Sot është - E Merkurë | Data: 24-April-2024 | Ora: 08:04
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Urtësi [17]
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Ndodhia e njërit prej Selefëve i cili u sprovua nga Fitneja e një gruaje të huaj!


Autor: Imami, Hafidhi Ahmed bin Abdilah bin Salih Ebil-Hasen el-‘Ixhli
Shkëputur nga libri i tij: Ta’rikh eth-Thikat, fq. 321-323.
Burimi: SalafiPublications.com

Imam el-‘Ixhli ka thënë:
Ka pas qenë një grua shumë e bukur, e martuar, e cila jetonte në Mekke. Një ditë, ndërsa po sodiste fytyrën e saj në pasqyrë, ajo i tha burrit:

"A mendon se mund të ketë ndonjë njeri që po ta shikojë këtë fytyrë të mos sprovohet prej saj?”

Ai u përgjigj: "Po.”

Ajo tha: "Kush?”

Ai tha: "'Ubejd bin ‘Umejri.” [1]
Ajo tha: "A më lejon që të shkoj tek ai për ta sprovuar.”

Ai tha: "Po, të lejoj.”
Kështu, ajo shkoi tek ai e maskuar si një grua që kërkonte të merrte fetva prej tij. Të dy bashkë shkuan tek një qoshe në Mesxhidul-Haram. Atëherë, ajo zhveshi një pjesë të trupit të saj aq sa gjysma e hënës. Kështu, ai i tha:
 
"O robëresha e Allahut! (Ja~ Amatullah!)”

Ajo i tha: "Vërtet, unë jam sprovuar nga ty, prandaj shikoje këtë punën time.”

Ai u përgjigj: "Vërtet, unë do të të pyes për diçka; dhe nëse tregohesh e vërtetë për këtë, atëherë unë do ta shoh këtë punën tënde.”

Ajo tha: "Për çdo gjë që do të më kërkosh unë do tregohem e vërtetë me ty.”

Kështu, ai tha: "Më thuaj, nëse të vjen Meleku i Vdekjes që të të marrë shpirtin, atëherë a do të ishe e kënaqur që unë ta realizojë këtë kërkesë për ty?”

Ajo tha: "Pasha Allahun, jo.”

Kështu, ai tha: "Ke thënë të vërtetën.”

Pastaj ai tha: "Sikur të futeshe në varrin tënd dhe të uleshe për t’u marrë në pyetje, atëherë a do të ishe e kënaqur që unë ta realizojë këtë kërkesë për ty?”

Ajo tha: "Pasha Allahun, jo.”

Kështu, ai tha: "Ke thënë të vërtetën.”

Pastaj ai tha: "Kur njerëzve t’u jepen librat e tyre (me veprat që kanë punuar), ndërsa ti nuk e di akoma nëse atë do ta japin në dorën tënde të djathtë apo në të majtë, atëherë a do të ishe e kënaqur që unë ta realizojë këtë kërkesë për ty?”

Ajo tha: "Pasha Allahun, jo.”

Kështu, ai tha: "Ke thënë të vërtetën.”

Pastaj ai tha: "Kur të bëhesh gati për të kaluar mbi Sirat; ndërsa ti nuk e di nëse do ta kalosh apo nuk do ta kalosh atë, atëherë a do të ishe e kënaqur që unë ta realizojë këtë kërkesë për ty?”

Ajo tha: "Pasha Allahun, jo.”
Kështu, ai tha: "Ke thënë të vërtetën.”

Pastaj ai tha: "Pastaj, kur të sillet peshorja; dhe kur të afrohesh edhe ti, ndërsa ti nuk e di nëse ajo do të jetë e lehtë apo e rëndë, atëherë a do të ishe e kënaqur që unë ta realizojë këtë kërkesë për ty?”

Ajo tha: "Pasha Allahun, jo.”

Kështu, ai tha: "Ke thënë të vërtetën.”

Pastaj ai tha: "Pastaj, sikur të qëndroje para Allahut për të dhënë llogari, atëherë a do të ishe e kënaqur që unë ta realizojë këtë kërkesë për ty?”

Ajo tha: "Pasha Allahun, jo.”

Kështu, ai tha: "Ke thënë të vërtetën.”

Pastaj ai tha: "Frikësoju Allahu o robëresha e Allahut ngase vërtet Allahu të ka dhënë begati dhe të ka dhënë këtë vlerë.”

Pastaj gruaj u kthye te burri i saj dhe ai e pyeti:"Çfarë bëre?”

Ajo ia ktheu: "Ti rri kot – dhe që të dy po rrimë kot, kështu që unë po i kthehem namazit, agjërimit dhe ibadetit.”

Pastaj, burri i saj thoshte: "Si është kjo puna ime me 'Ubejd bin ‘Umejrin. Ai ma prishi gruan. Çdo natë më përpara ajo ishte si një nuse e re, por tani ajo është shndërruar në murgeshë.

Fundnotat:
[1] Ai ishte 'Ubejd bin ‘Umejr Ibn Katade bin Se’id bin ‘Amir bin Xhunda’ bin Leith el-Leithi el-Xhunda’i el-Mekkij – Ebu ‘Asim, gjykatësi i popullit të Mekkes; këshilluesi, komentuesi i Kur'anit, njeri me dinjitet të lartë. Ai lindi në kohën e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe ishte një nga njerëzit e besueshëm mes Tabi’inëve dhe një prej Imamëve të tyre në Mekke. Ai ka transmetuar nga i ati (i cili ishte nga Sahabët) dhe nga ‘Umer Ibnul-Khattab, ‘Ali, Ubejj bin Ka’b, Ebi Dherr, ‘A’isha, Umm Seleme, Ebi Musa el-Esh’ari, Ebi Hurejra, Eba Se’id el-Khudri, Ibn ‘Abbas... etj.
 
 
Mes atyre që transmetuan prej tij përfshihen: i biri i tij, ‘Abdullah bin ‘Ubejd,* ‘Atta bin Ebi Rabbah, Muxhahid, Ibn Ebi Mulejka, ‘Amr bin Dinar, ‘Abdul-‘Azijz bin Rufa’i, Ebu Zubejr... dhe shumë të tjerë.

Jahja bin Me’in dhe Ebu Zur’a e deklaruan atë të besueshëm (Thikat). El-‘Ixhli ka thënë: Mekas, Tabi’in. ‘Abdullah Ibn ‘Umeri ulej në mexhliset e tij dhe thoshte: "Kjo mirësi me të cilën ka ardhur Ibn Katade është nga Allahu.”

Ibn Sa’d ka përmendur: el-Fadl bin Dukejn na njoftoi duke thënë: Ebu Bekr bin ‘Ijjash na ka transmetuar nga ‘Abdil-Malik, nga ‘Atta i cili ka thënë: "Unë dhe ‘Ubejd bin ‘Umejri shkuam tek ‘A’isha dhe ajo tha: "Kush është ky?” Ai u përgjigj: "Unë jam ‘Ubejd bin ‘Umejr.” Ajo i tha: "Këshilluesi i popullit të Mekkes?” Ai tha: "Po.” Kështu, ajo i tha: "Tregohu i butë sepse vërtetë përkujtimi është i rëndë.” (D.m.th. tregohu i butë kur t’i këshillosh njerëzit.)

Ebu Ne’im el-Asbahani ka thënë: Ebu Hamid bin Xhebleh na ka transmetuar nga Muhamed bin Is`hak eth-Thekafij, ky na ka transmetuar nga Jusuf bin Musa, ai na ka transmetuar nga Xheriri, ky na ka transmetuar nga el-A’mesh, ky nga Ebu Sufjani i cili ka thënë: ‘Abdullah bin Zubejri u takua njëherë me ‘Ubejd bin ‘Umejrin dhe i tha: "Nami yt nuk është i vogël o Eba ‘Asim.”

Është transmetuar nga Muxhahidi se ai ka thënë: "Ne jemi të nderuar që kemi nga Tabi’inët katër persona: (kënduesin tonë të Kur'anit) ‘Abdullah bin Sa’ib, (myftiun tonë) ‘Abdullah Ibn ‘Abbasin, (muezinin tonë) Ebu Mahdhura, (dhe gjykatësin tonë) ‘Ubejd bin ‘Umejri – domethënë nga njerëzit e Mekkes.”

Nga fjalët që ka thënë ai përmendim: "Sikur varrit t’i jepnin një gjuhë për të folur, ai do të thoshte: O biri i Ademit si mund të më harrosh? A nuk e di ti se unë jam banesa e kalbëzimit! Banesa e krimbave! Banesa e shkretimit dhe vetmisë!”

Ai vdiq shumë pak kohë pas vdekjes së Ibn ‘Umerit, sikurse është përmendur nga Bukhari. Ibn Hibbani ka thënë në "eth-Thikat”: "Ai vdiq në vitin 68H njësoj me Ibn Kutejben në el-Me’arif.”

Është thënë se ai nuk ka dëgjuar nga babi i tij.
 
 
[Shiko Tahdhibut-Tahdhib, 7/71]


Lexuar: 971 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 25-October-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |