PËR SHKAK TË SAJ ALLAHU DO T’I PRANOJË NJERËZIT NË XHENET
Tregon Ubade ibnu-Samit: I Dërguari i Allahut ka thënë: "Kushdo që dëshmon se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut të vetëm e i pashokë, dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij, dhe se ‘Isa është rob dhe i Dërguari i Tij, dhe fjala e Tij që u vendos tek Merjemja, dhe një shpirt (i krijuar) nga Ai, dhe se Xheneti është i vërtetë dhe Zjarri (Xhehenemi) është i vërtetë, Allahu do ta pranojë atë në xhenet, çfarëdo qofshin veprat e tij.” [el-Bukhari]
Ka thënë Shejkhul-Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë: "Kreu i Islamit është dëshmia La ilahe il-lAllah (nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut). Dhe kjo është ajo me të cilën u dërguan të gjithë Pejgamberët.
ka thënë Allahu i Lartësuar:
"Ne dërguam në çdo popull të dërguar që t'u thonë: "Adhuroni vetëm All-llahun, e largojuni djajve (adhurimit të tyre)!” [en-Nahl: 36]
Allahu i Lartësuar ka thënë:
"Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se: Nuk ka zot tjetër përveç Meje, pra më adhuroni!” [Suretu el-Enbija: 25]
Shejkhul-Islam Ibn Tejmije vazhdoi më tej: "Për këtë arsye, kreu i Islamit është dëshmia La ilahe il-lAllah (nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut). Kjo dëshmi përfshin adhurimin e Allahut të vetëm dhe braktisjen e adhurimit të çdo gjëje tjetër përkrah Tij.
Ajo është Islami në kuptimin e përgjithshëm. Dhe Allahu nuk do të pranojë asnjë fe tjetër veç Islamit për brezat që kanë kaluar dhe poashtu ato që do të vijnë.
Ka thënë Allahu i Lartësuar:
"E kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do t'i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshëpruarit".[Ali-Imran: 85]
" All-llahu vërtetoi se nuk ka zot tjetër përveç Tij, e dëshmuan edhe engjëjt e dijetarët, dhe se Ai është Zbatues i drejtësisë. Nuk ka zot përveç Tij, Fuqiplotit e të Urtit".[Ali-Imran: 18]
"Feja e pranueshme tek All-llahu është Islami, e atyre që u është dhënë libri, pasi mësuan për të vërtetën, vetëm nga zilia mes vete kundërshtuan. E kush mohon argumentet e All-llahut, le ta dijë se All-llahu shpejtë do t'i japë llogarinë".[Ali-Imran: 19]
Ashtu sikurse Allahu i Lartësuar nuk ka shokë e partnerë në Zotërimin e Tij, në Sundimin e Tij, në Gjykimin e Tij, në Krijimin e Tij, po ashtu Ai nuk ka shokë e partnerë në adhurim sepse i tërë adhurimi i takon vetëm Atij, dhe me këtë u dërguan të gjithë profetët dhe pejgamberët, dhe ata e thërrisnin njerëzimin te kjo.
Mblodhi dhe Përktheu:
Alban Malaj Kontrolloi:
Usame Shehaj 27 Nëntor, 2006 / 6 Dhul-Ka’de, 1427 |