Sot është - E Enjëte | Data: 28-March-2024 | Ora: 09:44
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Fikh [53]
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Urinimi në këmbë dhe ulur


Urina duhet kryer ulur. Aishja radijallahu anha, thotë: "Kush thotë se Pejgamberi, sal’allahu alejhi we selem, ka urinuar në këmbë, mos e besoni. Ai urinonte veç ulur”. (Transmeton Muslimi, Ahmedi, Ebu Dawudi dhe Ibn Maxhe)
 
 
Ai i cili urinon në këmbë nuk shpëton pa u spërkatur nga pikat e urinës. Por nëse e detyrojnë rrethanat, nuk ka problem nëse urinon në këmbë.
 
 
Hudhejfe, radijallahu anhu, thotë: "Unë dhe Pejgamberi sal’allahu alejhi we selem, po ecnim derisa u afruam pranë një muri prapa të cilit hidheshin plehrat e një fisi. U ngrit Pejgamberi sal’allahu alejhi we selem, në këmbë ashtu siç ngriheni ju, dhe urinoi. Unë u largova, por jo shumë larg. Pejgamberi, sal’allahu alejhi we selem, ma bëri me shenjë. U afrova dhe qëndrova mbrapa tij.” (Transmeton Buhariu, Muslimi, Ahmedi, Tirmidhiu, Nesaiu, Ebu Dawudi, Ibn Maxhe dhe Darimiu)
 
 
Hadithet nuk bien në kundërshtim me njëri – tjetrin. Aishja, radijallahu anha, na tregon se Pejgamberi, sal’allahu alejhi we selem, zakonisht kështu vepronte dhe ajo me të drejtë na tregon ato që ka parë në shtëpi. Ndërsa sipas hadithit tjetër lejohet urinimi në këmbë kur vendi ku duam të urinojmë nuk është i përshtatshëm për t’u ulur.
 

Dobi: Ibn Uthejmini thotë:

"Lejohet urinimi në këmbë në rast se plotësohen dy kushte:
 
1)Mosspërkatja me pika urine.
2)Largimi nga sytë e njerëzve” (Sherh el Mumtia Ala Zadi El Mustenkia)
Marrë nga libri: Kitabu el-Adab


Lexuar: 1114 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 05-June-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
EL-KALEM
Copyright © 2010 |