Kushtet e Dëshmisë La ilahe il-lAllah
Ka thënë Imam Hafidh el-Hakemi, Allahu e mëshiroftë: "Kuptimi që kihet për qëllim në këto kushte nuk është thjesht që t’i numërosh dhe t’i mbash mend ato. Sa shpesh ndodh që një njeri i thjeshtë i mbledh ato të gjitha e kapet pas tyre, por kur vjen puna dhe e pyet atë që t’i numërojë ato, ai nuk është i aftë ta bëjë këtë.
Dhe sa shpesh ndodh që një person i mëson përmendësh ato duke i shprehur porse ai del prej tyre me shpejtësinë e shtizës. Dhe i sheh këta njerëz duke vepruar shumë gjëra të cilat i bëjnë të pavlefshme këto kushte. Dhe udhëzimi është në Dorë të Allahut".
Vërtet një nga Selefët, Uehb Ibn Munebbih, është pyetur: "A nuk është dëshmia La ilahe il-lAllah çelësi i Xhenetit?” Ai u përgjigj: "Sigurisht. Por megjithatë, nuk ka çelës që të mos i ketë dhëmbëzat e tij.
Kështu që nëse i afrohesh atij (Xhenetit) me çelësin e duhur, atëherë ai do të hapet për ty. E nëse jo, atëherë ai do të mbyllet.”Transmetuar nga Bukhari
|