Agjëroni që të jeni të shëndetshëm" Hadith Agjërimi është një vepër që ka shumë dobi si nga ana shpirtërore ashtu edhe nga ana shëndetësore... Dr. Alexis Carrel (Fitues i çmimit Nobel në mjekësi – 1940), në librin e tij "L'homme, cet inconu" – (Njeriu, ky i panjohur), thotë: "Gjatë agjërimit harxhohen dhjamërat dhe lëndët e tepërta të depozituara në trup, e më pas këto zëvendësohen me të reja, kështu ndodh një ripërtëritje në trup."
Dobitë psikologjike të agjërimit Gjatë agjërimit trupi ka një periudhë pushimi të plotë nga e cila përfiton në mënyrë të shpejtë. Neuroadoptimi: Agjërimi ndihmon censorët e shijes që të përshtaten me një nivel më të ulët të kripës që merret me ushqimin, kjo gjë i mundëson trupit të adoptohet me shpejtësi me një dietë të shëndetshme me më pak kripë.
Rikalibrimi enzimatik: Gjatë agjërimit, trupi shton ndryshimet enzimatike që ndikojnë në rregullimin e shumë sistemeve si detoksifikimi nga substancat helmuese, harxhimin e rezervave dhjamore dhe rezervimin e proteinave.
Ky është dhe shkaku i përmirësimeve në gjendjen klinike të pacientëve. Humbja në peshë: Nuk është një strategji primare për rënien nga pesha, por ndihmon. Ndihmon në fitimin e zakoneve të një ngrënieje të rregullt. Meqenëse reduktohet pirja e duhanit, pastrohet gjaku dhe forcohen mushkëritë.
Atmosfera shpirtërore gjatë agjërimit ul stresin. Stresi ndikon në cilësinë e jetës dhe është shkak potencial për shumë sëmundje.
Organizmi i obezëve gjen mundësinë e pushimit si dhe i jepet mundësia që të rregullojë mënyrën e të ushqyerit. Detoksifikimi: Agjërimi lehtëson dhe mobilizon eliminimin e substancave të dëmshme nga organizmi si: kolesteroli, acidi urik, dioksina dhe mbetje të tjera toksike.
Natriurezis: Agjërimi nxit efektin natriuretik, që e lejon trupin të eliminojë natriumin dhe ujin e tepërt nga organizmi. Kjo lejon zgjidhjen e problemeve kronike me edem, dhe ndihmon në uljen e volumit të rritur të gjakut, bashkë me presionin e lartë të gjakut.
Agjërimi ndihmon në lehtësimin e sëmundjeve si artriti, koliti, astma, alergjitë e ndryshme dhe largon lodhjen, duke ulur kalimin e pjesëzave të vogla të patretura mirë nga zorrët në enët e gjakut.
Agjërimi ka një ndikim normalizues në sistemin autonom nervor. Ul shqetësimet në sistemin tretës si dhe qetëson gjendjen e ankthit. Agjërimi përbën një periudhë pushimi për organet e sistemi tretës:
• Mëlçia pushon 4-6 orë;
• Stomaku pushon, nuk grumbullohet acid tretës;
• Zorrët, kanë një periudhë pushimi porsa i përket sekrecionit të lëngjeve si dhe ulet ritmi i punës i muskujve. Pllakat Peyer; që ndodhen në zorrë, nën endodermë janë pjesë e sistemit mbrojtës, gjatë agjërimit bëhet revizionimi mbi to dhe njeriu bëhet më i qëndrueshëm ndaj sëmundjeve që kalojnë në sistemin tretës.
• Mosdjegia e plotë e mbeturinave të lëndëve ushqimore në enët e gjakut shkakton dëmtimin dhe konsumimin e tyre, kurse gjatë agjërimit, sidomos para iftarit, të gjitha lëndët ushqimore në gjak eliminohen.
• Veshkat gjatë agjërimit pushojnë dhe ripërtërihen.
• Gjatë agjërimit, palca e kockave (vendi ku prodhohet gjaku) ngacmohet dhe shtohet sasia e prodhuar e gjakut. Dukuria që i prek më shumë qelizat: Rregullimi i ekuilibrit të ujit mes qelizave si dhe brenda tyre. Gjatë agjërimit kjo zbret në minimum dhe kështu në funksionet qelizore ndodh një qetësim i rëndësishëm. Agjërimi dhe hipertensioni: Hipertensioni, shkaktari kryesor që kontribuon në vdekjet dhe dëmtimet në shoqëritë e industrializuara. Në vitin 1984, qendra shëndetësore "Tru North Health Center" në USA, bëri një studim me 174 pacientë me hipertension.
Kurimi ishte qëndrimi pa ngrënë, vetëm me ujë. 90 % e pacientëve u shëruan plotësisht e nuk patën më nevojë për ilaçe. Agjërimi dhe sëmundja Alz heinër: Në një eksperiment të bërë me 3 grupe kaviesh. Një grup u la pa ngrënë, një grup me dietë të rreptë dhe i treti u la të hante sipas dëshirës.
Tek grupet që u lanë pa ngrënë dhe ata me dietë të rreptë, përqendrimi i sheqerit dhe i insulinës, ishte më i ulët krahasuar me kaviet që ishin të lira të hanin sipas dëshirës. Të tre grupeve iu injektua lëndë toksike që dëmtonte qelizat e trurit, si pasojë shkaktohej sëmundja Alz heinër.
Rezultati: Qelizat e trurit në kaviet që u lanë pa ngrënë u dëmtuan më pak se ato të kavieve me dietë apo të ushqyera normalisht. Agjërimi dhe tërheqja hënore Agjërimi dhe largimi i Hënës nga toka, siç ndikon mbi detrat dhe oqeanet, po ashtu ndikon dhe mbi trupin e njeriut që mbi 70 % ka ujë. Agjërimi ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit mendor dhe trupor si dhe stabilizon efektet e tërheqjes hënore mbi organizëm. Rekomandohet agjërimi i ditëve 13-14-15, sipas kalendarit hënor, pasi janë ditët kur rritet në maksimum tërheqja hënore dhe efektet e saj negative mbi organizëm.
Agjërimi, sekret i jetëgjatësisë "Po ta dini agjërimi është më i dobishëm për ju." Trupi dhe organet e sistemit tretës duhet të punojnë vazhdimisht, pa pushim. Të gjithë e dimë se pas një pune të lodhshme nevojitet një periudhë pushimi dhe ky është muaji i Ramazanit.
Gjatë Ramazanit eliminohen toksinat (helmet) nga trupi. Agjërimi, shërim për shumë sëmundje Dr. Dewey, Dr. Guelpa, Dr. Frumusan, Dr. Pauchet; janë disa nga mjekët që kanë kryer kërkime mbi agjërimin dhe kanë përdorur agjërimin me kohë të gjatë dhe të shkurtër për trajtimin e pacientëve të vet. Dr. Dewey këshillon pacientët e vet dhe njerëzit e shëndetshëm: "Hani 2 herë (vakte) në ditë". Prof. Dr. Pauchet i këshillon pacientët që do të operohen, të agjërojnë para dhe pas operacionit, për të ulur në minimum rreziqet e operacionit dhe që të shpejtojnë mbylljen e plagës.
Ndryshimi mes agjërimit dhe ndenjes pa ngrënë Kur rri pa ngrënë stomaku është në pritje të ushqimit dhe sekreton acid vazhdimisht, gjë që është e dëmshme. Personi që agjëron e di që nuk do të hajë deri në iftar dhe truri nuk nxit sekrecionet e stomakut. Kjo mënyrë pengon mosdëmtimin e stomakut. |