Sot është - E Martë | Data: 16-April-2024 | Ora: 09:38
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Pergaditja per namaz Abdesi






Një prej kushteve të namazit është abdesi, pa të cilin nuk ka edhe namaz. Ka thënë Pejgamberi (Salallahu Alajhi We Seleme): "Nuk ja pranon Allahu namazin atij, i cili e kryen nevojën (e madhe apo të vogël) derisa të pastrohet."(Buhariu dhe Muslimi)
 
 
Vlera e Abdesit:
 
Ka thënë Pejgamberi (Salallahu Alajhi We Seleme): "A dëshironi të ju tregoj për një gjë që Allahu të ju shlyen gabimet dhe të ngriteni në të?", thanë të pranishmt, "Gjithsesi o i Derguar i Allahut," tha i Dërguari s.a.v.s, " Marrja abdes në ditët e vështira (në ditët e ftohta apo abdesi i të sëmurit), si dhe shpeshtimi i shkuarjes në xhami dhe pritja e namazeve në xhami pas namazit të cilin e ke falë në xhami. Kjo pra ështe lidhja e juaj, kjo pra eshte lidhja e juaj."
 
Me abdes nënkuptojmë larjen e fytyrës, duarve, kokës dhe këmbëve me ujë. Më poshtë jepen hollësitë e mëtejshme:
 
 
Abdesi është pjesë e ligjit islam. Kjo vërtetohet nga tre burimet kryesore të ligjit islam:
 
 
(1) Kurani
 
 
 Allahu thotë në Kuran:
 
 
 يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِذَا قُمْتُمْ إِلَى الصَّلاَةِ فَاغْسِلُوا وُجُوهَكُمْ وَأَيْدِيَكُمْ إِلَى الْمَرَافِقِ وَامْسَحُوا بِرُءُوسِكُمْ وَأَرْجُلَكُمْ إِلَى الْكَعْبَيْنِ
 
"O ju që keni besuar! Kur çoheni për të falur namazin, lani fytyrën dhe krahët tuaj deri në bërryla dhe fërkoni kokën dhe këmbët tuaja deri tek nyjet”. (El Maide: 6)
 

 
(2) Suneti
 
Ebu Hurejra transmeton se i Dërguari i Allahut ka thënë: "Allahu nuk e pranon namazin e atij njeriu, cili e prish abdesin e tij, derisa të marrë përsëri”.
 
Transmeton Buhariu, Muslimi, Ebu Daudi dhe Tirmidhiu.
 

 
(3) Konsensusi (vendimi unanim i të gjithë dijetarëve)
 
Mbi ligjshmërinë e abdesit ekziston një qëndrim unanim mes muslimanëve që nga koha e Pejgamberit (a.s.) e deri në ditët tona. Me këtë hyn në kategorinë e çështjeve fetare, të cilat domosdoshmërisht janë të njohura.
 
 
 
 
1-E bën nijet me zemër dhe pastaj e përmend Allahun (Subhanehu ve Teala) duke thënë ´Bismilahi Rrahmani Rrahim´
 
2-I lanë duart tri herë me ujë të pastër deri në kyçe, së pari të djathtën e pastaj të majtën.

 
 

 
 
3-Merr ujë me dorën e djathtë dhe e shpërlan tri herë gojën

 
 

 
 
4-E shpërlan hundën tri herë (dhe është sunnet që me marr ujë me dorën e djathtë dhe me e shpërla gojën dhe hundën po me atë ujë duke e fut një pjesë në gojë dhe një pjesë në hundë)
 
 

 
 
5-Pastaj e lanë fëtyren tri herë, duke filluar për së, gjati prej fillimit të flokëve deri te Arra e fytit, kurse për së gjëri prej veshit deri te veshi tje.

Vërejtje: Larja e fëtyres për ata të cilët nuk kanë flokë (janë qela); ai duhet ta lajë fëtyren prej aty ku fillojnë flokët e njerëzve të cilët kanë flokë.

Kurse, për ata të cilët kanë mjekra të rralla duhet që ta lajnë fëtyren duke i futur gishtat nëpër mjekër dhe duke e fërkuar atë, kurse ata të cilët e kanë mjekrën e shpeshtë duhet ta lajnë mjekrën sipërfaqësisht duke mos e fërkuar.

 
 

 
 
6-Pastaj e lanë dorën e djathtë dhe dorën e majtë duke filluar prej gishtave e deri tek bërrylat

 
 

 
 
7-Pastaj i jep mes’h kokës duke i vendosur duart në fillim të flokëve duke e përfshirë pjesën e flokëve deri tek qafa dhe duke i kthyer ato (duart) në fillim të flokëve
 
 

 
 
8-Pastaj i lan veshet duke e fute gishtin tregues ne vesh kurse me gishtin e madh e lan veshin nga pjesa e prapme.
 
 

 
 
9-Pastaj e lanë së pari këmbën e djathtë dhe pastaj të majtën deri tek nyja e këmbës duke përfshirë edhe atë (nyjen e këmbës).
 
 

 
 
Kurse prej sunnetit është që, pasiqë ta përfundosh abdesin të thuash këtë dua: 
Transmetohet nga Omeri (Radijallahu Anhu) se Pejgamberi (Salallahu Alajhi We Seleme) ka thene:
"Nuk ka asnjë njeri, i cili mer abdes të plotë (duke i plotësuar të gjitha kushtet e abdesit) dhe thotë "Esh-hedu en la Ilahe il-lAllahu vahdehu la sherike lehu, ve esh-hedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu"veçse i qelen atij tetë dyert e xhennetit dhe hyn në të cilën dëshiron prej tyre."(Muslim)
 
 

 
 
 
DISA GABIME ME RASTIN E MARJES SË ABDESIT
 

1. Shqiptimi i nijetit me gojë duke thënë : " Po e bëjë nijet me mare abdes ". Kurse, e vërteta është se nijeti bëhet me zemër e jo me gojë , sepse s’është transmetuar asnjë hadith që na kishte treguar se Pejgamberi (Salallahu Alejhi ve Selem). ka bërë nijet me gojë.
2. Futja e ujit në gojë dhe qitja e tij duke mos e shpërla gojën
3. Mos shpërlarja e hundës si duhet.
 

 
4. Larja e fëtyrës duke mos i përfshi të gjitha pjesët apo kufijt e fëtyrës (të cilat i cekëm më lartë).
 

 
5. Mos larjen e pjesës së jashtme të shuplakës (pasi që e mbrendëshmja lahet duke marë ujë me te ) duke e larë dorën deri te bryli
Disa mendojn se shuplaka nuk duhet të lahet pasi që është larë në fillim të abdesit . Ky mendim është i gabuar sepse larja e duarëve në fillim është synet , ndërsa larja e duarëve deri në bryla është farz.

 
 
6. Poashtu moslarja e brylave ashtu si që duhet
 
 
 
 

 
 
 
 
 
 
 

 


 
7. Prej gabimeve është edhe larja e qafës, pasi që i kemi dhënë mes kokës. E vërteta është se larja e qafës nuk është as synet e as farz, por është bidat .

 

 
8. Gabim është edhe moslarja e zogut të këmbës ose për rreth sajë


9. Poashtu gabim është fërkuarja e tepërt e pjesëve të trupit gjat marjes së abdesit.
 
 
10. Prej gabimeve është edhe hargjimi i tepërt i ujit si p.sh. larja e pjesëve të trupit më shumë se sa 3 herë.
 
 
11. Prej gabimeve është edhe mos heqja e disa gjërave të cilat e pengojne depërtimin e ujit në pjesët e trupit, siç është llaku për zbukurimin e thonjëve, kurse nëse personi është i detyruar ta mbajë atë pengese siç është gjipsi, atëherë personi nuk duhet ta heq atë por duhet me i dhënë mes’h asaj pjese të trupit.
 
 
12. Një prej gabimeve është edhe përmendja e disa duave (lutjeve) gjatë marrjes së abdesit, si p.sh.duke e larë dorën e djathtë të thuash: "O Zot ma jep librin (në ditën e gjykimit) në dorën e djathtë", ose duke e larë dorën e majtë të thuash: "O Zot mos ma jep librin ne doren e majtë", kjo është bidat sepse nuk ka asnjë argument që tregon se Pejgamberi (Salallahu Alejhi ve Selem) e ka bërë një gjë të tillë.

 

 
Dhënja mes’h Mesteve

Transmetohet nga Mugire ibn Shobe (RadijAllahu anhu) se ka thënë:

" Kam qenë me Pejgamberin (Salallahu alejhi ve Selem) (në një udhëtim, siç ceket në Buhari) dhe ka filluar (Pejgamberi Salallahu alejhi ve Selem) të marrë abdes, dhe unë e zgjata dorën që t’ia dathi mestet Pejgamberit (Salallahu alejhi ve Selem), por më tha: "Leri ato (mestet), sepse unë ato i kam mbathur duke qenë ato (këmbët) të pastërta (d.m.th me abdes) dhe pastaj Pejgamberi (Salallahu alejhi ve Selem) i dha mes’h atyre." (hadithi hasen)(Ebu Davudi).
 
Per t’i dhënë mes’h mesteve apo çorapëve duhet të i plotësojmë dy kushte:
 
a) Duhet që mestet apo çorapët të mbathen pasiqë njeriu të ketë marrë abdes.
b) Duhet që mestet apo çorapët t´i mbulojnë ato pjesë të këmbës, të cilat është farz larja e tyre, d.m.th deri tek nyja e këmbës. Kurse për çorapë, kushtezohen që të mos jenë tepër të holla.
 

 
Mënyra e dhënies mes’h.

Transmetohet se Aliu (RadijAllahu anhu) ka thënë:

" Sikur të ishte feja e bazuar në logjikë (e jo në argumente), do të duhej me i dhënë mes’h mesteve nga ana e poshtme, kurse unë e kam pa Pejgamberin (Salallahu alejhi ve Selem) duke i dhënë mes’h mesteve në anën e siperme". (Hadithi Hasen)(Ebu Davudi).

 
D.m.th, mes’hi merret duke e lagur dorën dhe duke i dhënë mes’h mesteve në anën e sipërme
e jo në anën e poshtme

Kohëzgjatja e mes’hit.

Transmetohet nga Safwan ibn Assal se ka thënë:

" Na ka urdhëruar Pejgamberi (Salallahu alejhi ve Selem) që kur të jemi në udhëtim, të mos i heqim mestet tri ditë dhe tri netë." (Hadithi Hasen)(Nesaiu dhe Tirmidhiu)
 
Poashtu transmetohet nga Ali ibn Ebi Talibi (RadijAllahu anhu) se ka thënë:

" E ka bërë Pejgamberi (Salallahu alejhi ve Selem), (mes’hin mbi meste) për musafirin tri ditë dhe tri netë, kurse për vendasin një ditë dhe një natë." (Hadith Sahih)(Muslimi).
D.m.th kohëzgjatja e mes’hit për atë person i cili është musafir (udhëtar), është tri ditë dhe tri netë, d.m.th ka të drejtë t´i jap mes’h mesteve apo çorapëve tri ditë dhe tri netë, kurse për vendasin i cili është te familja e vetë, ka të drejte me i dhënë mes’h mesteve një ditë dhe një natë.
 
 
Prej kur llogaritet koha e mes’hit?

Fillimi i llogaritjes së kohës së mes’hit fillon atëherë kur personi mer mes’h, e jo prej kohës kur ai person i mbath mestet apo çorapet; p.sh.njeriu ka marrë abdes dhe i ka mbath mestet apo çorapet në ora 12 dhe e ka prish abdesin në ora 2, kurse mes’h ka marrë në ora 4, ky person duhet ta llogaritë kohën prej atij momenti kur ka marrë mes’h e jo prej momentit kur ka marrë abdes, e as prej atij momenti kur e ka prish abdesin.
Vërejtje: Nëse personi i dath mestet apo çorapët, nuk e prish abdesin por i humbet e drejta e mes’hit, d.m.th nuk ka të drejtë me i dhënë më mes’h çorapëve apo mesteve.


 
Çka e prish abdesin?

Abdesin e prishin këto gjëra:
1. Dalja e urinës, të vjellurit, apo dalja e gazrave nga trupi.
2. Të koturit (përgjumësia, e cila rezulton humbjen momentale të vetëdijes), të fikurit, dehja ose në raste të tjera të humbes së vetëdijes.
3. Dalja e lëngut të bardhë (nga organi gjenital), i cili del para spermës (farës). Ky lëng ka dallim nga sperma, sepse del jo me vrull dhe del me sasi shumë më të vogël. Ka shumë njerëz, të cilët mendojnë se kjo është spermë dhe duhet që të merret gusëll (pastrim i tërë trupit) pas daljes së këtij lëngu.
 
Ky lëng del shumë shpesh nga epshi, mirëpo ndodh që të dalë edhe gjatë kryerjes së nevojës së madhe apo të vogël (zakonisht në pubertet). Nese një personi i del ky lëng, atëherë duhet që ta lajë organin gjenital dhe të marrë abdes, e nuk e ka të obliguar të marrë gusull. Argument për këtë është hadithi i Pejgamberit (Salallahu alejhi ve Selem) që transmetohet nga Aliu (RadijAllahu anhu), se ka thënë:
 
" Kam qenë një person që më ka dalë shumë shpesh lëngu i bardhë (nga organi gjenital) dhe i kam thënë Mikdadit që ta pyes Pejgamberin (Salallahu alejhi ve Selem) për këtë. Pejgamberi (Salallahu alejhi ve Selem) i ka thënë: ´ Duhet që të marrësh abdes.´"
(Hadith Sahih)(Buhariu,Muslimi,Ebu Davudi,Tirmidhiu,Nesaiu,Ibn Maxhe dhe Maliku)
 
 
4. Prekja e organit gjenital me qëllim, poashtu e prish abdesin; siç transmetohet nga Busretu bint Safwan (RadijAllahu anha) se Pejgamberi (Salallahu alejhi ve Selem) ka thënë:
 
"Kush e prek organin gjenital le të marrë abdes".
(Hadith Sahih)(Ebu Davudi,Tirmidhiu,Nesaiu,Ibn Maxhe).
 

5. Ngrënia e mishit të deves poashtu e prish abdesin. Transmetohet nga Xhabir (RadijAllahu anhu) se, një njeri e ka pyetur Pejgamberi (Salallahu alejhi ve Selem):
" A duhet të marrë abdes pas ngrënies së mishit të deleve?"
Ka thënë Pejgamberi (Salallahu alejhi ve Selem): " Nëse dëshiron.
 
" Pastaj e ka pyetur Pejgamberin (Salallahu alejhi ve Selem): " A duhet të marrë abdes pas ngrenies së mishit të deves?" Ka thënë Pejgamberi (Salallahu alejhi ve Selem): " Po." (Hadith Sahih)(Muslimi)

 

Lexuar: 13343 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 18-February-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 1
Copyright © 2010 |