Të Dërguarit janë njerëz që nuk e dinë të fshehtën (gajbin)
Dituria mbi të fshehtën është prej cilësive Hyjnore e nuk është prej cilësive të të Dërguarve, sepse ata janë njerëz si njerëzit e tjerë. Ata hanë e pinë, martohen, flejnë, sëmuren dhe lodhen.
Thotë Allahu i Lartësuar:
"Ne para teje dërguam pejgamberë të tjerë, por edhe ata ishin të dërguar që kanë ngrënë ushqim, që kanë ecur e shëtitur nëpër tregje.."(El-Furkan-20)
"Ne dërguam edhe para teje të dërguar dhe atyre u mundësuam të kenë gra e fëmijë..""(Er-Rad-38)
Gjithashtu ata (të Dërguarit) përjetojnë atë që e përjetojnë njerëzit tjerë, si brengosja, gëzimi, përpjekja dhe aktiviteti.Veçse ata i zgjedhi Allahu që ta përcjellin fenë e Tij, nuk e dinë të fshehtën, përveç asaj që ju ka treguar Allahu.
Thotë Allahu i Lartësuar:
26."Ai është që e di të fshehtën, por fshehtësinë e vet nuk ia zbulon askujt".
27"Me përjashtim të ndonjë të dërguari që Ai do. Atëbotë Ai vë roje para edhe prapa tij (kur i shpall fshehtësinë),..(El-Xhin-26-27) |