Sot është - E Merkurë | Data: 24-April-2024 | Ora: 07:35
NDRYSHO DIZAJNIN
**.... Guest ....** ...ES-SELAM ALEJKUM WE RAHMETULLAHI WE BEREKATUHU XHEMAT I NDERUAR ALLAHU JU SHPERBLEFTE PER VIZITEN E JUAJ INSH-ALLAH .... **
Dosja e Ramazanit

Artikuj per Ramazan

Video Ligjerata

Audio Ligjerata

Dua per Iftare

Dua te perditshme

Menya
Kategorite
Radio-Elkalem24/24
Bisedojm se bashku
mesohu edhe ti

Abdesi
Mesohu te marresh abdes

Namazi
mesohu te falesh Namaz

Allahu ju meshirofte
Shiko live

Shiko Meken live 24 ore


Shiko Medinen live 24 ore

Shikim te kendeshem
Sondazhi yne
web faqe islame
 
 
 
 
statistika

Lidhja në Kuran e teuhidit uluhije dhe atij rrububije


Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
 
 
Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.
 
 
Llojet e teuhidit janë të lidhura njëra me tjetrën dhe nga ajo që do të paraqesim më poshtë, do të bëhet e qartë për ne lidhja që ka midis teuhidit uluhije dhe teuhidit rrububije si dhe e kundërta.
 
 
1. Teuhidi rrububije është i lidhur me teuhidin uluhije, d.m.th.: kush pranon teuhidin rrububije duhet që patjetër të pranojë edhe teuhidin uluhije. Kush mëson dhe sigurohet se Allahu është Zoti i tij, Krijuesi dhe Rregulluesi i çështjeve të tij dhe se ky Krijues e ka ftuar që ta adhurojë, del detyrë për të që ta adhurojë të vetëm dhe pa shok. Kështu që, nëse Ai është Krijuesi, Furnizuesi, që Ai i vetëm sjell dobi dhe dëm, del detyrë veçimi i tij në adhurim.
 
 
2. Teuhidi uluhije përmban dhe teuhidin rrububije, pra me fjalë të tjera teuhidi rrububije hyn në atë uluhije. Kështu, nëse dikush e adhuron Allahun të vetëm, pa shok, patjetër që duhet të besojë se Ai është Zoti, Krijuesi dhe Furnizuesi i tij, sepse nuk adhurohet vetëm se Ai që ka në dorën e Tij dobi dhe dëm dhe që të tijat janë krijimi dhe caktimi.
 
 
3. Teuhidi rrububije vendin e tij e ka në zemër dhe nuk del jashtë saj, ndaj dhe është quajtur teuhidi i njohjes dhe pohimit, apo teuhidi i dijes. Ndërsa teuhidi uluhije përmbledh punët e zemrës dhe të gjymtyrëve, pra nuk mjafton për të vetëm puna e zemrës, sepse ajo kërkon edhe veprat të cilat kryhen për Allahun të vetëm e pashok.
 
 
4. Nëse teuhidi rrububije gjendet tek njeriu ai nuk është i mjaftueshëm, kjo sepse teuhidi rrububije është i mbjellë në natyrshmërinë e njeriut. Nëse ai do të ishte i mjaftueshëm atëherë njerëzit nuk do të kishin nevojë për dërgimin e të dërguarve dhe as për zbritjen e librave. Nuk është e mjaftueshme që njeriu të pohojë se Zoti ekziston dhe se Ai meriton cilësitë më të larta dhe se është i Vetmi Krijues që të jetë njësues. Njeriu nuk është njësues vetëm nëse dëshmon se nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Allahut, të pranojë se Allahu është i vetmi që duhet të adhurohet dhe ta adhurojë Atë në përputhje dhe me atë që kërkon kjo dëshmi.
 
 
 
5. Teuhidi uluhije është ai për të cilin janë dërguar profetët. Për shkak të këtij teuhidi kanë ndodhur përplasjet midis profetëve dhe popujve të tyre. Ja se si i është përgjigjur populli i Hudit, Hudit alejhi selam kur u ka thënë: "Adhurojeni Allahun, ju nuk keni zot tjetër veç Tij." Araf, 59.
 
 
Ata thanë: "A na erdhe (të na frikësosh) që të adhurojmë vetëm Allahun e të braktisim atë çka adhuronin prindërit tanë?" Araf, 70.
 
 
Apo ashtu siç i kanë thënë kurejshët Profetit kur u urdhëruan ta njësonin Allahun në adhurim: "A mendon ai t'i bëjë zotat Një Zot të vetëm? Vërtet, kjo është gjë shumë e çuditshme!" Sad,
 
 
5. Ndërsa teuhidin rrububije ata nuk e kanë kundërshtuar, aq sa dhe Ibisi nuk e ka kundërshtuar atë: "(Iblisi) tha: ‘Zoti im, për shkak që më përzure (më largove)’." Hixhër, 39.
 
6. Këto dy lloje të teuhidit kur bashkohen (përmenden njëri pas tjetrit), ndahen dhe kur ndahen bashkohen (e përfshijnë njëri-tjetrin). Këtë mund ta shpjegojmë në këtë mënyrë, nëse këto dy lloje të teuhidit përmenden të dyja, atëherë çdonjëri prej tyre ka kuptimin e veçantë, sikurse në fjalën e Allahut: "Thuaj! Mbështetem (mbrohem) me Zotin e njerëzve. Sunduesin e njerëzve. Të adhuruarin e njerëzve.” Nas, 1-3.
 
 
Në këtë kontekst, kuptimi i fjalës Zot është: Sundues, Rregullues dhe ky është teuhidi rrububije. Ndërsa kuptimi i fjalës adhurues është: I Adhuruari me meritë të cilit i takon adhurimi, duke mos i shoqëruar askënd dhe ky është teuhidi uluhije.
 
 
Ndonjëherë ndodh që të përmenden të veçuara, por që kanë të njëjtin kuptim, si pyetja që i bëjnë engjëjt njeriut kur është në varr. Kush është Zoti yt? Dhe kuptimi i saj është kush është i adhuruari yt? Apo si në fjalën e Allahut: "Ata, të cilët vetëm pse thanë: ‘Allahu është Zoti ynë!’ u dëbuan prej shtëpive të tyre pa kurrfarë të drejte." Haxh, 40.
 
 
Allahu ka thënë: "Thuaj! A të kërkoj Zot pos Allahut?" Enam, 164.
 
Apo si në fjalën e Allahut: "Zoti im është Ai i cili jep jetë dhe jep vdekjen." Bekare, 258.
 
 
Apo si në fjalën e Allahut: "A nuk është Ai që i përgjigjet nevojtarit (të mjerit) kur ai e thërret, duke ia larguar të keqen e juve ju bën mbizotërues të tokës.
 
 
A ka Zot tjetër pos Allahut? Jo, por ju shumë pak përkujtoni." Neml, 62.
 
 
7. Që teuhidi të jetë i plotë dhe që të arrihet suksesi në dy jetët, patjetër duhet që të vërtetohen tek njeriu këto dy çështje.
 
 
Muhamed bin Ibrahim el Hamd
 
Përktheu: Bledar Haxhiu


Lexuar: 1396 | Shtuar nga: studio-islam | Data: 13-April-2010
Shkruani një Koment
Name *:
Email *:
Code *:
Gjithsej Komente: 0
Copyright © 2010 |