Sot është - E Premte | Data: 29-March-2024 | Ora: 08:14
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Gruaja jote, qdo her me Ty


Kur martohesh, nuk merr vetëm Grua, por e merr gjithë Botën ne Krahun tënd. Prej këtij Momenti e tutje, ajo çdo ditë do të jetë Partneri yt, Shoqëruesi yt dhe Shoku yt më i ngushtë ne Jetën tënde.

Ajo do të ndajë Momentet me ty, do të ndajë Ditët, Lotët. Ajo do të ndajë Kënaqësinë dhe Dëshprimin me ty, Sukseset dhe Dështimet, Ëndërrat dhe Frikat. Kur të sëmuresh ajo do të kujdeset më së miri për ty, kur të duhet Ndihmë, ajo do të bëjë çmos për ty.


Kur të kesh ndonjë Sekret, ajo do ta ruajë atë. Kur të duhet këshillë, ajo do ta jep Këshillën më të mirë. Ajo çdoherë do të jetë me ty: kur të ngrihesh në Mëngjes, Gjënë e parë që Sytë tu e shohin është ajo. Gjatë Ditës ajo do të jetë me ty, nëse për ndonjë Moment ajo nuk është me ty fizikisht, ajo do të mendojë për ty, duke u lutur për ty me gjithë Zemër, Mendje dhe Shpirt. Kur bie të flesh Natën, Gjënë e fundit që Sytë e tu e shohin është ajo dhe kur je duke flejtur, e shef atë edhe në Ëndërr. Thënë shkurt, ajo do të jetë e tërë Bota për ty, njëjtë skur ti që je I tërë Bota për ate.


Përshkrimin më të mirë që deri tani e kam lexuar ku përshkruhet afërsia ndërmjet bashkëshortëve është ky ajet Kur'anor, që thotë: "…ato janë Prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato…" (El-Bekare: 187)

Vërtetë, Bashkëshortët janë si prehje ( Qetësim, mbulesë-mbulim) për njëri-tjetrin, për shkak se ata njëri-tjetrit i ofrojnë Mbrojtje, Komfort, Mbulesë, Përkrahje dhe Ëmbëlsi, që (prehja -mbulimi) ua ofron Njerëzve.


Vetëm Allahu jonë i Gjithfuqishëm, subhanehu ve te'ala, me Fuqinë e tij të Pakufishme, Mëshirën e Pafund, dhe Mençurinë e Madhe mund t'i krijojë dhe t'i vendosë këto ndjenja të çuditshme dhe të paprekshme në Zemrat e Bashkëshortëve. Në fjalë, Allahu subhanehu ve te'ala, i rikujton ata që i kërkojnë Shenjat e Tij në gjithësi, se këto Ndjenja në Zemrat e Bashkëshortëve janë ndërmjet Shenjave që duhet t'i udhëzojnë Njerëzit për Ekzistimin e Allahut Një, siç thotë në Kur'an:
 

"Dhe nga faktet e Madhërisë së Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën -Gratë, ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi Dashuri dhe Mëshirë. Në këtë ka Argumente për Njerëzit që mendojnë" (Rum: 21)
 

MEGJITHATË, Allahu subhanehu ve te'ala e di se Zemra Njeriut nuk është një Send i ngurtë, ajo ndonjëherë është e dobët, e ndonjëherë është dinamike. Ndjenjat ndryshojnë me Kohë. Dashuria mund të dobësohet dhe vyshket. Lidhja martesore mund të dobësohet nëse nuk i kushtohet Kujdesi i duhur.


Lumturia në Martesë nuk mund duhet të merret falas.
Lumturia e vazhdueshme kërkon dhënie të vazhdueshme nga të dyja palët.
Që druri i Dashurisë martesore të mbahet gjallë dhe të rritet, Toka, Dheu duhet të mbahet, mirëmbahet, ujitet dhe t'i kushtohet Kujdes.


I Dërguari jonë Muhammedi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka gjetur Kohë të shkojë në Shkretëtirë dhe të garojë më Bashkëshorten e tij -Aishen. Ajo në fillim e ka fituar atë, mirëpo më vonë, pasi kishte shtuar pak në peshë, ai kishte filluar ta fitojë atë.

 
Mos harro se do të shpërblehesh nga Allahu subhanehu ve te'ala për çfarëdo Emocioni që i tregon Bashkëshortes tënde. Për këtë Muhammedi sal-lalhu alejhi ve sel-lem ka thënë: "…madje edhe ushqimin që e vendos në Gojën e Gruas tënde është sadaka..".

 
Asnjëherë mos e nënçmo Rëndësinë e gjërave që në shikim duken të vogla, siç është Vendosja e ushqimit në Gojën e Bashkëshortes, Hapja e Derës së Veturës, etj. Mos harro se Muhammedi sal-lallahu alejhi ve sel-lem, zakonisht ka zgjatur Këmbën (gjunin) për t'i ndihmuar Gruas së tij të hyp në Deve.

 
Përpiquni të gjeni Kohë që të dy të faleni së bashku. Përforcimi i Lidhjes ndërmjet juve dhe Allahut, subhanehu ve te'ala është Garanca më e mirë se Lidhja juaj martesore çdoherë do të jetë e fortë. Paqja dhe Rehatia me Allahun subhanehu ve te'ala çdoherë do të rezultojë me Paqe dhe Rehati në Shtëpi.

 
Muhammedi sal-lallahu alejhi ve sel-lem i ka lavdëruar Ciftet bashkëshortore që janë zgjuar për të falur Namaz Nate së bashku. Muhammedi sal-lallahu alejhi ve sel-lem madje edhe ka nxitur atë që zgjohet më herët të zgjojë Bashkëshortin-Bashkëshorten edhe nëse është e nevojshme, duke ia lagur ftyrën me Ujë.

 
qdoherë mundohu të jesh sa më i mirë me Gruan në Fjalë dhe në Vepra. Fol me të, buzëqeshi, kërko Këshillën e saj, kërko Mendimin e saj, kalo Kohë të mirë me të dhe mos harro se Muhammedi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Më të mirët prej jush janë Ata, që janë më të mirë me Gratë e tyre".

 
Dhe më në fund, është e zakonshme që Bashkëshortët thojnë se i duan dhe i nderojnë Bashkëshortët e tyre deri në Vdekje. Besoj se ky Pohim është i mirë, madje i shkëlqyeshëm, mirëpo nuk mjafton vetëm kjo! Nuk mjafton vetëm ta duash Gruan. Duhet të duash atë që ajo e do. Familjen e saj, të Afërmit e saj duhet të bëhen edhe të Afërmit e tu. (Mos u bë si një mik i imi i cili ishte dëshpruar se prindërit e Bashkëshortes do t'i vinin Musafirë për disa javë. Ai drejt dhe thjesht i kishte thënë Bashkëshortes "Nuk i dua Prindërit e tu". Natyrisht që edhe ajo me mllef e ka shikuar drejt në Sy dhe i ka thënë Burrit "As unë nuk i dua Prindërit e tu")…

 
Nuk mjafton ta duash atë deri në Vdekje. Dashuria nuk duhet të përfundojë asnjëherë dhe ne besojmë se ka jetë pas Vdekjes, ku ata që kanë bërë Vepra të mira në këtë Botë do të bashkohen me Bashkëshortët (Sureja Al-Zukhruf: 70)…

 
Shembulli më i mirë është Muhammedi sal-lallahu alejhi ve sel-lem Dashuria e të cilit për Hatixhen Bashkëshorten e tij për 25 vjet është zgjëruar dhe ka përfshirë të gjithë ata, që ajo i ka dashur dhe kjo ka vazhduar edhe pas Vdekjes së saj. Kishin kaluar shumë Vite nga Vdekja e Hadixhes ra. dhe Muhammedi a.s. asnjëherë nuk e harroi atë dhe çdoherë që prente ndonjë Kurban në Shtëpinë e tij, ai do të dërgontë një pjesë Familjes së Hatixhes radijallahu anha…


Kështu duhet të jetë Muslimani sot dhe neser…!


Përgatiti: Bukurmal


Lexuar: 1179 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 17-October-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |