Sot është - E Premte | Data: 29-March-2024 | Ora: 12:33
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Kushti i Parë : Dija [el-Ilm]



Kushti i Parë : Dija [el-Ilm]
 
 
Dija është kushti i parë i dëshmisë La ilahe il-lAllah, kusht i cili kërkon në mënyrë të domosdoshme që robi të ketë dije rreth kësaj dëshmie, kuptimit dhe kërkesava të saj, si dhe të ketë dije mbi ato gjëra të cilat e bëjnë të pavlefshme këtë dëshmi.
 
 
 
Kushti i parë hedh poshtë injorancën (xhehl). Muslimani duhet të ketë dije dhe njohuri për Atë i Cili ka krijuar gjithçka, të madhe apo të vogël, të dukshme apo të padukshme, pra njeriu duhet të ketë dije për Atë që është i Vetmi që e meriton adhurimin.
  


Argument për këtë është fjala e Tij:
 
 
"Atëherë, dije se nuk ka zot tjetër pos All-llahut, kërko falje për mëkatin tënd ( La ilahe il-lAllah )[Muhamed:19]

" Ata që i adhuruan pos Tij, nuk mund të ndërmjetësojnë (të bëjnë shefaat), përveç kush dëshmoi të vërtetën, e ata e dinë". [Zukhruf: 86]
 
 
Pra ata dëshmojnë se nuk ka të adhuruar tjetër që e meriton adhurimin përveç Allahut dhe ata e dinë këtë duke patur dije mbi dëshminë të cilën ata e thonë me gjuhët e tyre.
 

 
Dhe Allahu i Lartësuar ka thënë:
 
 "All-llahu vërtetoi se nuk ka zot tjetër përveç Tij, e dëshmuan edhe engjëjt e dijetarët, dhe se Ai është Zbatues i drejtësisë. Nuk ka zot përveç Tij, Fuqiplotit e të Urtit".[Ali-Imran: 18]
 
 
"Feja e pranueshme tek All-llahu është Islami, e atyre që u është dhënë libri, pasi mësuan për të vërtetën, vetëm nga zilia mes vete kundërshtuan. E kush mohon argumentet e All-llahut, le ta dijë se All-llahu shpejtë do t'i japë llogarinë". [Ali-Imran: 19]
 

 
Gjithashtu argument për këtë kusht është fjala e të Dërguarit të Allahut, Vulës së të gjithë Profetëve, Muhamedit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, i cili ka thënë: "Ai që vdes duke e ditur se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç  Allahut ka për të hyrë në Xhenet."Transmeton Muslimi

 Rrugët apo mënyrat për të ditur se nuk ka të adhuruar tjetër veç Allahut janë:


E para :Më e rëndësishmja prej tyre – të mendojmë thellë mbi Emrat e Tij, Cilësitë dhe Veprat e Tij të cilat tregojnë qartë Përsosmërinë e Tij, Madhështinë dhe Fisnikërinë e Tij. Këto të detyrojnë që të bësh përpjekje për t'iu nënshtruar Atij dhe për ta adhuruar këtë Zot të Përsosur, të Cilit i takojnë të gjitha falenderimet e lavdërimet, madhështia, shkëlqesia e bujaria.



E dyta : Dija që Ai, i Lartësuari, i vetëm krijon, rregullon e sistemon çdo gjë, kështu që nëpërmjet kësaj buron dija se Ai është Zoti i Vetëm që meriton të adhurohet.



E treta : Dija që Ai është Dhuruesi i Vetëm i të gjitha mirësive, të dukshme apo të padukshme, fetare dhe materiale. Kjo e detyron zemrën që të ngjitet fort pas Tij, ta dojë dhe t'i nënshtohet Atij i Cili nuk ka shokë.



E katërta : Çfarë kemi parë dhe dëgjuar në lidhje me shpërblimet që do të fitojnë ata që janë të ruajtur prej Tij, të cilët e pranojnë dhe i nënshtrohen Teuhijdit të Tij. Atyre u është dhënë fitorja dhe mirësia në këtë botë dhe ne botën tjetër (Ahiret). Ndërsa ndëshkimi i takon armiqve (kundërshtuesit e Teuhijdit) të Tij, ata të cilët i bëjnë Allahut shok në adhurim. Kjo të çon në dijen apo njohjen se vetëm Allahu i Lartësuar e meriton të gjithë adhurimin.



E pesta : Dija mbi cilësitë dhe aftësitë e idhujve që adhurohen në vend të Allahut apo bashkë me Allahun dhe konsiderohen si zota. Njohja se ata janë të dështuar në të gjitha aspektet, të varfër dhe të paaftë që të përfitojnë apo t’i dëmtojnë vetet e tyre, ose t'u bëjnë dobi njerëzve. Ata nuk kanë fuqi që të japin jetë ose ta marrin atë, ose që të ringjallin.Ata nuk mund t'ua largojnë të keqen njerëzve dhe poashtu nuk mund t’u sjellin fat, mirësi e mbarësi.Prandaj, duke menduar në këtë arrihet njohja apo dija se askush nuk meriton të adhurohet me të drejtë përveç Allahut dhe se gjithçka tjetër që adhurohet në vend të Allahut nuk vlen asgjë.



E gjashta : Njohja apo dija se të gjitha Shkrimet apo Librat e Shenjtë që ka shpallur Allahu i Lartësuar për krejt njerëzimin janë në harmoni me njëri-tjetrin dhenë përputhje me dëshminë La ilahe il-lAllah.



E shtata : Njohja apo dija se ata që janë më të lartit e më të zgjedhurit nga mesi i njerëzve janë pejgamberët, profetët dhe dijetarët e devotshëm të Fesë Islame. Të gjithë këta kanë një drejtim, një mendje, një gjykim dhe dije të përsosur, dhe që të gjithë këta e kanë vërtetuar dhe dëshmuar para Allahut dëshminë La ilahe il-lAllah.



E teta : Njohja e argumenteve që Allahu ka dhënë përbrenda krijesave humane dhe universin që na rrethon, argumente të cilat tregojnë qartë Teuhijdin e Allahut thjesht nëpërmjet egzistencës së këtyre krijesave dhe bukuria që ka krijimi i Tij dhe mrekullia e Urtësisë së Tij, dhe në larminë dhe shumëllojshmërinë e krijimeve të Tij.
 

 
Të gjitha këto shenja të qarta që ka dhënë Allahu për njerëzimin që t’i thërrasë ata nëpërmjet tyre në Teuhijdin e Tij (në dëshminë La ilahe il-lAllah), janë shpallur në Librin e Tij Fisnik, në Kur'an dhe janë të përsëritura, kështu që kur robi i Allahut t'i mendojë thellë ato, atëherë ai do të arrijë bindjen dhe dijen se nuk meriton të adhurohet askush tjetër me të drejtë përveç Allahut. 
 


Dhe kur të gjitha këto shenja që u përmendën në lidhje me dëshminë La ilahe il-lAllah të kuptohen, çdonjëra në përputhje me të tjerat, atëherë besimi dhe dija vendosen fuqimisht në zemrën e robit sikurse malet që janë të ngulitura fort në tokë. Ato nuk mund të lëkunden nga dyshimet dhe endjet e mendjes megjithë shfaqjen e gënjeshtrës dhe dyshimeve, besimi dhe dija do të rritet e do të përsoset.

 


Lexuar: 1251 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 23-February-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |