Sot është - E Premte | Data: 19-April-2024 | Ora: 20:43
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Ndjekja e shkaqeve- (sebepeve)

Ndjekja e shkaqeve (sebepeve)
 
 
Njeriut i paraqiten (në jetën e tij) dy çështje: Çështja në të cilën ka gjindshmëri dhe kjo nuk i pamundësohet atij dhe çështja në të cilën nuk ka gjindshmëri dhe nuk bën të ankohet për të.
 
 
Allahu subhanehu ve teala i din fatkeqësitë edhe para se të ndodhin ato, e dija e Tij për to nuk është shkak që e shtyn fatkeqin në fatkeqësi, por ato ndodhin prej shkaqeve që renditet për ndodhjen e tyre.
 
 
 
Nëse ndodhja e tyre është për shkak të moskujdesit të personit, duke i injoruar shkaqet dhe mjetet që e mbrojnë atë prej rënies në fatkeqësi, (shkaqe me të cilat) e ka urdhëruar feja e vet që t’i përdorë, atëherë ai është fajtor për pakujdesin e tij në mbrojtjen e vetvetes dhe në moskryerjen e shkaqeve të natyrshme të cilat e mbrojnë atë. E nëse është i pafuqi në mbrojtjen prej fatkeqësive atëherë ai arsyetohet.
 
 
 
Ndjekja e shkaqeve nuk e mohon Kaderin e as mbështetjen në Allahun, e përkundrazi ajo është pjesë e tyre. Mirëpo nëse ndodhë një caktim, atëherë obligohet të jemi të kënaqur e t’i dorëzohemi atij dhe duhet të gjejmë prehje në fjalët "E bëri Allahu Kader, e çka dëshiroi Aiveproi”.
 
 
Ndërsa para ndodhjes (së caktimit të Allahut), njeriu duhet të ndjekë shkaqet e ligjshme dhe mbrojtëset prej kadereve me kadere (tjera, sepse gjithçka është me Kaderin, caktimin e Allahut).
 
 
 
Të Dërguarit i kanë ndjekur shkaqet dhe mjetet të cilat i kanë ruajtur ata prej armiqëve të tyre, edhepse ata kanë qenë të ndihmuar me Shpalljen dhe Mbrojtjen prej Allahut dhul xhelal. I Dërguari i Allahut, Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, zotëriu i atyre që mbështeten në Zotin, i ka ndjekur shkaqet, me gjithë forcën e mbështetjes së tij në Zotin e tij.
 
 
Thotë Allahu xhel-le shanuhu:
 
 
"E ju përgatituni sa të keni mundësi force, (mjete luftarake) e kuaj të caktuar për betejë kundër atyre (që tradhtojnë) e me të, (me përgatitje) ta frikësoni armikun
e Allahut, armikun tuaj…” (El Enfal-60).
 
 
"Ai është që juve tokën ua bëri të përshtatshme, andaj, ecni nëpër pjesë të saj dhe shfrytëzoni begatitë e Tij,
meqë vetëm te Ai është e ardhmja” (El Mulk-15).
 
 
Thotë Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: "Besimtari i fortë (në besim) është më i mirë dhe më i dashur tek Allahu se sa besimtari i dobët, dhe te secili ka dobi. Kujdesu për atë që të sjell dobi. Kërko ndihmë nga Allahu e mos u bëj i dobët.Nëse të godet diçka, mos thuaj: sikur të veproja kështu, do të ndodhte kjo, por thuaj: Allahu e ka caktuar dhe çka ka dashur Ai ka vepruar. Sepse "lev-i"(sikur të...) e fillon veprimin e djallit” (Muslimi).

Lexuar: 1133 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 09-March-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |