Sot është - E Enjëte | Data: 25-April-2024 | Ora: 02:23
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Vendimi (Hukmi) i sheriatit mbi namazin


VENDIMI(HUKMI) I SHERIATIT MBI NAMAZIN


Namazi është detyrë (obligim) i domosdoshëm për muslimanët të cilët kanë arritur moshën e pjekurisë (moshën madhore) dhe mentalishtë janë të shëndoshë (jo të çmendur). Namazi është obligim fetar dhe këtë mund t'a vërtetojmë me shumë ajete kur'anore dhe shumë hadithe të Pejgamerit a.s., si dhe çfarë rëndësie i ka dhënë Pejgameri a.s. namazit.


Me një hadith u drejtohet prindëve muslimanë duke thënë: "Urdhëroni (mësoni) fëmijët tuaj të falin namaz kur ata i kanë shtatë vjet, filloni me rahje (të lehtë) t`i shtini në namaz kur ata i mbushin dhjetë vjet". Në vazhdim t'i cekim disa ajete kur'anore rreth faljes së namazit. Në suren El-bekare, (ajeti/3) All-llahu xh.sh. thotë: Duke i lavdëruar muslimanët "Të cilët e besojnë të fshehtën, e kryejnë faljen (namazin)".


Me një ajet tjetër na tregon se si duhet kryer namazin dhe si të veprohet gjatë kryerjes së namazit, ku thotë: "Kur të kryeni namazin përmende All-llahun, kur jeni në këmbë, ulur, të mbështetur. E kur të qetësoheni (nga lufta), atëherë falne namazin në mënyrë të rregullt, pse namazi është obligim i caktuar për muslimanët" (ajeti/103). Ndërsa në suren El-maunë na tregon se si duhet sinqerishtë të kryhet falja e namazit.


All-llahu xh.sh. thotë: "Pra shkatërrim është për ata që falen, të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm" (ajeti/4.5). Këto ishin disa nga ajetet e shumta që flasin për namazin, dhe rëndësinë e tij. Duhet ditur se para së gjithash Ditën e kijametit (gjykimit) muslimani do të pyetët për namazin, këtë e vërteton fjala e Pejgamerit a.s." Më parë robi do të gjykohet Ditën e kijametit për namazin, në qoftëse e ka kryer namazin ashtu si duhet i ka kryer edhe detyrat tjera, e në qoftë se nuk e ka kryer namazin, nuk i ka kryer edhe detyrat tjera".


Çka do të bëhet me atë që nuk e fal namazin:


Nuk ka dyshim se ai i cili nuk e fal namazin, dhe e mohon faljen e namazit ai është jobesimtarë (qafir). Këtë e themi duke u bazuar në fjalën e Pejgamerit a.s.: "Dallimi mes burrit dhe qufrit është lënia e namazit".


Po ashtu mund të bazohemi në hadithin tjetër, ku Pejgameri a.s. ka bërë dallimin në mes muslimanëve dhe hipokritëve (munafikëve) ku thotë: "Premtimi (besa) mes nesh dhe mes tyre është namazi, kush nuk e fal, ka bërë qufër".

Dënimi i atij që nuk e fal namazin:

Ai musliman që e mohon faljen e namazit kunsiderohet jobesimtarë, dhe dënimi i tij është vrasja, pasi që t'i ipet një afat prej tri ditësh ndoshta ai kthen dhe pendohet. Ai i cili nuk e fal namazin prej mërrzie, dhe e shtyn dita ditës dhe duke qenë në bindje të plotë se e ka këtë obligim, ky njeri dënohet.


Dënimi i tij në këtë botë është të burgoset dhe në çdo kohë të namazit të rihet derisa t`i rrjedhë gjak, kjo rahje vazhdon derisa të fillojë të falet.

Dobitë që sjell namazi:

Të gjitha ibadetet që i kryen muslimani, sjellin dobi të veçanta, si namazi, agjërimi, etj. Falja e namazit është një metodë me të cilën i drejtohemi Krijuesit tanë me adhurim, gjatë faljes së namazit muslimani e falemnderon All-llahun për nimetet (të mirat) që ia ka dhuruar, me këtë shtohet afrimi tek madhëria e Tij, dhe e vërteton ajetin kur'anor në të cilin All-llahu thotë: "Nuk i kam krijuar xhinët e njerëzit, përpos të më adhurojnë". Namazi e ndalon njeriun nga çdo vepër e ligë, e gjithnjë e udhëzon në rrugë të mbarë dhe të hajrit.


Në vazhdim të cekim hadithin e Pejgamerit a.s. i cili e sqaron se si falja e namazit i shlyn mëkatet "A jeni duke parë kur një lum kalon para derës suaj, e në atë lumë laheni pesë herë në ditë. A do të mbetet, vallë, dicka e papastër në trupin tuaj? Ata iu përgjigjën jo! Të tilla janë pesë kohët e namazeve. All-llahu xh.sh. i shlyn me to mëkatet e njerëzve".


Falja e namazit i bashkon muslimanët. Sa bukur është kur i madhi dhe i vogli, i varfëri dhe i pasuri, të gjithë reshtohen në namaz të njëjtë pa kurrfarë dallimi në mes tyre, të përbashkët e kryejnë urdhërin e All-llahut xh.sh. Por ky bashkim vëllazëror kur bëhet pesë herë në ditë, me siguri këta njerëz do të jenë si një trup i përbashkët duke vërtetuar fjalën e krijuesit të tyre "me të vërtetë muslimanët janë vëllezër" .


Lexuar: 7689 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 21-February-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |