Realiteti i Pejgamberisë
Pejgamberia është ndërmjetësim mes Krijuesit dhe krijesave, në përcjelljen e ligjit të Tij, mirësi që Allahu ja dhuron kujt të dojë prej robëve të Tij, e zgjedh (për të dërguar-Pejgamber) kënd të dojë prej krijesave të Tij, e nuk i takon kujt zgjedhja pos Allahut, i Madhëruar qoftë.
Thotë Allahu xhel-le shanuhu:
"All-llahu zgjedh të dërguar prej engjëjve dhe prej njerëzve, All-llahu dëgjon e sheh".(El-Haxh-75)
Pejgamberllëku dhurohet e nuk fitohet, as nuk arrihet me respekt e adhurim të shumtë (ndaj Allahut), as nuk vjen me zgjedhje apo kërkesë të të Dërguarit, por, është zgjedhje vetëm e Allahut azze ve xhel-le.
Thotë Allahu i Lartësuar:
"..All-llahu veçon për të (për besim të drejtë) atë që do dhe e udhëzon në të atë që i drejtohet Atij".(Esh-Shura-13) |