Sot është - E Enjëte | Data: 25-April-2024 | Ora: 13:08
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Kushti i pestë:Besimi në Ditën e Fundit

Kushti i pestë:Besimi në Ditën e Fundit
 
 
Besimi në Ditën e Fundit është bindja për përfundimin e jetës së kësaj bote dhe hyrjes pas saj në botën tjetër, që fillon me vdekjen dhe jetën e Berzahut (jeta në varreza) dhe kalon me Kijametin, pastaj ringjalljen, shpërblimin apo dënimin, deri te hyrja e njerëzve në Xhennet apo në Xhehennem. Besimi në Ditën e Fundit është një nga kushtet e Imanit, kusht që Imani plotësohet me të, e kush e mohon ka bërë kufër.

 
Thotë Allahu i Lartësuar:
 
 
"…por mirësi e vërtetë është ajo e atij që i beson Allahut, ditës së fundit…” (El-Bekare-177).
 
 
Ka thënë i Dërguari sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në hadithin e Xhibrilit: "…Ai tha: "Më trego, ç'është imani?
 
 
(Pejgamberi) Tha: "Të besosh Allahun, engjëjt e Tij, librat e Tij të Dërguarit e Tij, Ditën e fundit dhe të besosh në të caktuarit e Tij të të mirës dhe të keqes"…” (Muslimi).
 
 
 
Gjithashtu obligohemi të besojmë edhe në paralajmërueset e Ditës së Fundit për të cilat na ka lajmëruar i Dërguari i Allahut, sal-lall-llahu alejhi ve sellem, që njihen si shenjat e Kijametit.
 

Dijetarët i kanë ndarë këto shenja në dy grupe:
 
 
A.Shenjat e vogla që janë paralajmëruese të afrimit të Kijametit, e ato janë shumë dhe shumë prej tyre kanë ndodhur e mund të themi se shumica e tyre kanë ndodhur. Prej këtyre shenjave janë: Dërgimi i Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, humbja e emanetit (besnikërisë), zbukurimi i xhamive dhe krenimi me to, marrja e çobanëve me ndërtimtari(Marrja e njerëzve me punë që nuk janë kompetent për to),luftimi i çifutëve dhe
vrasja e tyre, ngushtimi i kohës(bulimi i mjeteve transportuese dhe zvogëlimi i kohës së udhëtimeve prej vendit në vend),papunësia, paraqitja e sprovave të shumta, shpeshtimi i vrasjeve, shtimi i prostitucionit dhe mëkateve.
 
 
 
B.Shenjat e mëdha janë ato që ndodhin afër Ditës së Kijametit dhe shfaqja e këtyre shenjave është vërejtje (për njerëzit). Ato janë dhjetë shenja dhe asnjë prej tyre nuk është paraqitur.Prej këtyre shenjave janë: Ardhja e Mehdiut (Sundimtar i myslimanëve para Ditës së Kijametit që rrjedh nga fisi Kurejsh, familja Beni Hashim që është familja e Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem);shfaqja e Dexhallit(Krijesë e Allahut që bën mrekulli me qëllim që t’i mashtrojë besimtarët dhe t’i largojë nga besimi.
 
 
 
Është edhe sprova më e madhe që ju ndodh ndonjëherë besimtarëve.
Për këtë çdo i dërguar ia ka tërhequr vërejtjen popullit të vet prej tij); zbritja e Isait nga qielli si gjykatës i drejtë, që e then kryqin, e mbyt derrin dhe Dexhallin, e vendos xhizjen (Xhizja është tatim që e paguajnë çifutët dhe kristianët në shtetin islam, për sigurinë që iu ofron ky shtet)dhe sundon me sheriatin e Islamit, paraqiten Jexhuxhi dhe Me’xhuxhi e bën dua kundër tyre (Isa alejhis selam) dhe vdesin;
 
 
tri shembjet e tokës, një shembje në lindje, një në perëndim dhe një në gadishullin arabik; tymi i dendur që shpërthen nga qielli, që humb vetëdijen e njerëzve dhe i përfshin të gjithë; ngritja e Kur’anit nga toka në qiell; lindja e diellit nga perëndimi;dalja e kafshës(Kafshë që del nga toka) ; dalja e zjarrit të madh nga Adeni(Qytet në Jemenin e sotëm) që i dëbon njerëzit në drejtim të Shamit, e njëherit kjo është shenja e fundit prej shenjave të mëdha.
 
 
Transmeton Muslimi nga Hudhejfe ibën Usejd el Giffari radijall-llahu anhu që thotë: Erdhi i Dërguari i Allahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e ne ishim duke biseduar. Na pyeti: "Çka po bisedoni?” Thanë: Po bisedojmë për Kijametin. Tha (i Dërguari): "Nuk ndodh ai derisa të shfaqen para tij dhjetë shenja”.
 
 
 
E i përmendi: "Tymin, Dexhallin, kafshën, lindjen e diellit nga perëndimi, zbritjen e Isait birit të Merjemes, Jexhuxhin, tri shembjet, një në lindje, një në perëndim dhe një në gadishullin arabik, dhe e fundit prej tyre është zjarri që del në Jemen dhe i dëbon njerëzit…” (Muslimi).
 
 
 
Gjithashtu thotë i Dërguari i Allahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: "Del në fundin e popullit tim Mehdiu, e Allahu i dhuron shiun, toka jep frytet e veta, shtohet pasuria, …, shumohet populli, e kështu jetojnë shtatë apo tetë, domethënë vite” (Hakimi në Mustedrek).
 
 
 
Është cekur se këto shenja janë të njëpasnjëshme, kur të paraqitet njëra prej tyre pasohet prej tjetrës e kështu me rradhë derisa të bëhet Kijameti me lejen e Allahut të Lartësuar.
 
 
Me fjalën Kijamet është për qëllim: Dita kur dalin njerëzit prej varreve të tyre me urdhërin e Zotit të tyre që të japin llogari, shpërblehen të mirët e ndëshkohen të këqinjt.
 
Thotë Allahu i Madhëruar:
 
 
"Ditën kur duke u ngutur dalin prej varreve, sikur nguteshin te idhujt,(El-Mearixh-43)
 
 
Kjo ditë është përmendur me emra të ndryshëm në Kur’anin Fisnik.
Prej atyre emrave janë:
Dita e Ngritjes (Jeumul Kijameh),
Çasti Goditës (El Kariah),
Dita e Llogarisë (Jeumul Hisab),
Dita e Gjykimit (Jeumud din),
Katastrofa (Et tammeh),
Ndodhia e Madhe (El Vakia),
E Vërteta e Pashmangshme
(El-Hakkah), Fryerja e Dytë e Surit (Es Sahhah),
Trishtimi (El Gashije) si dhe emra tjerë.
 

Dita e Ngritjes- thotë Allahu xhel-le shanuhu:
 
"Betohem në ditën e kijametit;(El-Kijame-1)

Çasti Goditës- thotë Allahu i Lartësuar:
 
1. Krisma e kijametit.
2. Çka është krisma? (El-Karia-1-2)



Dita e llogarisë- thotë Allahu i Lartësuar:

"…Ata që largohen prej rrugës së Allahut i pret dënim i
rëndë për shkak se e harruan ditën e llogarisë” (Sad-26).



Dita e Gjykimit- thotë i Lartësuari:

14. Dhe se mëkatarët janë në xhehennem.

15. Aty futen ata ditën e gjykimit (të cilën nuk e besonin).
(El Infitar-14-15).
 


Katastrofa-thotë Allahu subhanehu ve teala:
 
E kur të vijë vala e madhe (kijameti),(En-Naziat-34).
 


Ndodhia e Madhe- thotë Allahu i Madhëruar:

E kur të ngjajë ndodhia (kijameti).(El-Vakia-1)
 

E Vërteta e Pashmangshme- thotë Allahu xhel-le shanuhu:
 
1. Momenti i katastrofës së përgjithshme (kijameti).
2. Ç'është kijameti? (El Hakkah-1-2).



Fryerja e dytë e Surit- thotë Allahu i Madhëruar:
 
E kur të vijë ushtima (krisma e kijametit);(Abese-33).



Trishtimi- thotë i Lartësuari:
 
A të erdhi ty lajmi për belanë që kaplon (kijameti)?(El-Gashijeh-1).

Lexuar: 9228 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 09-March-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |