Sot është - E Premte | Data: 26-April-2024 | Ora: 20:34
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Fikh [53]
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Nuk i lejohet prindit ta martojë fëmijën pa dëshirën e tij


Zgjodha që të shkruaja për këtë temë për shkak të shpifjeve të shumta që i janë drejtuar Islamit, duke pretenduar se "Islami lejon që babai ta martojë fëmijën e tij (qoftë mashkull apo femër) edhe pa pëlqimin e tij, apo thënë shkurt ta martojë me zor.
 

Këto shpifje ndaj Islamit shqiptarët i argumentojnë me traditat e shqiptarëve të mëhershëm, duke menduar se këtë traditë e kanë marrë nga Islami, çka nuk është e vërtetë. Ka shumë tradita që shqiptarët i kanë pasur më herët e që nuk kanë të bëjnë fare me Islamin. Për ta përgënjeshtruar këtë traditë që nuk është prej Islamit, do të sjellim disa thënie të dijetarëve islamë në lidhje me këtë çështje.
 

Shejhul Islam Ibn Tejmijje ka thënë: "Nuk i lejohet prindit që ta detyrojë fëmijën e vet për martesë nëse ai nuk dëshiron dhe nëse ai refuzon të martohet, atëherë kjo nuk konsiderohet mosrespektim i prindërve, njësoj siç nuk dëshiron të hajë ndonjë ushqim që nuk i pëlqen." (El Ihtijarat, f. 344)
 

Është pyetur Muhamed ibn Uthejmini se cili është mendimi i Islamit nëse babai dëshiron ta martojë birin e tij me një grua jo të devotshme dhe gjithashtu nëse prindi refuzon që biri të martohet me një grua të devotshme.
 

Përgjigjja: Nuk i lejohet prindit që ta detyrojë djalin e tij të martohet me një grua të cilën nuk e dëshiron, pa marrë parasysh shkakun e refuzimit të tij, qoftë për aspektin fetar, moral apo për bukuri. Sa shumë prindër janë penduar për shkak se i kanë detyruar fëmijët e tyre të martohen me gra me të cilat ata nuk kanë dashur të martohen. Në këtë rast djali nuk është i obliguar të martohet me atë grua që nuk e dëshiron dhe gjithashtu babait nuk i lejohet ta detyrojë të martohet me atë grua.
 
Gjithashtu, nëse djali dëshiron të martohet me një grua të devotshme, kurse babai i tij ia ndalon, në këtë rast nuk obligohet fëmija ta dëgjojë babain e tij.
(Fetava El Mereti El Muslime 2/640, 641.)


Lexuar: 898 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 18-July-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |