Sot është - E Shtunë | Data: 20-April-2024 | Ora: 03:40
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Kushti i Pestë: Dashuria [el-Mehabeh]



Kushti i Pestë: Dashuria [el-Mehabeh]
 
 
Kushti i pestë i dëshmisë La ilahe il-lAllah është dashuria, kusht i cili i kërkon Muslimanit që të ketë dashuri ndaj kësaj dëshmie dhe përmbajtjen e saj, t’i dojë ata që veprojnë në përputhje me këtë dëshmi dhe të jetë i lumtur me të.

Argument për dashurinë është thënia e Allahut të Lartësuar në Kur'an:
 
"E nga njerëzit ka asish që në vend të All-llahut besojnë idhujt, që i duan (i madhërojnë) ata, sikur (që besimtarët e vërtetë e duan) All-llahun, po dashuria e atyre që besuan All-llahun është shumë më e fortë".[el-Bekare: 165]
 
 
"O ju që besuat! Kush largohet prej jush nga feja e vet (i bën dëm vetes) s'ka dyshim se All-llahu do ta sjellë një popull që Ai e do atë (popull) dhe ata e duan Atë (Zotin), (një popull) që është modest e i butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i fortë ndaj mohuesve, që lufton në rrugën e All-llahut dhe që nuk i frikësohet kërcënimit të asnjë kërcënuesi"[el-Maide: 54].
 
 
Enesi, radij-Allahu anhu, transmeton se i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë (në kuptimin e hadithit): "Kushdo që i ka këto tri cilësi do ta arrijë ëmbëlsinë e besimit:
 
 
1) Të jetë Allahu dhe i Dërguari i Tij më të dashur për të sesa çdo gjë tjetër;
2) Ta dojë një njeri për asgjë tjetër veç se për hir të Allahut;
3) Të urrejë që të kthehet në mosbesim (kufr) pasi që Allahu e shpëtoi atë
nga mosbesimi ashtu siç urren që të hidhet në Zjarrin e Xhehenemit.”
Transmeton Bukhariu  dhe Muslimi.
 

 
Dashuria tek fjala La ilahe il-lAllah arrihet nëpërmjet dy gjërave:
 
E para : Të jesh i sinqertë në adhurimin e Allahut të vetëm e të pashok.
 
E dyta : Të braktisësh bërjen shirk ndaj Allahut, pra të mos i bësh shok Atij në të gjitha format e adhurimit sepse i gjithë adhurimi i takon vetëm Allahut të Lartësuar, i Pastër është Ai nga çdo gjë që i shoqërojnë njerëzit.

Shenja dalluese e Dashurisë për Allahun:
 
 
Ka thënë Imam Hafidh el-Hakemi, Allahu e mëshiroftë: "Shenja e dashurisë së robit për Zotin e tij është se ai i jep përparësi të Dashurit të tij para epshit të vet; e urren çdo gjë që urren Zoti i tij, edhe nëse epshi i tij ka prirjen drejt saj; miqësohet me këdo që miqësohet me Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe e armiqëson këdo që shfaq armiqësi ndaj tyre; dhe e ndjek të Dërguarin e Tij, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, i imiton veprat e tij dhe e pranon udhëzimin e tij.
 

Imam Ibnul-Kajjim, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
 
"Kushti i dashurisë është që të pajtohesh me çdokënd që ai do. Ai e bën këtë për hir të dashurisë që ka për të, pa u treguar i pabindur, Dhe nëse ti pretendon se ke dashuri për të, por nuk pajtohesh me atë që ai do, atëherë ti je gënjeshtar.
 
 
A i do armiqtë e të dashurit tënd, ndërkohë që pretendon se ke dashuri për të? Kjo është e pamundur! Poashtu, ti shfaq me kokfortësi armiqësi ndaj atyre që ai i do E ku është dashuria këtu o vëllai i Shejtanit? Nuk është gjë tjetër adhurimi veç njësimi i dashurisë, bashkë me nënshtrimin e zemrës dhe të gjymtyrëve.”
 
 
E deri aty ku ai, Ibnul-Kajjim, thotë:
 
"Vërtet e kemi parë një sekt që pretendojnë Islamin, por përkundrazi ata po shfaqin Shirk tëqartë.  Ata i kanë bërë shokë Allahut dhe janë të mashtruar, duke i dashur ata bashkë me Të pa kurrfarë të drejte.”

En-Nunije (fq. 158) e Ibn Kajjimit.
 

Lexuar: 7745 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 23-February-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |