Sot është - E Enjëte | Data: 28-March-2024 | Ora: 12:13
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Urtësi [17]
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Urtësi Islame!


1. Virtyti i diturisë është më i dashur tek Allahu se virtyti i adhurimit.″

2. ″Janë dy grupe nga ummeti im që, kur ata janë të devotshëm, ummeti im do të jetë në të drejtë e kur ata janë të prishur ummeti im do të korruptohet: dijetarët dhe sundimtarët.″

3. ″Njeriu ndikohet nga besimi i miqve të tij, ndaj kujdes me kë shoqëroheni!″

7. ″Nderi i besimtarit qëndron tek vigjilimi natën (për ibadet), kurse respekti i tij tek mos varja nga njerëzit.″

8. ″Gjërat që i çojnë njerëzit më shumë në Xhennet janë devotshmëria dhe mirësjellja.″
9. ″Mos shikoni vogëlsinë e mëkatit por madhështinë e Atij ndaj të cilit keni mëkatuar!″

10. ″Kush përhap çështjet fetare pa kompetencë i bën dëm fesë, në vend që t′i shërbejë.″

11. ″Tri gjërave i druhem për ummetin tim pas meje: shmangies pas diturisë, joshjeve devijuese dhe epshit të stomakut e të pjesëve intime.″

12. ″Kush ruhet nga veset e stomakut, gjuhës dhe pjesëve intime është i mbrojtur nga të gjitha mëkatet.″

13. ″Ai që i kalon dy ditë njësoj, është në humbje.″

14. ″Ibadeti ka shtatëdhjetë degë; më e mira prej tyre është fitimi i jetesës me hallall.″

16. ″Zemërimi e prish imanin si uthulla mjaltin.″

17. ″Hajri i dynjasë dhe i ahiretit është tek dija.″

19. ″Pyetni të diturit, rrini me të urtët dhe shoqërohuni me të varfrit!″

20. ″Dy rekate të martuarit janë më të vlefshme se qëndrimi zgjuar natën dhe agjërimi ditën i beqarit.″

21. ″Kush martohet ka fituar gjysmën e imanit dhe duhet t′i frikësohet Zotit për gjysmën tjetër!″
22. ″Më të provuarit e të vdekurve tuaj janë beqarët.″

23. ″Fjala ′të dua′ e burrit nuk do ta lërë kurrë zemrën e gruas.″

24. ″Dyert e mëshirës hapen në katër raste: kur bie shi, kur fëmija vështron me dashuri fytyrën e prindit, kur hapet Qa′bja dhe kur martohet dikush.″

25. ″Rënkimi i banorëve të Xhehenemit është kryesisht prej shtyrjes së pendimit.″

27. ″Pajtimi i dy personave është më i mirë për myslimanin sesa të gjitha lutjet dhe agjërimet së bashku.″

28. ″Ai që drejton në punë të mira është si ai që i kryen ato.″

29. ″Ai që e mërzit besimtarin nuk mund ta shlyejë fajin e vet edhe po t′i ofrojë atij tërë botën.″

30. ″Kush fyen një besimtar më ka fyer mua.″



Lexuar: 2886 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 25-October-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |