Nevoja e njerëzve për libra dhe urtësia e zbritjes së tyre.
1.Që të jetë libri i zbritur te i Dërguari bazë për popullin e tij, që të bazohen në të në njohjen e fesë së tyre.
2.Që të jetë libri i zbritur te i Dërguari, gjykatës i drejtë për popullin e tij në çdo gjë që nuk pajtohen.
3.Që ta ruaj ai libër i zbritur fenë pas vdekjes së të Dërguarit pa marrë parasysh largësinë e vendeve apo kohës, ashtu siç është rasti në Thirrjen e të Dërguarit tonë Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
4.Që të jenë këta libra argumente për Allahun ndaj krijesave të Tij, e nuk lejohet për ta kundërshtimi i tyre e as dalja prej parimeve të tyre.
Thotë Allahu i Lartësuar:
"Njerëzit ishin një popull (të fesë së natyrshme islame) e (kur u përçanë) All-llahu dërgoi pejgamberët përgëzues dhe qortues, dhe atyre Ai u zbriti edhe librin me fakte të sakta për të gjykuar në atë që u kundërshtuan ndërmjet veti"...(El-Bekare-213) |