Sot është - E Enjëte | Data: 18-April-2024 | Ora: 14:57
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

EBU EJJUB EL-ENSARIJ


Ebu ejjub el-ensarij
 
Do të varroset nën muret e Kostantinopojës.
 
 
Ky sahab i ndershëm quhet Halid ibnu Zejd ibnu Kulejbi, prej fisit beni Nexh-xhar.
Është i njohur me ofiqin Ebu Ejjub, u përket ensarëve.

Kush prej nesh, muslimanëve, nuk e njeh Ebu Ejjub el-Ensariun?!
Allahu xh.sh. e ngriti përmendjen e tij në Lindje dhe në Perëndim dhe e lartësoi mbi të gjitha krijesat famën e tij, kur e zgjodhi shtëpinë e tij që në të të zbresë Pejgamberi a.s., me rastin e arritjes së tij në Medinë si muhaxhir. Vetëm ky nder është mjaft për të.
Rreth vendosjes së Pejgamberit a.s., në shtëpinë e Ejjub el-Ensariut ekziston një tregim i bukur, i cili është mirë të përsëritet gjithmonë.
 

Në momentin e ardhjes së Pejgamberit a.s. në Medinë, zemrat e banorëve të saj e pritën në mënyrën më madhështore me të cilën pritet një mysafir i ardhur nga një vend tjetër.
E vështronin me mall të madh, ashtu siç e pret i dashuri të dashurin e vet...
Ia çelën zemrat e tyre dhe ia hapën dyert e shtëpive të tyre që të zbresë në shtëpinë më të mirë.
 

Mirëpo, Pejgamberi a.s. qëndroi në Kuba, në periferi të Medinës, disa ditë, gjatë të cilave ndërtoi xhaminë, e cila njëkohësisht është edhe xhamia e parë e ndërtuar për adhurim.
Pejgamberi a.s. pastaj e la Kubanë dhe hipi në devenë e vet, ndërsa paria e Jethribit qëndroi në të dy anët e rrugës. Secili prej tyre dëshironte të ketë nderin që i Dërguari i Allahut të zbresë në shtëpinë e tij...

Secili nga paria i dilte përpara devesë dhe e joshte që të ndalej para shtëpisë së tij, duke thënë:
- Vendosu tek unë, o i Dërguari i Allahut, nën mbrojtjen time!
Pejgamberi a.s. ua kthente atyre:
- Lëre, lëre, sepse ajo është e urdhëruar.
Kështu pra, në mesin e kësaj zhurme, deveja vazhdonte rrugën deri në cakun e saj, të cilën njerëzit e përcillnin me vështrimet e tyre kurse zemrat i kishin shpeshtuar të rrahu-rat.
Kur deveja e kalonte një shtëpi, dëshpërohej i zoti i saj, mirëpo ringjallej shpresa në shpirtrat e atyre që u pasonin shtëpitë.
 

Deveja vazhdonte rrugën e njerëzit shkonin pas saj dhe dëshironin të dinin nga thellësia e zemrave të tyre se kush do të ketë fatin që Resulullahu të zbresë në shtëpinë e tij, derisa ajo arriti në një shesh para shtëpisë së Ebu Ejjub el-Ensariut dhe u ul aty.
Mirëpo, Pejgamberi a.s. nuk zbriti prej saj...
 

Nuk kaloi shumë kohë dhe ajo u ngrit dhe nisi të ecë, kurse Pejgamberi a.s. ia kishte lëshuar frerin. Por, nuk kaloi shumë kohë dhe ajo u kthye në vendin ku ishte ulur pak më parë.
Në atë moment një gëzim i papërshkruar e përfshiu zemrën e Ebu Ejjub el-Ensariut dhe shkoi te Pejgamberi a.s., e përshëndeti dhe i dëshiroi mirëseardhje. I mori teshat e tij me të dy duart, sikur të mbante thesarin e tërë botës dhe shkoi me to në shtëpinë e tij.

Shtëpia e Ebu Ejjub el-Ensariut ishte njëkatëshe dhe mbi të nënkulmi. Ebu Ejjubi i kishte hequr të gjitha gjërat e tij që i kishte pasur nën kulm, që në të të vendosej Resulullahi.
Mirëpo, Pejgamberi a.s. preferoi vendosjen në katin e parë. Për këtë Ebu Ejjubit nuk i mbeti asgjë tjetër vetëm të bindej para urdhrit të Pejgamberit a.s. dhe e vendosi aty ku shprehu dëshirën.
 

Posa erdhi nata, Pejgamberi a.s. shkoi në shtratin e vet, ndërsa Ebu Ejjubi së bashku me gruan e tij u ngjitën në katin e sipërm. Posa e mbyllën derën e dhomës së tyre, kur për një çast Ebu Ejjubi u kthya nga gruaja e tij dhe tha:
- Vaj për ty! Ç’bëmë?!
Si mund të jetë i Dërguari i Allahtu poshtë, e ne të jemi mbi të?!
Si është e mundur që ne të ecim mbi Resulullahin a.s.?!
Si mund të jemi ne në mes Pejgamberit a.s. dhe Shpalljes?! Ne pra mbaruam! (E pat puna jonë!) U pikëlluan së tepërmi të dy bashkëshortët dhe nuk dinin si të vepronin.
Assesi nuk u qetësuan, derisa nuk dolën në pjesën e sipërme, e cila nuk ishte mbi Pejgamberin a.s. U larguan nga ajo pjesë duke ecur në majë të gishtërinjve dhe duke i ikur mesit të dhomës.
 

Ebu Ejjubi, posa u zgjua në mëngjes, shkoi te Pejgamberi a.s. dhe i tha:
- Të betohem në Allahun se as unë e as shoqja ime tërë natën nuk kemi shti gjumë në sy.
Atëherë Pejgamberi a.s. i tha:
- Përse u ka ndodhur kjo, o Ebu Ejjub?!
Ai u përgjigj:
- Na u kujtua se ne jemi në katin e sipërm të shtëpisë e ti je në katin e parë. Çdo herë që ne lëvizim, mbi ty do të bjerë pluhuri e do të të shqetësojë, pastaj unë u bëra pengesë ndërmjet teje dhe Shpalljes (vahjit).
 
Pejgamberi a.s., pasi e dëgjoi Ebu Ejjubin, i tha:
- Mos u brengos, Ebu Ejjub! Më lehtë është për ne të jemi në katin e poshtëm, për shkak të vizitave të shumta të njerëzve.
Ebu Ejjubi thotë:
- U pajtova me mendimin e Resulullahut a.s. derisa një natë bënte ftohtë, e neve na u thye një ibrik dhe iu derdh uji. U çova menjëherë unë dhe gruaja ime, por nuk kishim asnjë send për ta tharë ujin përveç një copë kadife, të cilën e përdornim si çarçaf për t’u mbuluar, dhe me të thamë ujin nga frika se do të bjerë te Pejgamberi a.s.
 

Të nesërmen në mëngjes shkova te Pejgamberi a.s. dhe i thashë:
- Të betohem në babain tim dhe nënën time, unë nuk jam i kënaqur që të jem në katin e sipërm e ti të jesh në katin e poshtëm, nën mua. Ebu Ejjubi pastaj vazhdon e thotë se ia tregova rastin e ibrikut. Më në fund Pejgamberi a.s. iu përgjigj lutjes sime dhe ai hypi në katin e sipërm e unë me gruan time zbrita në katin e poshtëm.
 

Pejgamberi a.s. qëndroi në shtëpinë e Ebu Ejjubit rreth shtatë muaj, derisa u ndërtua xhamia në sheshin e hapur, ku ishte ndalur deveja. Pejgamberi a.s. atëherë kaloi në dhomat, të cilat ishin ndërtuar përreth xhamisë, për të dhe për gratë e tij. Pas kësaj u bë fqinj i Ebu Ejjubit, duke kaluar një fqinjësi shumë të mirë mes tyre!
 

Ebu Ejjubi e deshi aq shumë Resulullahun s.a.s. saqë kjo dashuri ia pushtoi tërë zemrën dhe mendjen. Po ashtu, edhe Pejgamberi a.s. e deshi Ebu Ejjubin deri në atë masë, saqë ata hynin dhe dilnin te njëri-tjetri pa farë teklifi dhe e shikonte shtëpinë e Ebu Ejjubit sikur të ishte shtëpia e tij.
 
Ibnu Abbasi r.a. tregon e thotë:
Ebu Bekri doli një ditë në xhami, kur bënte vapë e madhe. E pa Omeri r.a. dhe e pyeti:
- Ebu Bekër, ç’të shtyri të dalësh në këtë kohë?!
Ebu Bekri ia ktheu:
- Nuk më ka shtyrë të dal asgjë tjetër përveç urisë, sepse nuk kam asgjë për të ngrënë.
Omeri r.a., atëherë i tha:
- Betohem në Allahun se edhe mua nuk më ka shtyrë të dal asgjë tjetër përveç ajo që përmende ti.
 

Ata ende nuk e kishin përfunduar bisedën e tyre, kur doli Pejgamberi a.s. dhe i pyeti:
- Çka ju ka shtyrë të dilni në këtë kohë?!
Ata të dy iu përgjigjën:
- Pasha Allahun, nuk kemi dalë për asgjë tjetër veçse për shkak të dhembjes së madhe që ndiejmë nga uria.
Atëherë Pejgamberi a.s. iu tha:
- Edhe unë - pasha Atë që shpirti im është në dorën e Tij - nuk kam dalë për asgjë tjetër veçse për shkak të urisë.
 

Pejgamberi a.s. mendoi pak e iu tha:
- Çohuni e ejani me mua! U nisën e shkuan te dera Ebu Ejjub el-Ensariut r.a. Ebu Ejjubi dhe çdo ditë e ruante një racion të ushqimit për Pejgamberin a.s. dhe nëse ai vonohej e nuk vinte, atëherë ia jepte anëtarëve të familjes së vet.
Kur trokitën në derë, u paraqit Ummu Ejjubi - gruaja e Ebu Ejjubit, e cila u tha:
- Mirë se na vjen Resulullahu dhe ata që janë me të!
 

Pejgamberi a.s. e pyeti:
- Ku është Ebu Ejjubi?
Ebu Ejjubi e dëgjoi zërin e Resulullahut s.a.s., pasi ishte duke punuar te një hurme aty afër, vrapoi menjëherë duke thënë:
- Mirë se na vjen Resulullahu dhe ata që janë me të!" Pastaj vazhdoi: "O i Dërguari i Allahut, kjo nuk është koha në të cilën vije më parë."

Pejgamberi a.s. i tha:
- Po, ashtu është.
Pastaj Ebu Ejjubi shkoi te hurmeja, dhe preu një degë, në të cilën kishte hurma të buta dhe të forta.
 

Pejgamberi a.s. i tha:
- Nuk do të dëshiroja ta këpusësh këtë degë. Ke patur mundësi t’i mbledhje hurmat e saj.
Ebu Ejjubi ia ktheu:
- O Resulullah, dëshirova të hani hurma të buta dhe të forta, por për ju do të therë edhe një kafshë.
 

Pejgamberi a.s. i tha:
- Nëse therë diçka, mos ther prej atyre që janë duke u mjelur.
Ebu Ejjubi e mori dhe e preu një edh, pastaj i tha gruas së tij: "Zë dhe gatuaj bukë, sepse ti di më mirë të bësh bukë." Pastaj e mori gjysmën e edhit dhe e futi për ta zier, ndërsa gjysmën tjetër e poqi.
 
 
Pasi u përgatit ushqimi dhe iu shërbye Pejgamberit a.s. dhe dy shokëve të tij, Pejgamberi a.s. e mori një pjesë të mishit të edhit dhe e shtiu në një copë të bukës dhe tha:
- O Ebu Ejjub, nxito me këtë copë deri te Fatimja, sepse ka shumë ditë që ajo nuk ka provuar diçka të tillë.
Pasi u ngopën, Pejgamberi a.s. tha:
- Bukë, mish, hurma të buta e të forta!!!
I dolën lotët, pastaj tha:
- Pasha Atë, në duart e të Cilit është shpirti im, kjo është begatia për të cilën do të pyeteni Ditën e Kijametit e, nëse e fitoni sikurse këtë, prekeni me duart tuaja dhe thoni:
Me emër të Allahut - "Bismil-lahi", e kur të ngiheni po ashtu thoni:
"Elhamdu lil-lahi".
 

Falënderimi i qoftë Allahut, i Cili ngopi e na begatoi!
Pejgamberi a.s. pastaj u çua e i tha Ebu Ejjubit:
-Eja nesër tek unë!
Pejgamberi a.s. e kishte zakon që kushdo që ia bënte ndonjë të mirë ai dëshironte që atë të mirë t’ia tejkalojë.
 

Mirëpo, Ebu Ejjubi nuk e dëgjoi këtë.
Atëherë, Omeri r.a. i tha:
- O Ebu Ejjub, Pejgamberi a.s. të urdhëron që nesër të shkosh tek ai.
Ebu Ejjubi, atëherë tha:
- Dëgjoj dhe i nënshtrohem urdhrit të Resulullahut!
Ebu Ejjubi shkoi të nesërmen te Pejgamberi a.s., i cili i dha një robëreshë të re, që shërbente te Pejgamberi a.s., dhe i tha:
- Sillu mirë ndaj saj, o Ebu Ejjub, sepse ne nuk kemi parë prej saj përveçse të mira gjatë tërë kohës sa ishte te ne!
 

Ebu Ejjubi u kthye në shtëpinë e vet. Me vete kishte edhe robëreshën e re. E kur e pa Emmu Ejjub (gruaja e Ebu Ejjubit) pyeti:
- Për kë është kjo, o Ebu Ejjub?!
Ai u përgjigj:
- Për ne... Na e dhuroi Resulullahu s.a.v.s.
Atëherë ajo tha:
- Sa dhurues i mirë, dhe sa dhuratë fisnike është kjo!
Ebu Ejjubi shtoi:
- Pejgamberi a.s. na porositi që të sillemi mirë ndaj saj.
Ummu Ejjub, pastaj tha:
- Si të veprojmë me të që ta çojmë në vend porosinë e Pejgamberit a.s.?!
Ebu Ejjubi u përgjigj:
- Pasha Allahun, unë nuk shoh zgjidhje më të mirë, për ta çuar në vend porosinë e Pejgamberit a.s., sesa lirimin e saj.
Ummu Ejjubi ia priti:
- "Ia qëllove. Ti je në rrugë të drejtë. Pastaj e liroi".
 

Këto janë disa fragmente nga jeta e Ebu Ejjub el-Ensariut në kohën e paqes, por nëse të jepet rasti të njihesh me disa fragmente të jetës së tij në kohën e luftës, do të shohësh çudira...
 

Ebu Ejjubi r.a. gjatë tërë jetës së tij ishte i angazhuar në luftë, saqë thuhet për të se ai mori pjesë në të gjitha betejat e muslimanëve, prej kohës së Pejgamberit a.s. e deri në kohën e Muaviut, përveç nëse ka qenë i angazhuar në ndonjë luftë tjetër.
 

Lufta e fundit e tij, ishte beteja për çlirimin e Kostantinopojës. Muavia e kishte përgatitur ushtrinë nën komandën e të birit të tij, Jezidit. Ebu Ejjubi në atë kohë ishte plak në moshën tetëdhjetëvjeçare, mirëpo mosha e tij e shtyrë nuk e kishte penguar që t’i bashkangjitej ushtrisë së Jezidit dhe t’i çajë valët e detit për të luftuar në rrugën e Allahut xh.sh.
 

Nuk kaloi pak kohë në përleshje me ushtrinë e armikut, derisa u sëmurë rëndë Ebu el-Ejjubel-Ensariu, sëmundje kjo e cila nuk i mundësoi më ta vazhdojë luftën. Atëherë vetë Jezidi erdhi ta vizitojë atë dhe e pyeti:
- A ke nevojë për ndonjë ndihme, o Ebu Ejjub?
Ebu Ejjubi iu përgjigj:
- Dërgoja të falat e mia ushtrisë muslimane dhe thuaju atyre:
"Ju porosit Ebu Ejjubi të depërtoni në thellësi të tokës së armikut, të më mbartni mua me ju, dhe të më varrosni nën këmbët tuaja te muret e Konstantinopojës" dhe pas pak kohe dha shpirt.
 

Ushtarët muslimanë iu përgjigjën dëshirës së shokut të Resulullahut s.a.s. dhe u vërsulën mbi ushtrinë e armikut, derisa arritën te muret e Konstantinopojës, dhe e mbartën Ebu Ejjubin me vete.
 

Atje ia hapën varrin dhe e varrosën.
Allahu xh.sh. e pastë mëshiruar Ebu Ejjub el-Ensariun, i cili nuk deshi të vdesë ndryshe por vetëm mbi shpinën e kuajve të shpejtë, duke luftuar në rrugën e Allahut xh.sh., në moshën tetëdhjetëvjeçare.


Lexuar: 1041 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 23-July-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |