Sot është - E Enjëte | Data: 28-March-2024 | Ora: 23:56
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Namazet vullnetare ( Nafile dhe Sunete )


NAMAZET VULLNETARE (NAFILE DHE SUNNETE)
 

Namazet vullnetare janë ata namaze të cilat janë jashtë farzeve, dhe janë vepra të Pejgamerit a.s. por nuk i jemi të obliguar t'i falim, përpos vullnetarisht.
 

Si namaze nafile, në kuptim të gjërë të fjalës njihen edhe sunnetet të cilët do t'i tregojmë më poshtë.

Sunnetet në bazë të veprave të Pejgamerit a.s. ndahen në: sunnete muekkede dhe gajr-muekkede:

Sunnetet Muekkede: janë ata namaze të cilat vazhdimisht Pejgameri a.s. i ka falë dhe janë:
 

Dy rekat para farzit të sabahut, (këto sunnete patjetër duhet falur).
Katër rekat para farzit të drekës, falen me një selam.
Dy rekat pas farzit të drekës.
Dy rekat pas farzit të akshamit.
Dy rekate pas farzeve të jacisë.
Katër rekat para farzit të Xhumasë, dhe katër farze pas namazit të Xhumasë.




Sunnetet gajri-muekkede: janë ato namaze të cilat nuk i ka falur Pejgameri a.s. vazhdimisht:
 

T'i shtohen edhe dy rekat, dy sunneteve që falen pas farzeve të drekës, pas et-tehijatit dhe salavateve të ngrihet dhe t'a vazhdojë rekatin e tretë me subhanen.
Katër rekatë para farzit të iqindisë. Dhe katër rekatë para farzit të jacisë.

Namazet vullnetare të tjera:

Gjashtë rekatë pas farzit të akshamit, Pejgameri a.s. për këto sunnete thotë "Kush i falë gjashtë rekatë pas akshamit para se të flasë ndonjë fjalë, i falen mëkatet për pesëdhjetë vjet".
 

Dy rekat nderim kur të hyhet në xhamitë për herë të parë, duke u bazuar në fjalën e Pejgamerit a.s. i cili thotë: "Kur të hyjë ndonjëri prej jush në xhami, të mos ulët pa mos i falur dy reqatë".
 

Dy rekat pas abdestit. Pejgameri a.s.thotë: "Cilido prej jush që merr abdest në mënyrë që e meriton abdesti, e pastaj ngrihet dhe i falë dy rekat i drejtuar nga Kibla, le ta dije se e ka merituar Xhenetin".
 

Namazi i duhasë, është katër deri në tetë rekat, edhe nëse i falë dy rekat mjaftojnë. Koha e duhasë fillon prej kur të ngritet Dielli në një shtizë ose osten, vazhdon deri para zevalit, para kohes së namazit të drekës.

Namazi i natës, falet prej dy deri në katër rekat.
 

Namazit të natës Pejgameri a.s. i ka kushtuar rëndësi të madhe ku thotë: " Më i vlefshmi namaz pas farzeve, është namazi i natës".
 

Namazi i istihares. Janë dy rekat që falen kur dëshiron të ndërmarrish diçka (udhëtim ose ndonjë punë).
 
 
Për këtë kemi këshillën e Pejgamerit a.s. i cili thotë: "Kur dëshiron dikush të vendos diçka, le t'i falë dy rekat jashtë farzeve". Pas këtij namazi të këndohet lutja e istihares.


Lexuar: 1932 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 12-February-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |