Sot është - E Premte | Data: 29-March-2024 | Ora: 05:57
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Grupet që i kanë bërë shok Allahut në hyjninë e Tij


Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.
 
Ka disa popuj që i kanë bërë shok Allahut në hyjninë e Tij dhe disa të tjerë i kanë bërë shok Atij përgjithësisht. Prej këtyre janë:
 
1. El Mexhus. Këta thonë se ekzistojnë dy origjina:
 
 -Drita dhe errësira.
 
Thonë gjithashtu se drita është e pafillim, ndërsa errësira e shpikur më pas. (kanë për qëllim dy zota; zotin e dritës dhe zotin e errësirës).
 
 
2. Eth theneuije. Ata që thonë se ekzistojnë dy zota të pafillimtë që të dy. Këta pretendojnë se drita dhe errësira janë të vjetër dhe pafillim, ndryshe nga mexhusët të cilët thonë se errësira është shpikur më pas, por këta (theneuijet) thonë se trupat e tyre ndryshojnë, po kështu edhe natyra e tyre, vepra, njoftimi, vendi, lloji dhe shpirti. Ata gjithashtu thonë se ata janë të ndryshëm në cilësi dhe të vepruar, edhe pse thonë se ata janë të vjetër që të dy.
 
 
3. El Manauije. Pasuesit e Mani ibën Fatik. Këta thonë se bota është ndërtuar nga dy origjina të vjetra, por këto dy origjina ndryshojnë në qënie, në formë, në vepër dhe në komandim.
 
 
4. Të krishterët. Thënësit e trinitetit. Të krishterët nuk kanë pohuar se bota ka tre zota të ndarë nga njëri-tjetri, por ata kanë rënë dakord se ai është vetëm një krijues. Ata thonë: Në emër të Atit, të birit dhe shpirtit te shenjtë, këta janë një Zot. Ata gjithashtu thonë: Si qënie është një, por si të shenjtë janë tre.
 
 
Kjo fjalë e tyre bie në kundërshtim me vetveten dhe mjafton përfytyrimi i saj për ta kthyer mbrapsht.
 
 
Shejhu i Islamit Ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë!) thotë: "Për këtë shkak, disa njerëz të zgjuar kanë thënë se të gjitha fjalët e njerëzve mund të përfytyrohen, përveç fjalës së të krishterëve. Kjo për shkak se ata që e vendosën këtë shprehje nuk e çuan ndër mend përfytyrimin e saj, por folën me padije dhe në fjalën e tyre bashkuan ndërmjet dy të kundërtave. Për këtë arsye dikush prej tyre ka thënë se sikur të bashkoheshin dhjetë të krishterë, ata do të përçaheshin në njëmbëdhjetë mendime.
 
 
Një tjetër ka thënë se sikur të pyesje një të krishter, gruan dhe djalin e tyre për teuhidin, atëherë burri do të thoshte një fjalë, gruaja një fjalë tjetër dhe djali një fjalë të tretë."
 
 
Ndërsa Ibën El Kajim (Allahu e mëshiroftë!) thotë në mesin e fjalëve të kundërpërgjigjes ndaj tyre: "Sa për lajmet qiellore që gjenden tek ju, nuk njohim asnjë popull të jetë kundërshtuar në mes veti për të adhuruarin e tyre, sesa ju. Nëse do të pyesje burrin, gruan e tij, birin e tij, nënën dhe babanë e tij për fenë dhe besimin e tyre, çdonjëri prej tyre do të përgjigjej ndryshe nga tjetri."
 
 
Madje për ta thuhet: "Sikur t'i drejtoheshe kujtdo qoftë prej të krishterëve të rruzullit tokësor dhe t'i kërkoje që ta përshkruajë realitetin e fesë së tij dhe atë që beson në lidhje me natyrën e Mesihut, me një përshkrim e përfytyrim të përpiktë, ai kurrë nuk do të mund ta bënte këtë gjë."
 
 
Shejh Rahmetullah El Hindi i ka bërë të qarta kundërthëniet e tyre në librin e tij "Idh'harul hak". Po kështu edhe shejh Muhamed Ebu Zehra në librin e tij "Leksione rreth krishterizmit".
 
 
5. El Kaderije. (Mohuesit e caktimit të Allahut) Në të vërtetë këta janë idhujtarë në hyjninë e Allahut, për shkak se kjo është rrjedhojë e domosdoshme e rrugës së tyre, sepse ata besojnë se njeriu është krijues i veprave të veta. Kështu që ata kanë pohuar për secilin prej njerëzve krijimin e veprave të tij.
 
 
Por krijimi është diçka me të cilin është veçuar Allahu i Cili thotë: "Allahu iu ka krijuar juve dhe atë që ju punoni." Es Safat, 96.
 
 
Veprat e njerëzve nuk i nxjerrë asgjë nga të qënurit prej krijesave të Allahut në përgjithësi.
 
 
6. Filozofët dehrijin. (Të cilët thonë se ajo që i shkatërron njerëzit është koha) Këta thonë për lëvizjen e galaktikave se ato janë nëntë dhe se e nënta e tyre e cila është "Atlasi" i lëviz të gjitha të tjerat. Kështuqë ata e kanë bërë atë si shkaktuesin e gjërave që ndodhin, ndërsa Allahu shkakton aq sa mundet në tokë.
 
 
7. Adhuruesit e idhujve. Prej idhujtarëve arabë e të tjerë të cilët besonin se idhujt mund të bënin dëm apo të sillnin dobi. Kështu që u afronin atyre kurbane, betoheshein në to dhe i merrnin ato për bereqet.
 
 
 
8. Sufijet që e kanë tepruar. Për shkak të teprimit të tyre në eulijatë dhe pretendimit të tyre se ata sjellin dëm apo dobi, kanë dorë në komandimin e galaktikave dhe se e dinë të fshehtën. Dhe për shkak të fjalës së tyre se ekzistenca është një (panteizmi) dhe se çdo gjë është zoti.
 
 
 
9. Er rafida. (Grup prej shij'ave) Këta thonë se kjo botë dhe bota tjetër është për imamin i cili vepron në të si të dojë dhe se toka e Husejnit është shërim nga çdo sëmundje dhe siguri nga çdo lloj frike. Ata thonë gjithashtu se imamët e tyre e dinë të fshehtën dhe e dinë se kur do të vdesin dhe se nuk vdesin veçse me lejen e tyre. Sigurisht që kjo është diçka e kotë dhe kotësia e saj nuk ka nevojë të provohet.
 
 
10. En Nasirije. Ata thonë se Ali ibën Ebi Talib (radiallahu anhu) është Zot dhe se ai vepron në gjithësi, duke e cilësuar atë me cilësi të cilat nuk i takojnë veçse Allahut të Madhëruar edhe pse kanë disa kundërshti mes njëri-tjetrit në këtë pikë. Disa thonë se ai jeton në diell dhe këta quhen "shemsije". Të tjerë thonë se ai jeton në hënë dhe këta quhen "kamerije". Të tjerë thonë se ai jeton mbi re dhe për këtë shkak, kur ata shohin retë thonë: "Es-selamu aleje, o prijësi i kombeve".
 
 
 
11. Ed Duruz. Këta thonë se El Hakim Biemrilah El Abid është zot dhe e kanë tepruar në të duke e cilësuar me cilësi të cilat nuk i shkojnë për shtat veçse Allahut të Madhëruar. Siç thonë për të se ai i njeh sytë tradhëtarë dhe atë që fshihet në gjokse.
 
 
 
12. Ata që besojnë në ndikimin e yjeve, planeteve e qiejve. Siç janë ata që ndjekin lëvizjet e yjeve dhe thonë duke pretenduar se njohin të fshehtën, se nëse filani lind në kohën e filan ylli, apo në filan muaj, apo ditë, apo nëse emri i tij fillon me këtë e atë shkronjë, atëherë ka për t'i ndodhur kështu e kështu. Për këtë ata vendosin edhe disa parrulla të cilat thonë: "Nga muaji në të cilin ke lindur e njeh fatin tënd" apo: "Që nga emri yt e njeh fatin tënd". Sigurisht që të gjitha këto janë vënie shok Allahut në hyjninë e Tij, sepse këto janë pretendime të njohjes së të fshehtës të cilën nuk e di tjetërkush përveç Allahut, Një e të Pashok.
 
 
 
13. Ligjvënësit. Të cilët largojnë njerëzit dhe devijojnë nga Ligji i Allahut. Ata të cilët gjykojnë me ligjet e vëna nga njerëzit të cilat janë nga tallazhi ideve të tyre dhe nga plehrat e mendimeve të tyre. Këta janë armiq të Allahut të cilët e luftojnë Atë në hyjninë e Tij, në Ligjin dhe në sheriatin e Tij.
 
 
Muhamed ibn Ibrahim el Hamd
Burimijetes.com


Lexuar: 8780 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 23-September-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |