Sot është - E Shtunë | Data: 20-April-2024 | Ora: 14:10
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Motër: A e dëshiron lumturinë?


A e dëshiron lumturinë?
A e dëshiron qetësinë?
A e dëshiron sigurinë dhe vendosmërinë?
A i dëshiron të gjitha këto në këtë dynja apo në ahiret?
E gjithë lumturia, motra ime muslimane, gjendet në bindjen ndaj Allahut dhe pasimin e menhexhit të Tij dhe pasimin e rrugës së të Dërguarit të Allahut - paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të.
 

I Lartësuari thotë: ". . . Kush e respekton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ai ka arritur një sukses të madh.” (Ahzab: 71) Ndërsa, hidhërimi dhe fatkeqësia është në kundërshtimin e Allahut dhe mospasimin e menhexhit të Tij dhe rrugës së të Dërguarit të Tij. I Lartësuari ka thënë: "… E kush e kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ai është larguar shumë larg së vërtetës.” (Ahzab: 36)
 
 
Motra ime muslimane:
 

Me një zë tërheqës dhe me fjalë këshilluese të bëj thirrje që t'i frikësohesh Allahut të Lartësuar, gjthashtu të bëj thirrje edhe një herë tjetër që ta falënderosh Allahun i Cili të ka begatuar me të gjitha këto dhunti, si: Imanin dhe Kur'anin. Të ka nderuar, të ka pastruar dhe ta ka ngritur lart pozitën tënde. Nuk ngrihet pozita e gruas në çfarëdo hije përveçse nën hijen e Islamit. Dhe jo vetëm kaq, Ai të ka veçuar me rregulla të shumta në librin e Tij Famëlartë. Femra para Islamit ka qenë e pavlerë, e nënçmuar para shoqërisë, para familjes, e madje edhe para prindërve të saj. Nganjëherë ajo është konsideruar si kafshë dhe bile është preferuar kafsha ndaj asaj.

Ti motra ime muslimane nuk e gjen lumturinë tënde vetëm se në fenë Islame. Prandaj, përmbaju asaj dhe dëgjoje fjalën e Allahut i Cili na e tregon të kaluarën. Kujtoje atë gjithmonë në mënyrë që ta falënderosh Allahun për dhuntinë në të cilën gjendesh. Allahu i Lartësuar thotë: "Kur ndonjëri prej tyre lajmërohet me (lindjen) vajzë, fytyra e tij prishet dhe bëhet plot mllef.”"Fshihet prej njerëzve, për shkak të asaj të keqeje me të cilën u lajmërua (e konsideron bela, e jo dhuratë prej Zotit). Mandej, (mendon) a do ta mbajë atë, ashtu i përulur, apo do ta mbulojë atë (të gjallë) në dhe…” (En Nahl: 59, 60)
 
Në kohën e xhahilijetit (para Islamit) i mbysnin vajzat dhe nganjëherë i varrosnin të gjalla në dhe deri sa erdhi Islami si mëshirë për mbarë botën dhe porositi që të edukohen vajzat dhe të mbikëqyren dhe kush e bën këtë do të ketë shpërblim të madh.

Falënderoje Allahun, oj motër e Islamit, i Cili të ka udhëzuar në këtë fe, të ka nderuar dhe ta ka ngritur lart vlerën tënde me këtë fe, ndërkohë që shumë prej femrave të botës janë të devijuara. Kapu për litarin e fortë të Allahut sepse është një prej shtyllave të fesë dhe dije se të pret dënimi i Allahut nëse nuk i nënshtrohesh Atij, nuk ndalohesh në kufijtë e Tij dhe nuk përmbahesh prej ndalesave të Tij.

Motra ime muslimane:
 
Armiqtë e tu janë të shumtë dhe dëshirojnë që të shfrytëzojnë ty për ta shkatërruar turpin dhe fenë. Ata mund të jenë edhe prej atyre që i përkasin fesë tënde.

Disa thonë: Nuk përparon gjendja e lindjes përderisa femra nuk e heq mbulesën e saj dhe me të ta mbulojë Kur'anin Famëlartë! Ata me këtë dëshirojnë që të të hedhin në hidhërim dhe plogështi, të bëjnë thirrje për në Xhehenem. Nëse iu përgjigjesh, të hedhin në të. Ata dëshirojnë që të jesh e pamoralshme, lavire, e pambuluar. Allahu të ruajtë! Të presin me padurim që ti ta heqësh mbulesën, t'i largohesh imanit, turpit dhe pastërtisë dhe më pas t'i lësh obligimet e tjera. Vetëm atëherë do të stabilizohen ata. Ata luajnë me ty si fëmijët me top dhe ashtu siç luajnë me qenin e ngordhur. Allahu të ruajtë prej tyre!
 
Motra ime muslimane:
 
Cili është qëndrimi yt ndaj tyre? Qëndrimi yt ndaj tyre duhet të jetë kapja për fenë e Allahut, ndalimi te kufijtë e Allahut dhe mospërgjigjja atyre.

Injoroji ata duke mos u kthyer nga ata dhe duke mos ua vënë veshin fjalëve të tyre. Lëri të vlojnë nga inati dhe ti përmbaju fesë, turpit dhe mbulesës.

Motra ime muslimane:
 
Disa nga gratë mendojnë se zbulim konsiderohet vetëm zbulimi i trupit. Jo, zbulim nuk konsiderohet vetëm kjo. Zbulim konsiderohet edhe veshja e rrobave të ngushta, të shkurtra, të tejdukshme, veshja e pantallonave, parfumosja kur del përjashta, në vendet ku ka burra.

A nuk e ke dëgjuar thënien e të Dërguarit të Allahut - paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të – ku ka thënë: "Dy lloje prej banorëve të zjarrit nuk do t'i shoh . . . ” dhe ka përmendur: " . . . dhe ato gra të veshura por në realitet të zhveshura, që vishen shkurt dhe ngusht që t'u duken pjesët e trupit dhe ato gra që përdridhen dhe i kanë kokat e tyre si të deveve, nuk do të hyjnë në Xhenet dhe nuk do ta ndiejnë erën e Xhenetit edhe pse aroma e tij ndihet nga një largësi e madhe.” {Muslimi}
 
Kanë thënë dijetarët: Fjalia - "të veshura por në realitet të zhveshura”, nënkupton ato femra të cilat veshin rrobe por rrobat e tyre janë të ngushta, të shkurtra, të tejdukshme ose që nuk e mbulojnë gjithë trupin.
 
Motra ime muslimane:
 
A pranon që të jesh prej banorëve të zjarrit?
A pranon që të veshësh veshje e cila ta zbulon turpin?
A dëshiron që të jesh si ajo varësja e rrobave ku në ty varen vetëm të poshtërit dhe të pamoralshmit?
Jo, oj vajzë e Islamit, nuk mendoj se e pranon këtë edhe pse kjo kërkohet prej teje.

Motra ime muslimane:
 
Feja islame është kala mbrojtëse e pastër, ta mbron karakterin dhe nderin tënd, të urdhëron që të mbulohesh dhe ta ruash turpin. Kur t'i lësh këta urdhëra je afër dënimit të Allahut në ahiret ndërsa në këtë dynja je synim i ujqve njerëzorë të cilët dëshirojnë që ta marrin nderin tënd me të cilin krenohesh. Largohu prej kësaj, para se të vijë dita dhe t'i biesh pishmanit! Disa prej motrave, Allahu i udhëzoftë, i janë përgjigjur thirrjes së tyre.
 
 
Motra ime muslimane:

Oj ti, e cila ke besuar në Allahun,
Oj ti, e cila i je përulur Allahut,
Oj ti, e cila je mbuluar me perden e Allahut,
Kujdes, kujdes nga rrëshqitja se rrëshqitja do të jetë në zjarr.
Kujdes, kujdes nga përngjasimi me jobesimtaret se kush i përngjan një populli është prej tyre . . .

Ti motër muslimane, je e vlefshme, e ndershme, e dëlirë. E vlefshme me Kur'anin, e ndershme me imanin dhe e pastër me zbatimin e fesë Islame. Si e krahason të qenurit me vlerë dhe e pavlerë? Si e krahason të ndershmen me prositutën? Si e krahason pastërtinë me ndytësinë?
 
Motra ime muslimane:
 
Ne, pasha Allahun, habitemi prej femrave të cilat e dëgjojnë thënien e të Dërguarit të Allahut - paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të: "Dy lloje të banoreve të zjarrit nuk do t'i shoh . . ." (Hadith) dhe vazhdojnë me veshjen e rrobave të ngushta e të tejdukshme duke zbuluar pjesët e trupit.
 
Oj motër muslimane, falëse dhe përulëse, oj ti e cila e ke përulur kokën për të Përhershmin dhe të Përjetshmin, a nuk të mjafton përmbajtja e hadithit të lartpërmendur të të Dërguarit të Allahut: "Dy lloje të banoreve të zjarrit nuk do t'i shoh. . ." Pasha Allahun, ai është një kërcënim i madh dhe ka përmbajtje të dhembshme dhe sikur të hedhet mbi kodrat do t'i shkrinte. A ka gjë më të madhe se privimi nga Xheneti e begatshëm dhe qëndrimi në shkallën më të ulët në zjarr.
 
Motra ime muslimane:
 
Frikësoju Allahut, ngrihu dhe veproje atë çfarë ta ka obliguar Ai dhe nëse e ke zemrën e fortë e të ashpër kujtoje vdekjen të cilës nuk mund t'i shmangesh. Allahu i Lartësuar thotë: "Secili njeri do ta shijojë vdekjen, e shpërblimet tuaja u plotësohen ditën e kijametit, e kush i shmanget zjarrit dhe futet në Xhenet, ai ka arritur shpëtim e jeta e kësaj bote nuk është tjetër pos një përjetim mashtrues.” (Ali Imran: 185)

Kujtoje oj robëreshë e Allahut ditën kur do të vendosesh në varr, në atë gropë të ngushtë, të errësuar dhe të shëmtuar.
 
Kujtoje, kur të fryhet në sur dhe kur të mblidhesh me krijesat, këmbëzbathur dhe e zhveshur, e hutuar, dielli është afër teje një milje, kur të thirret emri para krijesave për t'u llogaritur, si do të jetë gjendja jote oj robëreshë e Allahut? Ku është gatishmëria jote oj ti e hutuar? Sa mëkate dhe të meta të janë shënuar në librin tënd? A do të bëjnë dobi në atë moment bukuria dhe modelet? A do të bëjnë dobi muzika, telenovelat, filmat dhe revistat? A do të bëjnë dobi xhevahirët dhe stolitë? Jo, pasha Allahun, nuk do të bëjnë dobi asnjë prej tyre. Ajo që do të bëjë dobi në këtë situatë janë sevapet dhe punët e mira pas mëshirës së Zotit të tokës dhe qiejve.

Frikësoju Allahut oj vajzë e Islamit.
Frikësoju Allahut oj ti e cila del tregjeve e zbuluar!
Frikësoju Allahut oj ti e cila e vesh hixhabin për bukuri dhe jo për t'u mbuluar me të!
Frikësoju Allahut oj ti e cila përzihesh me burrat!
Frikësoju Allahut oj ti e cila del e parfumosur në tregje dhe rrugëve!
Frikësoju Allahut oj ti e cila vetmohesh me burra të huaj! "Nuk vetmohet burri me gruan vetëm se i treti është shejtani.”
Frikësoju Allahut oj ti e cila i edukon fëmijët e tu me edukatë jo të mirë, nuk ua kujton bindjen ndaj Allahut dhe madhërimin ndaj Tij dhe nuk i nxit në atë që ju bën dobi në dynja dhe në ahiret!
Frikësoju Allahut dhe ruaje veten tënde që të mos jesh kukull në dorën e atyre që e kanë besimin e dobët!
Frikësoju Allahut dhe ktheju udhëzimit para se të vijë dita në të cilën do të përmbysen zemrat dhe shikimet! Dije se dënimi i Allahut është i  ashper.
 

Sikur kodrat të hidheshin në këtë zjarr do të shkriheshin nga nxehtësia e madhe. Oj ti, e dobët, ku je në krahasim me këto kodra? Ti e duron urinë dhe etjen, i duron fatkeqësitë, por pasha Allahun, pos të cilit nuk ka Zot tjetër, nuk mund ta durosh zjarrin. Hë pra, shpëtoje veten tënde nga zjarri para se të bëhet vonë dhe bëje të ditur se dynjaja është kalimtare ndërsa ahireti është i përjetshëm, veprimi i turpshëm është i madh për të parët dhe për të fundit.
 

Frikësoju Allahut, e edhe një herë frikësoju Allahut, oj robëreshë e Allahut!
Allahu të ndihmoftë në atë që e don Ai dhe kënaqet me të dhe inshallah të bën dobi kjo që e lexon dhe dëgjon dhe bëhet argument për ty dhe jo kundër teje!

Përktheu: Merita Rexha


Lexuar: 1413 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 17-October-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |