Sot është - E Shtunë | Data: 20-April-2024 | Ora: 13:07
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Urtësi [17]
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Çelësi i urtësisë



Urtësia është dhuratë nga Allahu i madhëruar, ia dhuron kujt të dojë nga robërit dhe evlijave të Tij. Urtësia nuk mund të përfitohet pa mësimin dhe udhëheqjen e pejgamberëve. Robi nuk është i urtë, në rast se nuk i përcjell rrugët e përfitimit të urtësisë dhe po ashtu nuk mund ta përfitojë urtësinë në rast se nuk i ka nxjerrë mësimet nga Kur’ani dhe sunneti. Kur myslimani i futet rrugës së urtësisë, kjo nuk e nxjerr nga ajo që quhet dhuratë nga Allahu i madhëruar sipas thënies së Allahut: "Ai ia dhuron urtësinë atij që do, e kujt i është dhënë urtësia, atij pra i është dhuruar mirësi e madhe, përveç të mençurve këtë nuk e kupton kush” (Bekare 269). Çka do të thotë se Ai është nderuar dhe i ka dhënë hair të madh me vlerë të madhe, me dobi të madhe.

Për këtë arsye, disa dijetarë, fjalët "i është dhuruar mirësi e madhe” i kanë shpjeguar se dhënia e urtësisë është hair i dynjasë dhe gjithë çfarë ka në të, duke u nisur nga fjalët me të cilat Allahu e ka përshkruar dynjanë: "mirësi e madhe”, çka tregon (argumenton) se, atë që e jep Allahu nga urtësia është më e mirë sesa dynjaja dhe çka ka në te, pasi ai të cilit i është dhënë ajo ka shpëtuar nga errësira e paditurisë dhe ka dalë në dritën e udhëzimit; nga devijimi në fjalë dhe vepra në goditjen e të vërtetës; në arritjen e drejtësisë dhe maturisë; në zgjuarsinë e ndriçuar. Kjo është nga dhëniet më të mira dhe dhuratat më të çmuara.

Urtësia ka rrugë me anë të cilave përfitohet me pëlqimin e Allahut të madhëruar. Nga rrugët më të rëndësishme, që, nëse i ndjekë myslimani, bëhet i urtë me lejen e Allahut të madhëruar, janë: 1 - Sjellja me urtësi Urtësia shpërndahet sipas degëve. Njëra nga këto degë është sjellja me urtësi dhe përmbajtja e moralit të mirë; largimi nga gjërat e turpshme haptazi dhe fshehurazi.

Të gjitha këto i arrin:

- Duke u bërë shembulli më i mirë për të tjerët dhe atë me pasimin e prijësit tonë të urtë Muhamedit, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të. Allahu e ka lavdëruar me fjalët: "Vërtet, ti je në një shkallë të lartë të moralit!” (Kalem 4.), çka ia dëshmoi edhe populli i vet, i cili e thërriste "Es-Sadiku El-Emin” - i drejti i besueshmi.

- Duke u bazuar në themelet e moralit të urtë. Prej ajeteve që ngërthen këto themele mund të përmendim: "Allahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim” (Nahël 90), sikundërse ajetet nga surja Isra.

- Besimi i pastër pa shirk. "E mos shoqëro me Allahun ndonjë zot tjetër, e të bëhesh i qortuar i papërkrahur.”

- Mirësjellja me prindërit. "Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as "of - oh”, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese). Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: "Zoti im! Mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël”.

- Pendimi. "Zoti juaj e di më së miri atë që keni në shpirtin tuaj. Nëse keni qëllime të mira, vërtet Ai u fal atyre që pendohen.”

- Mirësjellja me të afërmit, me të varfrit. "Dhe jepi çdo të afërmi të drejtën që i takon, edhe të varfrit, edhe atij në rrugë, po mos shpenzo tepër e pa rrugë.”

-Shpenzimi i matur. "Ata që shpenzojnë tepër janë vëllezër (në veprim) të djajve, e djalli është përbuzës i madh i Zotit të Tij.”; "Nëse detyrohesh t’ua kthesh shpinën atyre (të afërmve etj.), duke kërkuar mëshirën të cilën e shpreson nga Zoti yt (furnizim për t’i ndihmuar ata), atëherë thuaju atyre fjalë të mira (të lehta).”

- Bujaria dhe zemërbardhësia. "Dhe mos e bëj dorën tënde të lidhur për qafe (mos u bëj dorështrënguar), e as mos e shtrij në tërësi, e të mbetesh i qortuar dhe duarthatë (nga shpenzimi i tepërt).” Risku është nga Allahu: "S’ka dyshim se Zoti yt është Ai që furnizon me bollëk atë që do dhe ia kufizon atij që do. Ai hollësisht e di për robërit e vet dhe i vështron.”

- Kujdesi për fëmijët. "Ju mos i mbytni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë, se Ne ua sigurojmë furnizimin atyre dhe juve, e mbytja e tyre është mëkat i madh.”

- Nderi. "Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasë), sepse vërtet ai është vepër e shëmtuar dhe është një rrugë shumë e keqe.”

- Ndalimi i vrasjes. "Dhe mos e mbytni njeriun që Allahu e ka ndaluar (mbytjen e tij), përveç me drejtësi (që e kërkon sheriati). E kush mbytet pa të drejtë (pa faj), kujdestarit të tij Ne i kemi dhënë të drejtë (të kërkojë drejtësinë), e ai të mos e kalojë kufirin në mbytje derisa ai është i ndihmuar (prej Zotit)”.

- Ndalimi i keqpërdorimit të pasurisë së tjetrit (jetimit). "Mos përdoroni pasurinë e jetimit ndryshe vetëm në mënyrë më të mirë (për t’ia shtuar), derisa ai të arrijë pjekurinë e vet. Premtimin zbatojeni, sepse për premtimin ka përgjegjësi.”

- Peshimi i saktë. "Masën mbusheni kur matni (me enë) dhe peshoni me peshojë të drejtë (precize). Kjo është më e dobishme dhe ka përfundim më të mirë.”

- Ndalimi i të folurit pa dituri. "Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të parit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.”

- Ndalimi nga mendjemadhësia. "Dhe mos ec nëpër tokë me mburrje, pse ti as nuk mund ta çash tokën as nuk mund ta arrish lartësinë e maleve. E keqja e të gjitha këtyre është e urryer te Zoti yt. Këto janë nga urtësia që Zoti yt ta shpalli ty. Mos shoqëro me Allahun ndonjë zot tjetër e të hidhesh në xhehenem i qortuar dhe i larguar.” (Isra 22 – 39).

Siç shihet, këto ajete kanë përfshirë njëzetë e pesë urtësi. T’i përvetësosh dhe t’i zbatosh këto, është më e mirë se dynjaja dhe gjithë çfarë gjendet në të, ndërsa anashkalimi i tyre sjell humbje dhe disfatë në dynja dhe Ahiret. Më në fund Allahu i lartmadhëruar këtë ajet, që mbaron me fjalët: "... Këto janë nga urtësia që Zoti yt ta shpalli ty ...” (Isra 39).

- Duke marrë mësim nga fjalët dhe veprat e të urtëve. Një njeri takohet me Llukmanin, Allahu qoftë i kënaqur me të, dhe e pyet: A ti je Llukmani? Ti je Abdu Beni En-Nuhas? Tha: Po. Tha: A ti je bariu i deleve të zeza (d.m.th njerëzve)? Tha: Sa i përket të zezës time (d.m.th numrit të madh të njerëzve që e ndiqnin) është e dukshme, por çka është ajo që të pëlqen nga puna ime? (Ajo është): njerëzit po e shkelin tepihun tënd, po tubohen te dera jote dhe janë të kënaqur me fjalën tënde. Tha: o bir i vëllait tim, nëse ti vepron atë që të them, do të bëhesh si ata. Tha: Çka është ajo? Llukmani tha: unë e përul shikimin, e mbledh gjuhën, i përmbahem ushqimit, e ruaj nderin, i kryej obligimet, e përmbush zotimin, e gostis mysafirin, e ruaj fqinjin dhe e braktis atë që nuk ka të bëj me mua, pra e gjithë kjo më ka bërë kështu siç po më sheh. (El-bidaje ve en-nihaje).

2 - Të vepruarit me dituri dhe sinqeritet. Kjo është nga rrugët më të rëndësishme të urtësisë. Dituri është ajo që bazohet në argument. E dobishmja është nga Kur’ani dhe Sunneti, duke mësuar fillimisht kuptimin e tyre dhe, pastaj, të vepruarit sipas tyre. Nëse njeriu nuk e ka këtë qëllim, nuk mund të jetë ndjekës i dijes dhe i Fesë.

3 - Të përqendruarit. Allahu i madhëruar ka thënë: "E, s’ka dyshim se ata që thanë: "Allahu është Zoti ynë”, dhe ishin të paluhatshëm, atyre u vijnë engjëjt (në prag të vdekjes dhe u thonë): të mos u frikësoheni, të mos pikëlloheni, keni myzhde xhenetin që u premtohej” (Fusilet 30). Sufjan b. Abdullah rrëfen: I thashë pejgamberit - salallahu alejhi ue selem: O i dërguari i Allahut, ma thuaj mua një fjalë në islam që mos të pyes për të askënd tjetër. Tha: Thuaj Besova në Allahun e pastaj përqendrohu. (Muslimi, Tirmidhiu, Ibn Maxhe, Ahmedi).

4 - Përvoja. Allahu i madhëruar ka thënë: "Ne do t’ua bëjmë atyre të mundshme që t’i shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre deri që t’u bëhet e qartë se ai (Kur’ani) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë” (Nahël 53). Nga Muaviju mësojmë se Pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Nuk ka të urtë, përpos atij që është me përvojë" (Buhariu 10, 529). Po ashtu, i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Besimtari nuk kafshohet nga e njëjta strofull dy herë” (Buhariu, Muslimi).

5 - Udhëheqja me urtësi Dhe atë:

- Duke i shfrytëzuar kohët e lira me aktivitete. Abdullah b. Mesudi i ka këshilluar njerëzit në çdo të enjte. Një njeri i tha: "O Ebu Abdur-Rahman, dëshiroja që të na këshilloje çdo ditë. Tha: Sa më përket mua, më ndalon droja se mos ju mërzis, andaj edhe ju këshilloj rrallë, ashtu siç bënte Pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, i cili na këshillonte rrallë nga droja se mos na mërziste". (Buhariu, Muslimi).

-Duke pasur parasysh situatën e parisë në gjendjen që jetojmë. Pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, i ka thënë Aishes: "Oj Aisha po të mos ish populli yt i ri (në islam) me xhahilet, do të kisha urdhëruar të rrafshohej Qabeja, e të shtyja aty, atë që e kanë nxjerrë, do ta bashkoja me tokën, do t’i bëja dy dyer: derë nga lindja dhe derë nga perëndimi dhe do t’i përfshija themelet i Ibrahimit" (Buhari, Muslim)

-Duke i fituar zemrat e njerëzve me shpërndarje të pasurisë. Allahu e ka krijuar njeriun që të jetë lakmues për nga natyra. Nga zekati ka caktuar hise që u takon atyre që duam t’u fitojmë Zemrën. Pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Unë i jap ndonjë njeriu, por tjetri ndoshta është më i dashur tek unë..." (Buhariu, Muslimi). Pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë edhe këtë: "jepni dhuratë që të duheni mes jush" (Buhariu, Muslimi).

-Duke ua përmendur meritat të tjerëve pa e tepruar. Pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, kur ka dashur të tregojë për Ensarët se janë të dashur tek ai, u ka thënë: "...po të ecin njerëzit kah ndonjë luginë, apo rrugë, do të shkoja (zgjedhja) luginën e Ensarëve apo rrugën e Ensarëve". (Buhariu, Muslimi). Në politikën islame nuk ka gënjeshtër dhe mashtrime, por thuhet e vërteta.

-Fitimi i zemrave duke falur gabimin. "Ti ishe i butë ndaj atyre, ngase Allahu të dhuroi mëshirë, e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do shkapërderdheshin prej teje, andaj ti falja atyre dhe kërko ndjesë për ta, e konsultohu me ta në të gjitha çështjet, e kur të vendosësh, atëherë mbështetu në Allahun, se Allahu i do ata që mbështeten” (Ali Imran, 159). Pra, këto janë disa rrugë dhe shkaqe me anë të cilave me lejen e Allahut mund të arrihet urtësia.


Autori: Said b. Alij el-Kahtani

Marrë nga "El-hikmetu fi daveti ila Allah” përktheu: Ali Shaban Tanusha


Lexuar: 1253 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 25-October-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |