Sot është - E Premte | Data: 29-March-2024 | Ora: 05:44
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Isai, alejhis selam në të tri fetë qiellore


Tema rreth Isait, alejhi's selam, sot dhe çdoherë, mbetet prej çështjeve më diskutabile tek ithtarët e këtyre feve me libra hyjnor. Në bote sot ka fe-ideologji qe nuk kane libra hyjnor, si ajo hinduse ne Indi, budiste, zjarrëputiste, adhurues te gurëve, lopëve ne Indi, Kine, Japoni, Kore, etj. Këta nuk kane libër hyjnor.

Ndërsa sa iu përket ithtarëve të tri feve qiellore me libra te shpallur: fesë çifute, te krishtere dhe islame, polemika, debati dhe diskutimi me i madh sillet rreth Isait, alejhi's selam, e ne veçanti me te krishterët, që po të zgjidhej kjo çështje problematikën në fjalë do ta lehtësonte dukshëm.
Isai, alejhi's selam tek të krishterët

Të krishterët, te cilët e pasojnë dhe pretendojnë se janë ithtarë te fese se tij, thonë për te se ai është Zot, ose i biri i Zotit, ose një prej tre të shenjtëve (triniteti), qofte i pastër Allahu nga ajo qe thonë te padrejtit.
 

Ata thane se ai është i biri i Zotit për arsye se Merjemja mbeti me barre pa patur kontakt me askënd dhe -sipas tyre- nuk ka mundësi te lind ndonjë fëmije pa baba. Ata e cilësuan djalë te Zotit edhe pse Allahu, siç përmendi ne kaptinën Merjem, mrekullinë, te folurit ne djep dhe dëshminë i bëri të dalin prej gojës së tij:

29. Atëherë ajo u dha shenjë kah ai (Isai). Ata thanë: "Si t'i flasim atij që është foshnjë në djep?". (Merjem, 29)
 

Merjemja nuk foli ngase ata dyshonin se fëmija ishte fryt i prostitucionit por iu dha shenje qe te drejtohen nga fëmija ngase ai do t'iu flas dhe përgjigjet nëse ju keni dyshim. Isa, alejhi's selam foli e tha:
30. Ai (Isai) tha: "Unë jam rob i All-llahut...". (Merjem, 30)

Ai pra është rob i Zotit, dhe gjene e pare te cilën e dëgjuan ata ishte pikërisht kjo, madje edhe e përcollën këtë qe dëgjuan por me pas shtuan -padrejtësisht- se ai është i biri i Zotit, ose është Zot ose njeri prej tre të shenjtëve.
Të krishterët me këto qëndrime fyen dhe shanë Allahun, sidomos kur i përshkruan Atij grua dhe fëmijë, ndërsa Allahu iu përgjigj:

1. Thuaj: Ai, All-llahu është Një!
2. All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë.
3. As s'ka lindur kë, as nuk është i lindur.
4. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë". (el Ihlas)

Isai, alejhi's selam tek çifutët

Cifutët, ndryshe nga te krishterët, Isait, alejhi's selam nuk i dhanë epitet hyjnor, por atë e cilësuan si fëmije te paligjshëm, Merjemen e cilësuan si te pamoralshme, dhe si pasoje Allahu i mallkoi.
Isai, alejhi's selam tek muslimanët

Siç pame me larte, dy fete qiellore te mëparshme për Ishin, alejhi's selam dhanë mendime te ndryshme: te krishterët thane se ai është i biri i Zotit derisa çifutet than se ai është fëmijë i paligjshëm. Ndërsa ne muslimanët patëm fatin dhe u udhëzuam në të vërtetën, për te cilën ata polemizuan; morëm qëndrim mesatar-dinjitoz, dhe thamë: Isai është rob dhe pejgamber i Zotit, nuk është Zot, qe te teprojmë ne glorifikim dhe fëmijë i paligjshëm, qe ta ulim vlerën e tij.

Domethënia e: Isai është rob dhe i dërguar i Allahut
Kjo do te thotë qe Isai, alejhi's selam tek muslimanët ka tretman te ndryshëm nga ai qe ka tek te krishterët, te cilët thane se ai është Zot, i biri i Zotit apo pjese e trinitetit. Thotë Allahu:
 

91. All-llahu nuk ka marrë për Vete kurrfarë fëmijë (as nga engjëjt, e as nga njerëzit), nuk ka me Të ndonjë zot tjetër...". (el Mu'minune, 91)
 
 

Muslimani patjetër duhet te dëshmoje se Isai, alejhi's selam është rob dhe i dërguar i Allahut, se Allahu e ka krijuar pa baba, siç thotë:
59. Vërtet, çështja e Isait (të lindur pa baba) tek All-llahu është sikurse çështja e Ademit. Atë e krijoi Ai nga dheu, e pastaj atij i tha: "Bëhu"! ai u bë". (Ali Imran, 59)
 
 

..ai pra nuk është as Zot dhe as i adhuruar. Thotë Allahu:
29. Atëherë ajo u dha shenjë kah ai (Isai). Ata thanë: "Si t'i flasim atij që është foshnjë në djep?. 30. Ai (Isai) tha: "Unë jam rob i All-llahut, mua më ka dhënë (ka caktuar të më japë) librin dhe më ka bërë Pejgamber". (Merjem, 29-30)
 
 

172. Mesihu nuk tërhiqet prej asaj se është rob i All-llahut, nuk tërhiqet as engjëjt më të zgjedhur. Kush tërhiqet prej adhurimit ndaj Tij dhe bën mendjemadhësi, Ai do t'i ringjallë dhe do t'i tubojë të gjithë pranë Tij". (en Nisa, 172)
 
 

Muslimani po ashtu dëshmon falsitetin e thënies se armiqve te tij, çifuteve, Allahu i mallkoftë, se kinse ai qenka fëmijë prostitute. Dhe asnjë njeri nuk mund te mëtojë për vete se është musliman derisa nuk është i pastër nga thëniet e dy grupacioneve të humbura me pare: te krishterëve dhe çifuteve, dhe te besoje bindshëm se Isai, alejhi's selam është rob dhe i dërguar i Allahut.
 

Kjo problematike edhe me tej mbetet aktuale, madje jo vetëm aktuale ne kuptimin normal, ajo mbetet beteje aktuale me te krishterët, te cilët mundohen me çdo kusht ta ndërrojnë mentalitetin e muslimanëve, duke ua prishur dhe zhvleftësuar besimin dhe fenë e tyre si dhe duke konvertuar grupe muslimanësh ne krishterizëm, duke ua mësuar bindjet e gabuara se Isai është kurban i kësaj bote, ai flijoi veten për ne dhe ai u kryqëzua. Allahu e dëshmon te kundërtën e kësaj:

...Po ata as nuk e mbytën as nuk e gozhduan (nuk e kryqëzuan në gozhda), por atyre u përngjau...". (en Nisa, 157)
 

Mu për këtë radiot e Unxhilit, Zëri i Unxhilit, Ora e Përmirësimit, siç i dëgjojmë nëpër radio, pengojnë radiot e Kur'anit dhe radiot tjera. Radio te kësaj natyre ke në shume vende te botes, e fatkeqësisht edhe ne vende islame. Ne Indonezi dhe Bangladesh, si shkak i urisë dhe varfërisë, shume njerëz konvertohen ne krishterizëm. Shume fëmijë te muslimanëve ne vendet afrikane i blejnë e me pas i dërgojnë ne Suedi, Norvegji, Danimarke, Kanada, etj, dhe i rrisin që të bëhen të krishtere. Këtë gjë e di tërë bota.
 
 
Ky është realiteti i botes moderne te njeriut, ku trumbetohet drejtësia, njerëzia, barabarësia, e qe në të vërtetë janë vetëm për jomuslimanët, dhe ata, edhe pse janë ne këto parime te kota dhe besëtytni, prapëseprapë derdhin mund e energji për gjera, për te cilat Allahu do t'i pyes ne Ditën e Kiametit dhe Isai, alejhi's selam do t'ua përgënjeshtroje dhe do te jete dëshmues kundër tyre. Thotë Allahu:
 

116. Dhe kur All-llahu tha: "O Isa, bir i Merjemes, a ti njerëzve u the: "Më besoni mua dhe nënën time dy zota pos All-llahut!?" (Isai) Tha: "Larg asaj të mete je Ti (o Zoti im). Nuk më takon mua ta them atë që s'është e vërtetë. Ta kisha thënë unë atë, ti do ta dije. Ti e di ç'ka ka në mua, e unë nuk di çka ka në Ty. Ti je më i dijshmi i të fshehtave!". (el Maide, 116)
 

Revistat, te cilat posedojnë rubrike njoftimi, ku i riu apo e reja vë foto personale, shënimet personale dhe adresën, janë shume te rrezikshme, ngase misionaret e krishterët marrin këto revista dhe nëpërmjet adresave te shënuara aty iu dërgojnë Ungjilla dhe libra tjera te fesë se tyre. Meqë shume njerëz nuk janë ne dijeni për realitetin e kësaj feje, ndodhe qe te lexojnë diç e t'iu pështillet çështja e besimit e kështu te devijojnë nga e vërteta.
 

Ata duan me çdo kush te hyjnë ne vendet tona duke vene përpara motot e rrejshme te tolerancës fetare, se njeriu është i lire te zgjedh cilin fe te doje, se e drejte e njeriut është te besoje çka te do, etj. Por kur jemi tek zbatimi i këtyre parime false gjejmë se me këtë kane për qellim: Muslimani mund te konvertohet ne të krishterë ndërsa i krishteri nuk mund te kthehet ne Islam, parim që shumica e njerëzve nuk e dine.

Përgatitur dhe përshtatur nga: Sedat Gani Islami


Lexuar: 1187 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 23-July-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |