Sot është - E Premte | Data: 29-March-2024 | Ora: 11:23
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Othman Ibën Affani r.a. ( 644-656 )


Othman ibën Affani u lind pesë vjet pas lindjes së Muhammedit a.s.. U rrit dhe u edukua me një edukatë të mirë. Me ardhjen e Fesë Islame, Othmani r.a. kaloi në Islam. Muhammedi a.s. e martoi me të dy vajzat e tij; së pari me Rukijën e pastaj, pas vdekjes së Rukijes me Ummi Kulthumin.
 
 

Othmani r.a. kurrë nuk është ndarë prej Muhammedit a.s., përveç se në luftën e
Bedrit, dhe atë për arsye se ishte e sëmurë Rukija e cila edhe vdiq pas luftës.
Othmani r.a. për hirë të Fesë Islame dhe të muslimanëve e shpenzoi një pjesë të
madhe të pasurisë së vet. Pas vdekjes së Muhammedit a.s. ka qenë këshilltar i Ebu
Bekrit dhe më vonë edhe i Umerit r.a.
Ka qenë njeri i devotshëm, me karakter të butë dhe bamirës i vërtetë.

ZGJEDHJA E OTHMANIT, HALIF

Umeri r.a. nuk planifikonte të emërojë zëvendësin e vet ashtu siç veproi Ebu Bekri
me të. Megjithatë, këtë e bëri për disa arsye: kushtet e vështira të muslimanëve që
ishin në kohën e Ebu Bekrit, tani më ishin përmirësuar dhe situata nuk kërkonte që të
shpejtohet zgjedhja e halifit. Njëkohësisht, Umeri nuk dëshironte që muslimanët të
përçahen në mes vete pas vdekjes së tij. Një gjëje të tillë i frikësoheshin edhe vetë
muslimanët.

Duke studiuar situatën, Umeri r.a. vendosi që halifi i ardhshëm të zgjedhet. Ai caktoi
gjashtë vetë, nga mesi i tyre, muslimanë të zgjedhur që ata vetë ta zgjedhin halifin,
por të marrin parasysh edhe mendimin e masës.

Grupi i zgjedhur përbëhej prej: Othman ibën Affanit, Ali ibën Ebi Talibit, Talha ibën
Ubejdull-llahit, Zubejr ibën Av-vamit, Sa'd ibën Ebi Vekkasit dhe Abdurahman ibën
Aufit. Këtij grupi, Umeri r.a. ia bashkangjiti edhe djalin e vet, Abdull-llahun, që edhe ai
të ketë të drejtë mendimi, por jo të zgjedhet. Ua caktoi kohën që brenda tri ditëve të
marrë fund konsulltimi.

Tri ditë pas plagosjes vdiq Umeri r.a. Muslimanët u tubuan për konsulltim. Abdurrrrahmam
propozoi që dikush prej tyre të dalë në masë dhe të marrë mendimm emasës për halifin e ardhshëm.

Propozimi u pranua, Abdurr-rrahmani tha se është i gatshëm që ai vetë të dalë dhe të
marrë mendimm e masës por duke mos e numëruar veten e vet në mesin e
kandidatëve. Ai doli dhe e mori mendimin e masës. Shumica dëshironin që të
zgjidhet Othmani r.a. ose Aliu r.a. Andaj mbeti të zgjedhej njëri prej këtyre dyve. Më
në fund, zgjedhet Othmani r.a. i cili ishte në radhë dhe njeri me natyrë të butë.
Problemi i parë të cilin e zgjidhi Othmani r.a. pas ardhjes së tij në pushtet ishte
problemi i Ubejdullah ibën Umerit i cili e vrau Hermezanin, Xhufejnen dhe vajzën e
vogël të Fejruz ibën Lu'luit.

Muslimanët filluan të konfrontohën mes veti rreth zgjidhjes së këtij problemi. Disa prej
tyre ishin të mendimit të vritet Ube-dullahu, ndërsa të tjerët nuk pranonin një gjë të
tillë nga se para disa ditësh ishte vrarë Umeri e tash do të ishte shumë rëndë të vritej
edhe djali i tij.

Këtë problem e zgjodhi Othmani r.a. i cili vendosi që familjeve të të vrarëve t'u
paguhet gjaku dhe atë prej pasurisë së halifit.
 

EKSPEDITAT NË KOHËN E OTHMANIT (r.a.)

Edhe në kohën e Othmanit r.a. kanë vazhduar ekspeditat kundër bizantinëve dhe
persianëve.

Kah fundi i vitit 645, mbreti bizantin, Konstantini, nën komandën e Jerman Emanuelit
dërgon 300 anije për pushtimin e Aleksandrisë. Atyre u shkoi për dore të pushtojnë
Aleksandrinë përkohësisht.

Amër ibën Asi, të cilin e kishin larguar nga pozita, tani kthehet në pozitën e
mëparshme. Ai në krye të ushtrisë muslimane ndeshet me armikun afër qytetit Niki,
në anën veriperëndimore të Fustatit. Aty i dha grushtin e fundit armikut. Kurse në
fillim të vitit 646, muslimanët përsëri e marrin Aleksandrinë dhe kurrë më nuk e
humbin.

Pas nënshtrimit të Aleksandrisë, Amri e dërgon Abdull-llah ibën Serha në brigjet
veriore të Afrikës prej Tripoli gjer në Tonga dhe Abdull-llahu nënshtron shumë qytete
që ishin nën sundimin e bizantit e më në fund bëri marrëveshje me ata që t'i
paguajnë Shtetit Islam xhizje prej 250.000 din.

Gjatë kohës së halifit Othman janë nënshtruar Azerbejxhani dhe disa pjesë të
Ermenisë. Në disa krahina persiane: në Faris dhe në Horosan bëhen kryengritje dhe
vritet mëkëmbësi musliman, Ubejdullah ibën Muameri, por mëkëmbësi i asaj kohe në
Basra, Abdull-llah ibën Amiri i shuajti këto kryengritje kurse udhëheqësit e tyre i
dënoi.


Në kohën e Abdull-llah ibën Amirit, në vitin 651, në Basra vritet mbreti i fundit
persian, Jezdexhirdi dhe me vdekjen e tij i jepet fund ish shtetit të fuqishëm persian.
Siria ishte nën udhëheqjen e mëkëmbësit, Muavije ibën Ebi Sufjan i cili zhvilloi disa
beteja me bizantimët. Pastaj, me urdhërin e Othmanit, Muaviu e dërgoi Habib ibën
Musel-lemen në Ermeni i cili arriti gjer në qytetin Teflis.

Ujdhesa e Qipros ishte afer kufirit të Sirisë dhe paraqite rrezik për sigurimin e Sirisë,
andaj Muaviu në vitin 28 pas Hix hretit arriti ta nënshtrojë ate. Një dëshirë të tillë, për
nënshtrimin e Qipros, Muaviut ia plotësoi Othmani r.a. Muaviu qysh në kohën e
Umerit r.a. kishte dëshirë që t'i luftojë në det bizantinët, mirëpo, ai nuk i dha leje që të
mos i vë në rrezik muslimanët. Muaviut kur i dha leje Othmani që t'i luftojë bizantinët
në det i erdhi në ndihmë Abdull-llah ibën Serhi, mëkëmbësi i Egjiptit. Kjo ishte beteja
e parë detare dhe ujdhesa e parë e cila iu bashkangjit Shtetit Islam. Një vit më vonë
nënshtrohet ujdhesa Araund e cila gjendet afër bregdetit.

Në vitin 655 afër Rodosit arrinë flota bizantine me 500 anije. Mirëpo kur Abdullah
ibën Sa'di dhe Muaviu i bashkojnë flotat e tyre dhe nisin luftën kundër armikut
bizantin kështu që arrinë ta shkatërrojnë atë. Në këtë betejë e cila njihet në histori me
emrin Beteja e flotave, plagoset mbreti Konstantin i cili e udhëhiqte flotën detare
bizantine dhe mezi arriti të shpëtojë kokën duke ikur.

Me ndihmën e Muaviut dhe Abdullahut të cilët formuan flotën e parë detare
muslimanët arritën të mbrojnë kufijt e Shtetit Islam nga armiku.
 

GJENDJA E BRENDSHME POLITIKE

Othmani r.a. në politikën e tij të jashtme, ndoqi të parët e tij, kurse në politikën e tij të
brendshme një gjë e tillë ajo disi nuk i shkoi për dore. Ai në hap të parë ndërrmorri që
të ndërrojë komandantët e famshëm ushtarak, Amër ibën Asin dhe Sa'd ibën Ebi
Vekasin dhe në vend të tyre caktoi të afërmit e vet. Kjo shkaktoi moskënaqësi në
popull.

Abdullah ibën Sebe', hebreik i cili kishte kaluar formalisht në Islam, filloi me
propagandat e mëparshme, se është dashur të vijë halif Aliu r.a. e jo Othmani r.a.
Abdullahu dëbohet prej Basre në Kufe, e pastaj në Egjipt. Ai edhe në Kufe edhe në
Egjipt vazhdoi propagandat, e sidomos në Egjipt gjeti trup të përshtatshëm për
propagandat e tij.

Në Kufe dhe në Basra filluan lëvizjet kundër mëkëmbësve të atjeshëm, të afërmëve
të halifit, duke thënë se këto e vjedhin pasurinë shtetërore.

Të gjitha këto veprime kundër halifit nuk ishin të hijshme. Kur dëgjoi për këtë
Othmani r.a. i thirri në Medine të gjithë mëkëmbësit e vet që të konsulltohet me to.
Mëkëmbësit e këshillonm që ndaj kryengritësve të ndërmarrë masa të rrepta, por
halifi nuk i dëgjoi, duke menduar se do t'i shuajë ata në një mënyrë paqësore.
Më vonë halifit në Medine i vjen një delegacion i madh dhe ia thonë të gjithë atë çka
kanë menduar se halifi nuk ka vepruar drejt.
 
 
 Othmani i cili i dëgjoi fjalët e
delegacionit, u mundua të arsyetohet dhe pati sukses. Kështu anëtarët e delegacionit
u kthyen andej nga erdhën. Mirëpo, kryengritësit nuk u qetësuan, ata vendosën që,
të dërgojnë në Medine te halifi përfaqësues të kryengritësve prej Egjipti, prej Basre
dhe prej Kufe.

Prej Egjipti u nisën afer 800 vetë, përafërsisht po aq edhe prej Basre dhe prej Kufe,
me marrëveshje kinse shkojnë në qytetin e Pejgamberit të All-llahut për të kryer
Haxhin, kështu që të hyjnë në Medine dhe ta rrethojnë shtëpinë e halifit.
Populli i Medines nuk u dha leje të hyjnë në Medine.
 
 
Mirëpo ata i mashtruan duke u
thënë se qëllimi i tyre është të vizitojnë Qaben dhe pastaj të kërkojnë prej halifit t'i
largojë nga pozita mëkëmbësit e tij. Kryengritësit i mashtruan njerëzit e Medines
kinse do të kthehen prap, dhe pasi që medinasit shkuan nëpër shtëpitë e veta,
kryengritësit shfrytëzuan rastin dhe e rrethuan shtëpinë e halifit dhe prej tij kërkuan të
japë dorëheqje.

Othmani kur e pa se është rrethuar dhe se nuk mund të dalë edhe në xhami, kërkoi
ndihmë prej mëkëmbësve të tij, të cilët i erdhën në ndihmë, por më kot.
Disa muslimanë të mirë dhe të rinj e të zgjedhur ishin stacionuar në shtëpinë e
Othmanit dhe e mbronin atë. Kurse kryengritësit kur dëgjuan se ndihma e
mëkëbësve të tij po i afrohet qytetit të Medines, nuk patën rrugëdalje tjetër pos ta
mbytin Otbmanin. Rojtarët e Othmanit i kishin mbyllur dyert, prandaj disa prej
kryengritësve i dogjën dyert e disa kërcyen përmbi muret e shtëpisë së fqiut të halifit
dhe hynë brenda. Kur hyn krimineli, El-Gafiku Othmani r.a. ka qenë duke lexuar
Kur'an. Ai e godet me një copë hekuri Othmanin.
 
 
Një tjetër dëshiron ta godet halifin
me shpatë, por në atë rast e mbron bashkëshortja e Othmanit duke u lëshuar përmbi
te dhe duke e kapur me dorë shpatën, e cila ia preu gishtat e dorës. Pastaj krimineli i
tretë vërsulet dhe e godet Othmanin në qafë kështu që merr fund jeta e Othmanit r.a.
Kjo ngjau me 20 maj të vitit 656.
 

KODIFIKIMI I DYTË I KUR'ANIT (a.sh.)

Edhe gjatë sundimit të Othmanit r.a. është bërë kodifikimi i Kur'anit a.sh.
Kur Hudhejfeja ibën Jemani ishte në Persi në vitin 651, vërejti një mosmarrëveshje
midis të Irakut dhe të Sirisë rreth leximit të Kur'amt. Në mesin e ushtarëve, Hudhejfja
i dëgjoi këto fjalë: „Leximi im është më i drejtë se i yti".

Siç dihet, Kur'am është shpallur në dialektin e gjuhës arabe të fisit kurejsh, por vetë
Muhammedi a.s. dha leje që të lexohet edhe në gjashtë dialektet tjera të gjuhës
arabe.

Hafizat dhe shokët e Muhammedit a.s. të cilët u shpërndanë nëpër qytetet e Sirisë
dhe të Persisë, u takonin fiseve të ndryshme arabe, andaj edhe Kur'anin që e kishin
marrë me vete, e lexonin sipas dialektit të fisit të vet.

Hudhejfja kur u kthye në Medine, i propozoi halifit Othman që fletët - suhufet e
Kur'anit të cilat gjenden te disa hafizë dhe te shokët e Muhammedit a.s. t'i tubojë dhe
t'i krahasojë me fletët e Kur'anit të cilat gjenden në Revda el Mutaherre; nga frika që
të mos ndodh sikur me librat tjerë të shenjtë.

Othmani r.a. në marrëveshje me shokët më të vjetër të Muhammedit a.s., pasi që i
tuboi të gjitha fletët që gjindeshin te disa hafiza dhe te disa besimtarë tjerë, formoi
komisionin në të cilin ishte edhe Zejd ibën Thabiti. Komisionit i jep për detyrë që
përsëri ta kontrollojë Kur'anin, gjegjësisht, të gjitha suhufet dhe t'i krahasojë me
tekstin origjinal i cili gjendej në Revda el Mutahere.

Othmani r.a., komisionin e urdhëroi duke thënë „Nëse hasni në çfarëdo variante ose
dallimi (ndryshimi) gjuhësor, atëherë të shkruhet sipas dialektit të kurejshëve, sepse
në atë dialekt është shpallur Kur'ani; pëmdryshe kryekëput përmbahuni kodifikimit të
parë". Pastaj i lutet Hafsës, bashkëshortes së Muhammedit a.s. që origjnalin e
Kur'anit t'ia dorëzojë komisionit, duke i premtuar asaj se do t'ia kthejë përsëri fletët,
që t'i varros në vendin ku kishin qenë më parë.
 
 
Kur e përfundoi komisioni punën e
vet, ia dorëzoi halifit gjashtë kopjet e Kur'anit, plotësisht të përputhura me origjinalin.
Pas këtyre gjashtë kopjeve, Othmani r.a. nga një kopje prej tyre dërgoi në Kufe,
Basra, Damask dhe Mekkë. Kopjen e pestë e la në xhaminë e Medines për nevojat e
përgjithshme, ndërsa për vete e ndali kopjen e gjashtë dhe me te në dorë ndëroi jetë.
Të gjitha fletët dhe kopjet tjera, halifi dha urdhër që të digjen, kurse origjnalin ia ktheu
Hafsës.

Pas kodifikimit të dytë të Kur'anit, u shumëzuan kopjet e Kur'ani e kjo më së miri
shihet kur në luftën në Sifin, pesëqind ushtarët e Muavijut i ngrenin Kur'anat në majet
e shigjetave të tyre dhe me ta agjitonin kundër Aliut r.a.
 
/radioislame/


Lexuar: 2398 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 23-July-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |