Sot është - E Hëne | Data: 06-May-2024 | Ora: 14:20
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Kushtet e imanit janë



Kushtet e imanit janë:
 

1-AMENTU BIL-LAHI -

1-Besimi në Allahun e Madhëruar

2-VE MELAIKETIHI -

2-Besimi në Engjëjt e Allahut

3-VE KUTUBIHI -

3-Besimi në Librat e Allahut

4-VE RESULIHI -

4-Besimi në të Dërguarit e Allahut

5-VEL-JEVMIL-AHIRI -

5-Besimi në Ditën e Gjykimit

6-VE BIL-KADERI HAJRIHI

6-Besimi në caktimin e Tij(Allahut)

  VE SHERRIHI MINALL-LLAHI TEALA-

  nga i cili vjen e mira dhe e keqja


 
Allahu i Lartësuar thotë:
 
 
"…por mirësi e vërtetë është ajo e atij që i beson Allahut, Ditës së Fundit, melekëve, librit, të
Dërguarve…” (El Bekare-177).
 
 
"…Secili i besoi All-llahut, engjëjve të Tij, shpalljeve të Tij, të Dërguarve të Tij. Ne nuk bëjmë dallim në asnjërin nga të Dërguarit e Tij…” (El Bekare-285 )
 
 
"Ne çdo send e kemi krijuar me kader (caktim).” (El Kamer -49).
 
 
Thotë i Dërguari sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: "Imani është të besosh Allahun, Melekët e Tij, librat e Tij, Ditën e Fundit dhe të besosh në Caktimin (Kaderin) qoftë i mirë apo jo i mirë” (Muslimi).
 
 
Imani është fjalë me gjuhë, bindje me zemër dhe veprim me gjymtyrë, shtohet me punë të mira dhe pakësohet me mëkate.
 
 
"E, besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, të cilëve kur përmendet Allahu u rrënqethen zemrat e tyre, kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi, dhe që janë të mbështetur vetëm te Zoti i tyre.(El Enfal -2). 
 
 
''Dhe, të cilët falin namazin dhe nga ajo, me çka Ne i furnizuam, ata japin". (El Enfal-3 ).
 
 
"Të tillët janë besimtarë të vërtetë dhe për këtë kanë vende të larta te Zoti i tyre, kanë falje dhe kanë furnizim në mënyrë të ndershme.” (El Enfal-4).
 
 
"…Kush nuk i beson Allahut, engjëjve të Tij, librave të Tij, të dëguarve të Tij dhe ditës së fundit, ai ka humbur tepër larg.” (En Nisa-136).
 

Imani mundet me qenë me gjuhë, p.sh. Përkujtimi i Zotit (dhikri), lutja (duaja), urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja, leximi i Kur’anit e të ngjashme. Mundet me qenë edhe me zemër, p.sh. Bindja në Njësinë e Allahut në Zotërim, në Adhurim, në Emrat e Cilësitë e Tij dhe në obligimin e adhurimit të Allahut Një e të pa shoq dhe gjithë çka hyn në të qoftë nijet apo qëllim.
 
 
Në përkufizimin e besimit hyjnë edhe punët e zemrës, siç janë: Të dashurit e Allahut, frika e shpresa ndaj Zotit, mbështetja në Të (tevekkuli) e të ngjashme. E hyjnë në këtë përkufizim edhe veprat e gjymtyrëve, siç janë: Namazi, agjërimi dhe kushtet tjera të Islamit (Zekati dhe Haxhi), 
Lufta (Përpjekja apo xhihadi) në Rrugën e Allahut, kërkimi i dijes e të ngjashme.
 


Allahu i Lartësuar thotë:
 
 
"Ai është që në zemrat e besimtarëve dhuroi qetësinë për ta shtuar ata bindjen në besimin e vet që kishin.” (El Fet-h-4 )
 
 
Imani shtohet sa herë që shtohen veprat e mira të robit dhe ato me të cilat i afrohet Zotit dhe pakësohet sa herë që pakësohen veprat e mira të tij dhe ato me të cilat i afrohet Zotit.
 
 
Gjithashtu ndikojnë edhe mëkatet: Nëse mëkati është shirk i madh, apo kufër i madh, atëherë zhvlerësohet esenca e besimit të ligjshëm dhe e ka prishur besimin, e nëse mëkati është diç tjetër nga këto, atëherë zhvlerësohet përsosmëria e tij e obliguar, njolloset pastërtia e tij dhe dobësohet.
 


Allahu i Lartësuar thotë:
 
 
"S’ka dyshim se Allahu nuk falë (mëkatin) t’i përshkruhet Atij shok (shirkun e madh), e përpos këtij (mëkati) i falë kujt do…” (En Nisa-48).
 
 
"Ata betohen në Allahun se nuk kanë thënë (asgjë të keqe), e në të vërtetë, kanë thënë fjalë të kufrit, dhe mohuan pas besimit të tyre” (Et Teube-74 ).
 
Thotë i Dërguari i Allahut sal-lall-llahu alejhi ve sellem: "Nuk është besimtar laviri gjatë laviritetit të tij, e as hajni nuk është besimtar gjatë hajnisë, e nuk është besimtar as ai që pin  verëgjatë pirjes së saj” (Buhariu dhe Muslimi).

 


Lexuar: 1416 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 25-February-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |