit të Ebu Derdasë për vlerën e kërkimit të diturisë thotë: "Është transmetuar nga Ubade bin Samit, Auf bin Malik dhe Hudhejfja (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) të kenë thënë: "Dija e parë që do të ngrihet prej njerëzve është përulja, derisa nuk do të shihet njeri i përulur.”
 
 
 
Pastaj, përmendi hadithe të tjera me këtë kuptim dhe tha: "Në këto hadithe tregohet se dija largohet me largimin e veprave dhe se sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) e komentuan këtë me largimin e dijes së brendshme nga zemra që është përulja (recensenti i librit përmend hadithe të tjera me të cilat përforcohet). Pra, namazi është lidhje mes Zotit dhe robit të Tij, ku njeriu pushon në të nga obligimet e jetës, i drejtohet me tërë qenien Zotit të tij, nga ai merr ndihmën dhe udhëzimin e suksesin, kërkon nga ai ta përforcojë në rrugën e drejtë. Mirëpo, njerëzit dallojnë në namaz, disave namazi ua shton afrimin e tyre drejt Allahut e te disa namazi nuk ndikon deri në këtë masë.
 
 
 
Ai e kryen namazin duke plotësuar lëvizjet, leximin, përmendjen e Allahut dhe madhërimin e Tij, por pa ndjenja të plota për atë që bën dhe pa vëmendje për atë që thotë. Namazin të cilin e dëshiron Islami nuk është thjesht fjalë që shpreh gjuha dhe as lëvizje që i kryejnë gjymtyrët, pa medituar me mendjen dhe pa përulje të zemrës. Nga Ebu hurejre transmetohet se Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Ditën e Gjykimit, së pari, do të llogaritet robi prej veprave të tij për namazin e tij. Nëse është në rregull vetëm se ka shpëtuar dhe fituar.
 
 
 
E nëse nuk është në rregull vetëm se ka humbur dhe dështuar. E nëse nga namazet obligative i mungon gjë, thotë Allahu i Lartësuar: "Shikoni nëse ka robi im ndonjë namaz vullnetar që t’ia plotësoj atë mangësinë tek namazet obligative. Pastaj, tërë veprat e tij do të trajtohen kësisoj.” Përderisa, shumë njerëz vuajnë nga përulja e pakët në namaz, e pamë të arsyeshme t’i hulumtojmë disa shkaqe, të cilat na kthejnë në namazin e vërtetë, i cili na e përforcon lidhjen me Zotin tonë të Lartësuar e që do të ishte namazi i zemrës dhe gjymtyrëve, si dhe nënshtrimi i tyre ndaj Allahut të Lartësuar.
 
 
 
Allahu i ka lavdëruar ata besimtarë që i kanë këto cilësi me fjalët: "Është e sigurtë se kanë shpëtuar besimtarët. Ata të cilët janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit.” "Fal namazin, vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat.” E pyesim veten tonë pse pasi ta kryejmë namazin shumë prej neve veprojnë punë të shëmtuara? E sa dallim i madh është mes kësaj gjendjeje dhe gjurmës që e len namazi i atyre të përulurve e të penduarve. E që ndonjëri prej tyre del nga namazi i tij e në veten e tij e ndjen se çdo namaz pastron zemrën e tij nga papastërtitë dhe e afron tek Allahu i Lartësuar.
 
 
Përktheu: Driton Lekaj


Lexuar: 1144 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 24-July-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |