Sot është - E Merkurë | Data: 24-April-2024 | Ora: 09:39
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Sexhdei-sehvi dhe medyshjet ne namaz


SEXHDEI - SEHVI

Definicioni: sexhdei-sehv quhet sexhdja që duhet bërë për shkak të lëshimeve në namaz, të cilat janë pasojë e harresës, përpos nëse falemi me imam vazhdojmë pas tij.

Sexhdei-sehvi përbëhet prej dy sexhdeve të rëndomta, të cilat bëhen pasi të jepet selam në anën e djathtë, pastaj e vazhdojmë ettehijatin, salavatet, duatë dhe prapë japim selam.




Kur bëhet sexhdei-sehvi?


Sexhdei-sehvi bëhet kur me pahirë e vonon ndonjë nga farzet ose e ndërron vendin e ndonjë farzit në namaz, p.sh. nëse ulet aty ku duhet qëndruar në këmbë ose bën sexhde në vend të ruqusë.

Kur pa hirë e lëshon ndonjë vaxhib ose bën diçka që i kundërvihet vaxhibi,; p.sh. të lëshohet ulja e parë në namazet katër reqatëshe, të lihet elhami, surja ose e këndon suren para elhamit.

Nëse lëshohen një ose më shumë vaxhibe e në namaz mjafton vetëm një sexhdei-sehvi. Të tepruarit diçka nga veprat e namazit pa hirë, psh. në vend se të bëhen dy i bën tri sexhde.




Kur nuk duhet bërë sexhdei-sehvi?

Nëse fillon dalja e diellit në namazin e sabahut, ose kur fillon të skuqet dielli në namazin e iqindisë, pasi të jepë selam.
Nëse gabon imami ditën e xhuma ose ditët e Bajrameve.
Nuk bëhet sexhdei-sehvi sepse shkaktohet çrregullim në xhemat.
Nëse gabon në sexhdei-sehv nuk bëhet sexhde tjetër.




MËDYSHJA NË NAMAZ


Nëse njeriu dyshon në namaz, p.sh. a i ka falë tre apo katët reqat, nëse ky dyshim i ka ndodhur për herë të parë, ose i ndodhë shumë rallë, duhet ta përsërisë namazin, por, nëse dyshimi i paraqitet pas selamit, nuk përsëritet namazi përpos nëse është i sigurtë se me të vërtetë e ka lënë një reqat.


Nëse njeriu dyshon shpeshherë në namaz, p.sh. a i ka falë tre apo katër reqat dhe nuk është i sigurtë, do të anojë nga numri tre, poashtu kur i falë dy reqat dhe nuk është i sigurtë se a i ka falë një apo dy reqat do të anojë nga numri një, e kështu çdo herë do ta marrë numrin më të vogël të reqateve, dhe më në fund bëjmë sexhdei-sehv.


Lexuar: 8655 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 11-February-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |