Namazi është një ndër detyrat themelore dhe më të rëndësishme fetare. Me faljen e namazit respektojmë, nderojmë All-llahun xh.sh. dhe i falënderohemi Atij. Sepse njeriu prej vetë natyrës është ai që mvaret prej dikujt tjetër.
Gjendja në namaz është një lidhshmëri në mes robit dhe krijuesit të tij, në mënyrë që robi drejtëpërsëdrejt i drejtohet krijuesit pa kurfarë ndërmjetësimi. Këtë respekt dhe nder e bëjmë gjatë faljes së namazit.
Qëllimi i namazit është që shpirtërisht të afrohemi tek All-llahu xh.sh. Namazin e kanë falë edhe popujt tjerë para ummmetit të Muhammedit a.s. në këtë gjendje kanë qenë në lidhshmëri shpirtërore të përherëshme me krijuesin e vet.