Sot është - E Martë | Data: 23-April-2024 | Ora: 08:11
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Namazi kaza


NAMAZI KAZA

Namazi të cilit i kalon koha, dhe nuk falet në kohën e tij të caktuar quhet namaz kaza. Më lartë përmendëm se namazi është obligim për çdo individ, dhe se ai që nuk e falë namazin pa kurrfarë arsye, e meriton dënimin e All-llahut xh.sh.


Arsyet që e lejojnë mosfaljen e namazit janë:

Femra gjatë kohës së hajdit (menstruacionit) dhe nifasit, nuk kërkohet nga ajo që të falë namaz. Personi i cili e ka humbur vetëdijen, nëse zgjatë më shumë se pesë kohë namaz e më shumë. Por nëse zgjatë më pak se pesë kohë namaz duhet t'i bëjë kaza.


Arsyet që e lejojnë faljen e namazit me vonesë(kaza):


Gjumi, harresa të mos i kujtohet falja e namazit deri sa të hyjë koha e namazit tjetër ose i sëmuri. Këta që i përmendëm duhet që namazin ta falin kaza në atë kohë që u kujtohet ose shërohen.

Namazi kaza falet ashtu siç i ka kaluar koha e vet, nëse i kalon koha duke qenë mysafir do ta falë kaza sikur mysafir (dy reqate). Me rastin e faljes së namazeve të kaluara, duhet ruajtur radhën e namazeve që falë kaza, p.sh. më parë sabahu pastaj drekën, ikindinë…etj.



Të falurit e namazit kaza me radhë nuk ka rëndësi në rastet vijuese:

Kur të grumbullohen namazet qu u ka kaluar koha gjashtë namaze e më shumë. Koha e shkurtër. Nëse namazin e një kohe e falë në kohën e fundit dhe nuk mbetet kohë që të falet namazi i kaluar kaza. Harresa , nëse e haron namazin e kaluar dhe e falë atë të asaj kohe. Gjatë faljes së namazeve të kaluara, duhet ta kemi me dije se cilin namaz e falim, të potencohet namazi i kaluar.

Lexuar: 8717 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 11-February-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |