Sot është - E Enjëte | Data: 28-March-2024 | Ora: 11:34
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Kërcënimi për mosdhënien e zekatit


Kërcënimi për mosdhënien e zekatit
 
 
a) Argumente nga Kurani

Allahu i Madhëruar thotë:

"O ju që besuat! Me të vërtetë një shumicë e parisë fetare të çifutëve dhe të krishterëve në mënyrë të paligjshme e hanë pasurinë e njerëzve dhe pengojnë të tjerët nga rruga e Allahut. Lajmëroi për një dënim të dhembshëm ata që e ruajnë arin dhe argjendin dhe nuk e japin në rrugën e Allahut!” (Et-Teube, 34) dhe

"Ata që bëhen koprracë me të mirat që ua ka dhënë Allahu, kurrsesi të mos mendojnë se kështu është më mirë për ta! Jo, kjo është më keq për ata! Ajo që kanë grumbulluar do t'u ngarkohet atyre në qafë Ditën e Kiametit.”. (Ali Imran, 180)
 

b) Argumente nga hadithi

Ahmedi, Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Ebu Hurejra se i Dërguari i Allahut, Muhamedi (a.s.) ka thënë: "Asnjë zotërues pasurie[14] që nuk paguan zekatin nuk do të kursehet nga djegia e tij në zjarrin e xhehenemit dhe do të kthehet në pllaka. Pjesët anësore të kokës dhe balli i atij personi do të vulosen me to, derisa Allahu të gjykojë robërit e tij Ditën e Gjykimit, ditë e cila zgjat 50 000 vjet.

Pastaj individit do t’i tregohet rruga, e cila e çon në parajsë ose në ferr. Asnjë pronar devesh që nuk e paguan zekatin nuk do të kursehet. Ai do të shtrihet mbi një fushë të rrafshët rëre dhe devetë e tij do të kalojnë mbi të njëra pas tjetrës. Kur mbi të, të kalojë deveja e fundit, do të kthehet rishtaz të kalojë mbi të deveja e parë e tufës, derisa Allahu të lajmërojë gjykimin e robërve të tij në një ditë që zgjat 50 000 vjet.
 

Individit në fjalë do t’i tregohet rruga e tij që e çon në parajsë ose në ferr. Në të njëjtën mënyrë, asnjë pronar delesh, që nuk paguan zekatin nuk do të kursehet. Ai do të shtrihet përpara tyre në një fushë me rërë dhe delet do të kalojnë sipër tij me aq fuqi sa do vijnë dhe do ta shkelin me thundrat e tyre dhe do ta shpojnë me brirët e tyre - me brirë të përdredhura ose pa brirë vijnë njëra pas tjetrës.

Kur mbi të, të kalojë kafsha e fundit, do të kthehet rishtaz të kalojë mbi të kafsha e parë e tufës, derisa Allahu të lajmërojë gjykimin e robërve të Tij në një ditë që zgjat 50 000 vjet. Individit në fjalë do t’i tregohet rruga që e çon në parajsë ose në ferr”.
 

Shokët e pyetën Profetin (a.s.): "O i Dërguari i Allahut! Po për kuajt?” Ai iu përgjigj: "Kuajt mbajnë mirësi në ballin e tyre” (ose ka thënë): "Mirësia qëndron në ballin e kuajve deri në Ditën e Gjykimit. Kuajt janë tre llojesh: Ata mund të jenë shkak për shpërblimin e pronarit, mund të jenë një mbulesë ose një barrë për të.

Përsa i përket asaj që sjellin shpërblim është për atë që i rrit dhe i stërvit ata për hir të Allahut. Ai person ka shpërblim, aq sa dhe i gjithë ushqimi që ata hanë konsiderohet shpërblim për atë person. Për çdo fije bari në lëndinën ku ata kullosin ka shpërblim, për çdo pikë uji që dikush ua jep atyre për të pirë nga ndonjë lumë ka shpërblim...”. Ai vazhdoi kështu derisa përmendi shpërblim për fekalet (jashtëqitjen) dhe urinën e tyre. Pastaj ai vazhdoi: "Pra, dhe për çdo hap që ata hedhin në malore ka shpërblim. Ai që i rrit ata me krenari dhe i kujton të drejtat e shpinëve dhe barqeve të tyre si në bollëk, ashtu edhe në mjerim, atij ata do t’i falin mbulim (në botën tjetër).
 

Për atë person, për të cilin kuajt janë një barrë, është ai person që i rrit për lavdi dhe për t’u dukur në sytë e njerëzve”. E pyetën: "O i Dërguari i Allahut! Po për gomerët?” Ai tha: "Zoti nuk më ka shpallur ndonjë gjë për ta, përveç këtij ajeti kuptimplotë dhe të veçantë: "E kush punoi ndonjë gjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë”.[15] (Ez-Zelzele, 7)

Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Profeti (a.s.) se ai ka thënë: "Çdokush që Allahu e ka pasuruar dhe ai nuk paguan zekat nga pasuria e tij, në Ditën e Gjykimit ajo do të kthehet në një gjarpër helmues i shogët me dy njolla të zeza mbi sytë e tij.
 

Gjarpëri në Ditën e Gjykimit do ta rrethojë qafën e tij dhe do t’ia kafshojë faqet duke i thënë: "Unë jam pasuria dhe thesari yt”. Pastaj Profeti (a.s.) lexoi vargun kuranor:

"Ata që bëhen koprracë me të mirat që ua ka dhënë Allahu, kurrsesi të mos mendojnë se kështu është më mirë për ta! Jo, kjo është më keq për ata! Ajo që kanë grumbulluar do t'u ngarkohet atyre në qafë Ditën e Kiametit. E Allahut është trashëgimia e qiejve dhe e Tokës dhe Allahu e di mirë ç'punoni ju”.[16] (Ali Imran, 180)
 

Ibën Umeri tregon se Profeti (a.s.) ka thënë: "O muhaxhirun! Bëni kujdes nga pesë gjëra: nëse sprovoheni me to ose gjenden në mesin tuaj, i kërkoj Allahut të mos i arrini: Nëse imoraliteti përhapet në një shoqëri dhe nuk ekziston ndjenja e turpit për përhapjen e tij dhe përmendjen e tij (njerëzit flasin rreth tij sikur asgjë e keqe të mos kishte ndodhur) mes tyre do të shfaqen sëmundje që nuk kanë ekzistuar tek parardhësit e tyre.

Nëse masin mangut ata do t’i përfshijë varfëria, rezervat do t’u pakësohen dhe udhëheqësi i tyre do të jetë zullumqar. Nëse nuk e paguajnë zekatin e detyruar mbi pronën e tyre, do t’u ndalohen reshjet nga qielli dhe po të mos ishin shtazët nuk do të binte shi.
 

Nëse ata deklarojnë shkëputjen e lidhjeve të tyre me Allahun dhe të Dërguarin e Tij, do të udhëhiqen nga një armik që do të jetë i huaj për ta dhe do t’u marrë një pjesë të pasurisë së tyre. Nëse udhëheqësi i tyre nuk udhëheq sipas ligjeve të librit të Allahut, ata njerëz do të përfshihen nga lufta civile”.[17] Transmeton Ibën Maxhe, El Bezari dhe Bejhakiu.

Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga El Ehnaf ibën Kajs se ai ka thënë: "Isha me disa burra nga fisi i Kurejshëve, kur erdhi një burrë[18] me flokë, rroba dhe pamje të çrregullt. Ai qëndroi, i përshëndeti ata dhe u tha: "Lajmëroni ata që kanë grumbulluar pasuri që një gur do të nxehet në zjarrin e xhehenemit dhe do të vendoset në majën e gjokseve të tyre, derisa të dalë në majë të shpatullës.
 

Pastaj do të vendoset në majë të shpatullës derisa të dalë nga maja e gjokseve të tyre dhe ata do të tronditen”.

Pastaj ai u largua - tregon El Ehnaf ibën Kajsi – u ul pranë një shtylle e ndoqa dhe u ula pranë tij, pa e ditur se kush ishte. I thashë: "Këta njerëz nuk e pëlqyen atë që u the”. Ai më vështroi dhe tha: "Ata nuk kanë kuptuar asgjë nga ato që tha shoku im”. Unë e pyeta: "Kush është shoku yt?” Ai u përgjigj: Profeti (a.s.). Një ditë ai më pyeti: "A e shikon malin e Uhudit?” Unë vështrova diellin për të parë edhe sa kohë kishte mbetur nga dita, pasi mendova se ai do të më dërgonte për të marrë diçka për të. I thashë: "Po”. Më pas ai tha: "Asgjë nuk do të më kënaqte më tepër se të kisha flori aq sa madhësia e Uhudit dhe ta shpenzoja të tërën në rrugë të Allahut, përveç tre dinarëve”.
 

Me të vërtetë këta njerëz nuk kuptojnë asgjë dhe vazhdojnë të grumbullojnë pasuri. Pasha Allahun! Unë nuk i kërkoj atyre asgjë nga kjo botë e as nga feja derisa të takoj Allahun e Lartësuar”.[19]

Lexuar: 1242 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 03-February-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |