Sot është - E Enjëte | Data: 28-March-2024 | Ora: 22:34
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Fikh [53]
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Fik'hu duhani dhe shëndeti



Prej rregullave të Fik’hut islam është se: "Nuk guxohet që t’i bëhet kurrfarë padrejtësie askujt (as vetvetes)” dhe "Padrejtësia duhet të evitohet”.

Profeti Muhammed, sal-lall-llahu alejhi ve selem, thotë: "Nuk hiqet e keqja me të keqe”.( Transmeton Ahmedi.)

"Të qëndrosh në një ambient (mexhlis) të mirë është sikur të shkosh te tregtari i miskut edhe nëse nuk blen parfum prej tij, në ty mbetet aroma e këndshme, ndërsa të qëndrosh në një ambient të keq është sikur të shkosh te farkëtari ose do t’i djeg rrobat tua ose do të dalësh nga ai me erë të keqe. (Hadithi i përmendur me kuptim transmeton Buhariu).
 
Ndërsa Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, thotë: "I gjithë umeti im është i falur, përveç ata që i veprojnë mëkatet haptazi (sheshazi).
 

Në këtë veprim e mëkat hyjnë edhe ata që e pinë duhanin, sepse, megjithëse janë të bindur për dëmin që kanë në trupin e tyre, ata e pinë atë haptazi, jo vetëm duke i rënduar të tjerët, por edhe duke i nxitur në këtë të keqe të madhe… Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, thotë: "…Kush beson në Allahun dhe në Ditën e Gjykimit, le t’i bëjë mirë fqinjit të tij…”.(Trans. Buhariu dhe Muslimi).
 

Pra, besimtari i vërtetë, nuk e mundon fqinjin e tij. Duhanxhiu shqetëson gruan, fëmijët, fqinjët, melekët dhe ata që falen me të…(nëse është prej atyre që falen…).
 

Sipas përcaktimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, WHO, me fjalën shëndet, kuptohet mirëqënia e tërësishme fizike, psikike dhe sociale e njeriut e jo vetëm mungesa e ndonjë sëmundjeje tek ai.
 

Shëndeti, pasuria më e madhe e njeriut, nuk duhet të jetë preokupim vetëm i punonjësve të shëndetësisë, por, në radhë të parë, i çdo individi, shteti dhe gjithë shoqërisë. Të gjitha veprimtaritë që kanë të bëjnë me mënjanimin e shkaqeve të cilat të çojnë në sëmundje si dhe ato që kanë të bëjnë me ruajtjen e shëndetit të njeriut, duhet të kenë gjithmonë përparësi.
 

Marrë nga libri: "Duhani dhe padrejtësia" i Behauddin Gashit.


Lexuar: 1059 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 28-September-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |