Sot është - E Enjëte | Data: 18-April-2024 | Ora: 18:33
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Besimi i selefit në Kader

Besimi i selefit  në Kader.
 
 
Allahu është Krijues, Zot dhe Pronar i çdo gjëje. Ka caktuar kaderet e krijesave para se t’i krijonte, i caktoi atyre afatet (se sa do të jetojnë), furnizimin, veprat dhe caktoi se a do të jenë të lumtur apo do të jenë të dëshpëruar, e çdo gjë e evidentoi në Leuhi Mahfudh.
 
 
Ajo që e dëshiroi Allahu ndodhë, e ajo që nuk e dëshiroi nuk ndodhë. E din se çka ka ndodhë e çka do të ndodhë, e sikur të ndodhte si do të ndodhte. Ai është i fuqishëm për çdo gjë, e udhëzon kënd të dojë dhe e humb kënd të dojë.
 
 
Robërit kanë dëshirë e fuqi që punojnë sipas saj, brenda asaj që u caktoi Allahu dhe besojnë se robët nuk dëshirojnë përveç nëse dëshiron Allahu.

 
Thotë Allahu teala:
 
"E ata, të cilët luftuan për hir Tonë, Ne me siguri do t'i orientojmë rrugës për te Ne,.(El Ankebut-69)

Allahu i Madhëruar është Krijues i robëve dhe i veprave të tyre, e ata janë kryesit e vërtetë të atyre veprave, e nuk ka arsyetim për askend para Allahut për ndonjë obligim që nuk e ka kryer apo për një ndalesë që e ka bërë, përkundrazi, Allahu ka argument të fortë kundër njerëzve. Arsyetimi me Kader lejohet vetëm për fatkeqësi e jo edhe për turpe e mëkate.
 
 
 
Tregon Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem rreth Ademit dhe Musait alejhimas selam: "Polemizuan Ademi dhe Musa. Tha Musa: Ti je Ademi që mëkati yt të nxorri nga Xhenneti. I tha Ademi: Ti je Musa që të zgjodhi Allahu për shpalljen e Tij dhe Fjalën e Tij, e mandej më akuzon mua për një çështje që është caktuar për mua para se të krijohem. Kështu u arsyetua Ademi para Musait” (Muslimi).

Lexuar: 1116 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 10-March-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |