3.Inxhili
Inxhili është libri që Allahu ia zbriti Isait alejhis selam me të vërtetën, si vërtetues i librave qiellorë që zbritën para tij. Inxhili në të cilin jemi të obliguar të besojmë, është ai që Allahu ia zbriti Isait alejhis selam me bazat e veta të shëndosha, e nuk janë ungjijtë e shtrembëruar që gjenden sot te Ehli Kitabi.
Thotë Allahu i Lartësuar:
"Ne vazhduam gjurmët e tyre (të pejgamberëve) me Isain, birin e Merjemes, vërtetues i Tevratit që kishin më pranë. Atij i dhamë Inxhilin, që është udhëzim i drejtë dhe dritë, që është vërtetues i Tevratit që kishin pranë, që ishte udhëzues e këshillues për të devotshmit".(El-Maide-46)
Prej asaj që përmbanin Tevrati e Inxhili ishte edhe përgëzimi për dërgimin e të Dërguarit tonë Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
Thotë Allahu i Lartësuar:
"Që pranojnë të dërguarin (Muhammedin), Pejgamberin arab, (që nuk shkruan as nuk lexon), të cilin e gjejnë të cilësuar (të përshkruar me virtytet e tij), te ata në Tevrat dhe në Inxhil, e që i urdhëron ata për çdo të mirë dhe i ndalon nga çdo e keqe, u lejon ushqimet e këndshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet, dhe heq nga ata barrën e rëndë të tyre dhe prangat që ishin mbi ta".(El-A’raf-157).
|