2– Kur musaliu lexon suren dhe harron për ta
lexuar fatihanë, apo anasjelltas, lexon fatihanë por
harron të lexojë suren. I tilli duhet të bëjë sehvi sexhde
për të kompensuar atë që ka harruar ta lexojë.
3-Kur musaliu harron dhe bie në sexhde pa bërë ruku. Nëse ndodhë
që pasi ketë shkuar në sexhde i kujtohet se nuk ka bërë
ruku, menjëherë duhet të ngrihet në këmbë, të bëjë ruku,
e pastaj sexhden. Në këtë rast rekati është i kryer por
duhet bërë sehvi sexhde. Nëse ndodhë që kur të ngrihet
në rekatin më radhë i kujtohet se nuk ka bërë ruku i tilli
në këtë rast duhet ta përsërisë rekatin dhe duhet të bëjë
sehvi sexhde.
4- Kur musaliu, nga harresa, ngrihet në rekatin e tretë pa
qëndruar në uljen e parë. Nëse musaliut i kutjohet, i
tilli mund të kthehet dhe të qëndrojë ulur me kusht që të
jetë më afër uljes sesa ngritjes, e në këtë rast qëndron
ulur dhe nuk duhet të bëjë sehvi sexhde, e nëse i
kujtohet kur ngritja e tij është më afër qëndrimit në
këmbë, në këtë rast duhet vazhdojë rekatin e tretë dhe
në fund duhet të bëjë sehvi sexhde.
5- Kur musaliu ulet në uljen e parë por harron të
lexojë teshehudin dhe ngrihet në rekatin e tretë. Në
këtë rast musaliu vazhdon rekatin e tretë dhe në fund e
bën sehvi sexhden.
6-Kur musaliu ulet në rekatin e tretë duke menduar se
është në rekatin e katërt. Në këtë rast, kur musaliut t’i
kujtohet se është ulur gabimisht, ai duhet të ngrihet
menjëherë, e nëse është ndalur sa ka qenë ulur dhe ka
qendruar më pak sesa të thuhet tri herë subhanallah,
nuk duhet të bëjë sehvi sexhde, e nëse ka qëndruar më
tepër se sa të thuhet tri herë subhanallah duhet të
vazhdojë rekatin e katërt dhe të bëjë sehvi sexhde.
7-Kur musaliu jep selam duke menduar se e ka përfunduar namazin farz. Kur
ndodhë kjo dhe ende pa folur asgjë që e prish namazin,
pa e leshuar vendin dhe pa e larguar gjoksin prej kibles,
i tilli duhet ta vazhdojë namazin dhe në fund të bëjë
sehvi sexhde.
8-Kur ndodhë që musaliu të harrojë dhe në ndonjërin prej
rekateve e bën vetëm një sexhde e jo dy sexhde si
kërkohet. Në këtë rast musaliu duhet ta vazhdojë
namazin, por, më kusht që në fund të namazit të bëjë
sexhden kaza, e pastaj të japë selam dhe të bëjë sehvi
sexhden.
9-Kur ndodhë që musaliu të harrojë dhe t’i bëjë tri sexhde, ose t’i bëjë
dy ruku. Në këtë rast duhet të bëhet sehvi sexhde.
10-Kur ndodhë që musaliu dyshon në vete dhe nuk e di se sa rekate i ka
falur. Në këtë rast do të veprojë sipas asaj kah i anon
mendja më shumë, f.v., nëse ia merr mendja se i ka falur tri
rekate dhe duhet ta plotësojë edhe një, vepron kështu, por në fund duhet të bëjë sehvi sexhde.
11-Nëse musaliu dyshon dhe të menduarit e tij zgjat sa që
është e mundur të kryhet një rukn, ai duhet të bëjë
sehvi sexhde.
12-Kur ndodhë që musaliu nga harresa ngrihet dhe e shton një rekat në
namaz. Nëse i ndodhë kjo musaliut, atëherë, nëse i
kujtohet, duke qëndruar në këmbë apo edhe në ruku pa
e bërë sexhden në rekatin e shtuar, i tilli duhet të ulet
dhe të bëjë sehvi sexhde.