Sot është - E Shtunë | Data: 20-April-2024 | Ora: 15:02
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Besimi dhe morali


Imani është fjalë gjithëpërfshirëse për çdo gjë që e do Allahu dhe është i kënaqur me të dhe përderisa imani përfshin besimin dhe monoteizmin (teuhidin), ai përfshin edhe moralin dhe sjelljen. Por sot kjo gjë është keqkuptuar nga disa njerëz, të cilët mendojnë se ka ndarje idhnake mes moralit dhe besimit, se besimi është diçka e morali është diçka tjetër.

Për sqarimin e kësaj çështjeje themi se vërtet ajetet dhe hadithet e Muhamedit a.s. janë të mbushura plot me përmendjen e lidhjes reciproke mes besimit dhe moralit. Le të marrim disa shembuj:
 
Thuaj: "Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për Allahun, Zotin e botëve. Ai nuk ka shokë dhe me këtë jam i urdhëruar dhe jam i pari i muslimanëve.”

"Dhe fale namazin, vërtetë namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat…”

"Pra, shkatërrim është për ata që falen, të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm.”
"Merr prej pasurisë së tyre lëmoshë që t’i pastrosh me të dhe t’u shtosh të mirat.”
 
Islami e ka ndërlidhur imanin me sjelljen me një lidhje te ngushtë. Është transmetuar në hadithin e saktë se Pejgamberi a.s. ka thënë:
"Kush beson në Allahun dhe Ditën e Fundit, le ta nderojë musafirin dhe kush beson në Allahun dhe Ditën e Fundit, le të flasë mirë ose le të heshtë.”

Dhe është transmetuar tek Hakimi dhe ai është hadith i vërtetë:
"Besimtari me besim më të plotë është ai që e ka karakterin më të mirë.”

E ka bërë trajtimin e fqinjit dhe mosdëmtimin e tij prej imanit dhe ka thënë:

"Pasha Allahun nuk beson, pasha Allahun nuk beson, pasha Allahun nuk beson!” I thanë: "Kush o i Dërguari i Allahut?” Tha: "Ai, fqinji i të cilit nuk është i sigurt nga të këqijat e tij!”

Pastaj hadithi:

"Personi tek i cili gjenden këto tri cilësi është hipokrit, edhe nëse agjëron, falet, kryen haxhin e umren dhe thotë "unë jam musliman”; kur flet gënjen, kur premton nuk e përmbush premtimin dhe kur zotohet, e shkel zotimin (tradhton).”

Pastaj hadithi:
"Kush nuk e lë të dëshmuarit e rrejshëm dhe punën me të, Allahu nuk është i nevojshëm që ai ta lërë ushqimin dhe pijen e tij.”

Sheriati ynë i pastër i ka renditur dënimet hyjnore mbi ata të cilët sillen keq me të tjerët.
Pejgamberi a.s. ka thënë: "A e dini kush është i falimentuar (muflis)?” I thanë: "I falimentuar te ne është ai i cili nuk ka as para as mall.” Tha: "I falimentuar i umetit tim është ai që vjen në Ditën e Gjykimit me namaz, me zekat, me agjërim dhe vjen me mëkatin e sharjes së një personi, me shpifje të një tjetri, me ngrënien e pasurisë së një tjetri, me gjakderdhjen e një personi, me rrahjen e një tjetri. Kur t’u jepen atyre prej veprave të mira të këtij dhe nëse harxhohen mirësitë e tij para se t’u paguhen borxhet, atëherë do të merren prej mëkateve të tyre dhe do t’i ngarkohen këtij, pastaj ky do të hidhet në zjarr.” Transmeton Muslimi.
Prej këtyre citateve, që janë pjesë e citateve të shumta të tjera, na bëhet e qartë rëndësia që i ka dhënë Islami moralit, nxitja e tij që të stolisemi me cilësi bujare dhe moral të lartë. Kjo tregon se morali është prej brendësisë së fesë dhe imanit.

Ndoshta ndonjë pyetës pyet: Në injorancë ka pasur moral të lartë, edhe pse populli ishte mosbesimtar dhe kjo është argument për mosndërlidhjen e moralit me besimin.
 
Themi se vërtet arabët kanë qenë të stolisur me ato cilësi të lart, si: trimëria, ndihma e të tjerëve, bujaria dhe besnikëria në premtim e të tjera, porse kjo ka qenë për shkak të interesave të tyre materiale dhe personale, në mënyrë që mos ta humbin nderin apo të cilësohen me cilësi të turpshme. Po ashtu themi edhe për injorancën e shekullit njëzet në Perëndim.

Sjellja e mirë tek ata është peng i dobive dhe interesave personale të tyre, Teoritë e të mëdhenjve të Perëndimit thonë "se qëllimi e arsyeton mjetin, se lumturia qëndron në ngopjen e vetvetes dhe në motivacionet e ngutshme, për arsye se e mira e saj çon në ndjenjën e privimit total”. Ata thonë se njeriu i ka shpikur parimet e moralit për t’i përdorur ato si mjet për realizimin e qëllimeve të tij personale dhe se vërtet vlerat e moralit kthehen tek rezultati i rrethanave aktuale të njeriut. Pra, ato nuk janë morale fikse.
 
Vëllezër, për Allahun këto janë teoritë e tyre. Pas gjithë kësaj pse ne i marrim prej tyre moralin dhe parimet tona dhe i bëjmë ata shëmbëlltyra jonë e lartë?!
Jo, për Allahun! Besimtari i vërtetë është ai i cili nuk i beson ata falsifikues të moralit, por i kthehet rrugës dhe jetës së Pejgamberit a.s. dhe nga ajo merr besimin, fenë, sjelljen dhe moralin e tij.

Aty është një rrezik i fortë dhe ai është se përngjasimi i mosbesimtarëve në moral dhe sjellje çon drejt përngjasimit të tyre në besim dhe metodologji dhe kjo është ajo që po shohim në realitet.

Sa njerëz janë mashtruar nga ata (mosbesimtarët) në sjelljet e tyre dhe kanë thithur fenë e tyre të gabuar dhe janë konvertuar në të krishterë, ateistë apo dezertorë nga feja. Kjo është vërtetimi i fjalës së Muhamedi a.s.
"Njeriu është në fenë e shokut të tij, le të shikojë kë po e shoqëron.”

Pastaj hadithi:
 
"Njeriu është më atë që do.”

Pastaj hadithi:

"Kush i përngjet një populli, ai është prej tyre.”
Përktheu: Valdet Kamberi (Rijad)


Lexuar: 745 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 11-April-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |