Sot është - E Premte | Data: 19-April-2024 | Ora: 08:32
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Refuzimi i bashkëshortit në shtrat


Refuzimi i bashkëshortit në shtrat

Ekziston një numër i madh i haditheve ku thuhet se është mëkat i madh për gruan e cila e refuzon bashkëshortin e saj në shtrat atëherë kur ai e thërret. Disa nga ato hadithe do t'i citojmë më poshtë, ndërsa një gjest i tillë (i gruas) pas vetes tërheq pasojat vijuese:

1. Atë e mallkojnë melaiket

Imam Buhariu dhe Muslimi transmetojnë përmes Ebu Hurejres, radiallahu anhu, se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:

"Atëherë kur bashkëshorti e thërret bashkëshorten e tij në shtrat e ajo refuzon t'i përgjigjet, melaiket e mallkojnë atë deri në të gdhirë (derisa të agojë drita)."

Imam Neveviu, rahimehullah, duke e komentuar këtë hadith ka thënë:

"Hadithi e ndalon rreptësisht gruan që të mos i përgjigjet bashkëshortit të saj në shtrat, natyrisht, nëse nuk ekzistojnë pengesa të arsyeshme ligjore islame (sheriatike). Madje edhe cikli mujor (tek femrat) nuk është arsye e vlefshme për mospërgjigje, sepse bashkëshorti mban të drejtën që të zbavitet me trupin e saj mbi kërthizë."

Engjëjt (melaiket) e mallkojnë atë grua deri kur ajo të qëndrojë në atë mëkat dhe deri kur bashkëshorti i saj ka nevojë për të, përveçse nëse pendohet ose i përgjigjet atij.

2. Allahu i Lartëmadhëruar hidhërohet me atë

Imam Muslimi shënoi se Ebu Hurejre, radiallahu anhu, transmetoi hadithin vijues të Muhamedit, salallahu alejhi ue selem, ku ka thënë:

"Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, kur një njeri e thërret bashkëshorten e tij në shtrat, dhe ajo e refuzon, Ai në qiej hidhërohet me të, derisa bashkëshortit t'i kalojë hidhërimi."

Er-Ragibiu ka thënë: "Shejh Muhamed Bin El-Uthejmini thotë:
Ky hadith ka porosi të ashpër ku thuhet se e mallkojnë melaiket, sepse është më keq kur Allahu të hidhërohet me një njeri, sesa kur e mallkojnë. Allahu na mbrojtë!"

3. Allahu nuk i pranon veprat e mira të saj

El-Hakimi dhe Et-Taberani kanë shënuar se Abdullah Bin Umeri, radiallahu anhu, transmeton këto fjalë të të Dërguarit të Allahut:

"Dy lloje të njerëzve nuk do t'u pranohet namazi: skllavit i cili ikën nga pronari i tij deri kur të kthehet dhe gruas rebele ndaj bashkëshortit të saj deri kur t'i nënshtrohet."

Duhet theksuar se burrit i ndalohet injorimi i paarsyeshëm i bashkëshortes dhe ndalimi i marrëdhënieve intime, sepse një gjë e tillë do të kishte pasoja të dëmshme.
Nëse atë e bën pa asnjë shkak, atëherë është mëkatar ndaj Allahut, sepse në esencë të shkaktuarit dëm është e ndaluar.
S'ka dyshim, se injorimi i bashkëshortes në shtrat është një gjë tepër e rrezikshme, veçanërisht sot kur sprovat janë më të shumta dhe kur është lehtësuar kryerja e gjërave të ndaluara.
Pra, burri duhet t'i frikësohet Allahut të Lartëmadhëruar kur është në pyetje bashkëshortja e tij dhe të mos e nënshtrojë në sprova.
Nëse injorimi i bashkëshortes është me karakter edukativ, atëherë një gjë e tillë nuk do të ishte e dëmshme, sepse i Dërguari i Allahut i injoronte bashkëshortet e tij në atë mënyrë saqë iu shkonte pas një muaji.

4. Me këtë nëpërkëmben të drejtat e Allahut

Përmes Zejd Bin Erkamit, Et-Taberani shënoi këtë hadith, ku i Dërguari i Allahut ka thënë:

"Gruaja nuk i kryen detyrimet ndaj Allahut, përderisa nuk i kryen të gjitha detyrimet ndaj bashkëshortit; nëse ai e thërret, edhe nëse qëndron mbi shalë, ajo duhet t'i përgjigjet."

Marrë nga libri: ''El-Kebairu bejnez-zevxhejni'.
Me autor: Abdullah Ibën Sulejman El-Hubejshi.


Lexuar: 1257 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 17-October-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |